Tifozat e Tiranës nuk lejojnë ekipin të zhvillojë stërvitjen: Jepni dorëheqjen

19 Maj 2015, 17:27Sport TEMA

Tifozat e Tiranës, kanë shfaqur haptazi irritimin e tyre ndaj drejtuesve të klubit dhe lojtarëve për këtë sezon të zhvilluar.

Gjatë pasdites së të martës kur ekipi bardheblu do të zhvillonte seancën e rradhës për ndeshjen e fundit kundër Teutës, tifozët të revoltuar për mënyrën se si po mbyllet sezoni nuk I kanë lejuar lojatrët të futen në qëndrën stërvitore “Skënder Halili”.

Gjithashtu, ultrasit e 24-tër herë kampionëve të shqipërisë kanë vendosur edhe banderola ku kërkonin dorheqjen e stafit, drejtuesve dhe të lojtarëve.

Dallavere nëpër zyra, Dallavere në Pazar, Dallavere me të huaj, me Tironën ska Pazar” “Tirona jonë, shitët fanellën” “Stafi, Lojtar, Drejtues jepni dorëheqjen” ishin disa nga banderloat e vendosur në derën hyrëse të kompleksit stërvitor.

Nga situate e krijuar ekipi I Tiranës ka anulluar stërvtjen duke I kërkuar ndjesë tifozëve, ku dhe I premtuan se shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë.

Edhe mbrëmjen e djeshme presidenti Refik Halili në një letër të hapur drejtuar tifozave bardheblu I kërkoi ndjesë për këtë mbyllje të keqe të sezonit.

Në letrën e tij Halili theksoi se të gjithë do të marrin përgjegjistë e tyre dhe se sezonin e ardhshëm do të ndërtojë një Tiranë të një niveli tjetër, duke kërkuar edhe mbështetjen e tifozave./f.b

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje