Fushata paralele e Berishës

28 Maj 2015, 20:38Editorial TEMA
Fushata paralele e Berishës

Nga Mero Baze

 

Ka një kujdes të shtuar nga Berisha në daljet e tij publike, të theksojë se nuk po merr pjesë në këtë fushatë elektorale. E thotë këtë në studio, në rrjetet sociale dhe kudo ku pyetet për fushatën. Në pamje të parë duket një nga broçkullat e radhës së tij, pasi ai është prezent përditë në betejën politike. Biles, nëse përdorim fjalorin e ish-ambasadorit Withers, ai është kthyer në një zagar gjahu kundër çdo kandidati të shumicës që rrezikon njerëzit e tij në fushatë.

Po cili është në të vërtetë roli i Berishës në këtë fushatë?

Berisha është duke udhëhequr një fushatë paralele me PD-në.

Për të kuptuar sesi po funksionon ai, mjafton t’u hedhësh një sy postimeve të tij dhe djalit të tij, që drejtojnë fushatën preferenciale për disa kandidatë të tyre.

Për shembull, babë e bir janë shumë të angazhuar të mbështesin fushatën e kandiatit të PD-së në Vlorë, Deromema. Nuk është se Deromema ka ndonjë shans për të fituar, por Familja ka borxhe të vjetra ndaj tij. Për të gjithë ata që nuk e dinë kush është, Deromema është ndërtuesi i pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë, apo siç ka qejf të thotë Basha, të Sarajeve të Zenit dhe Kunatit të tij. Pallati, i cili u ndërtua në tokë të zaptuar në det dhe me falsifikime që po u kushtojnë vite burg punonjësve të hipotekës, u ndërtua nga viktima në fjalë, Genc Deromema. E vërteta që provohet dhe nga akte noteriale, është se Basha dhe Berisha si aksionerët real të këtyre sarajeve, nuk e paguan Deromemën, por ia dhanë pjesën në klering dhe tani që pallati u shemb, ndërtuesi shpreson të marrë lekët e dëmshpërblimit nga qeveria. Edhe pse Vlora kishte plot kandidatë dinjitozë nga PD-ja, që mund të rrezikonin, ose së paku të bënin një garë dinjitoze, Familja përzgjodhi Deromemën, për t’ia quajtur si nder, meqë shpenzoi lekët e veta për Sarajet e Bashës dhe Berishës në Vlorë. Tani, nëse vëreni Shkëlzenin dhe Berishën, i keni gjithë ditën në mbështetje të tij.

E njëjta gjë ndodhi dhe për Durrësin. Berisha e turpëroi publikisht Lulzim Bashën tre herë, kur e vendoste Dukën kandidat në darkë dhe Berisha ia rrëzonte në mëngjes. Në fund u tha se do të bëhej sondazh mes Dukës, Carës dhe Mukës. Sondazhi u bë, por kandidat u vendos dikush që nuk ishte pjesë e sondazhit, dhe ajo ishte Grida Duma.

E vërteta është se Familja ka shumë investime në ndërtime në Durrës dhe sidomos në zonën e re që i shtohet Bashkisë së Durrësit. E bija e Berishës bleu në vitin 2005 dhjetra hektarë tokë në Porto Romano dhe u përfshi në transaksione për t’ua shitur ato bashkë me projekte, biznesmenëve që u kërkonte tre përqind për firmën e babait. Në zona të tjera bregdetare që i shtohen Durrësit deri në Katund të ri, po ashtu kanë hedhur kthetrat e tyre në bregdet. Është kjo arsyeja, që atyre u duhet doemos kryetari i ri i Bashkisë së Durrësit. Nuk i duhet Bashës, pasi ai me qejf e kishte heq ndërkohë Gridën dhe nga partia, por i duhet Familjes. Dhe kanë gjetur kandidaten tipike, të përshtatshme për të qenë e kapur qysh në start. Duma ka një histori të pistë të  përfshirjes në biznes me një ortak në moshën 25 vjeçare, duke i marrë përqindje nga kompania, duke mashtruar qytetarë dhe duke shkuar administratori i kompanisë në burg. Më pas ajo ka një histori të errët, së cilës i ka dalë zot Sali Berisha dhe që lidhet me vrasjen e Artan Santos. Edhe pse ky i fundit ka qenë duke folur me të për 12 minutat e fundit të jetës së tij dhe kjo ia ka rrëfyer këtë menjëherë Berishës, por dhe “organeve kompetente” që e thirrën, Berisha doli menjëherë publikisht dhe tha se Saimir Tahiri nuk i ka hapur telefonin Santos, që kërkoi ndihmë. Pse e bëri Berisha këtë, kur e dinte fare mirë të vërtetën? Pas kësaj pyetje fshihet dhe përgjigjia pse Berishës i duhet pikërisht Grida në Durrës, për të mbrojtur hipotekat e familjes së tij. Është njeriu që i ka në dorë sekretin e rëndë.

E njëjta situatë është dhe në Shkodër. Edhe  pse brenda PD-së kishte kandidatura serioze si Sokol Ramadani apo vet kryetari i PD-së në Shkodër, në fund vendosi Berisha, dhe vendosi Voltanën. Përveçse kandidatja është njeri problematik dhe josociale në raportet me njerëzit, Berisha e ka përdorur atë për një histori po ashtu të pistë. Të gjithë mund të kujtojmë historinë sesi dikush që u tha se ishte Shullazi, i çoi mesazh kërcënues Lulzim Bashës përmes Voltanës në një klub në periferi të Tiranës….Ngjarja u bë publike me shumë vonesë, pasi para se të bëhej publik shqetësimi për “fatin e Lulzim Bashës”, kandidates iu desh të sqaronte së paku tek Berisha, se kish pas një incident në një klub periferik të Tiranës që nuk shkohet kurrë për qejf, me dikë që i ishte paraqitur si i fortë. Dhe Berisha e gjeti zgjidhjen, duke e kthyer problemin në heroizëm dhe duke paraqitur problemin pse kandidatja gjendej në atë klub me persona që njihnin Shullazin, në një debat politik, pse dikush që kish fol në emër të Shullazit i kish çu fjalë Lulzim Bashës përmes Voltanës se do ta vriste….

Duke mbajtur pengje njerëz me histori personale, ose biznese personale, Berisha është duke bërë një fushatë të pistë për ta, duke sulmuar kundërshtarët dhe duke bërë palaçon e fushatës. Ai deklaron vazhdimisht se nuk bën pjesë në këtë fushatë, pikë së pari, pasi kërkon të shkëpusë pjesën e baltës që ai bën në fushatë, duke përdor disa portale anonimë onlinë kundër rivalëve të njerëzve që ai ka diktuar në disa bashki.

Nga ana tjetër, i qartë për rezultatin e keq, ai kërkon të mos marrë asnjë përgjegjësi për të. Ai do që vetëm atyre që u ka borxhe, ose që i duhen për nesër, nëse ka shanse të fitojnë, t’u tregojë se janë nën kontrollin e tij. Për të tjerat, natyrisht fajin do ta ketë Basha. Dhe duhet ta shlyejë fajin duke ndenjur “si qen i rrahur” në parti.

28 komente në “Fushata paralele e Berishës”

  1. aqifi (po i verteti ama) says:

    Larg kalibrit te shkrimeve te zakonshme te Bazes…

    1. Tome Fazllici i Atllantikut.. says:

      cili eshte ne te vertete roli criminal I berishes ne keto 24 vjet ?.

      kjo duhet te jete kryetema para votimeve.

      ky perbindesh perfaqson nje doktrinat me famekeqe te historise njerzimit qe quhet dekomunistifikimi I filluar ne 1991-1992 nga antishqiptaret rajerson-biberaj qe vazhdon dhe sot.

      krimineli berishe ne vend te ishte prapa hekurave bilbilon ne medium si nje sultan gjakatar I pashpallur qe duhet arrestuar ne cdo kohe

      Ja pesë arsyet se pse kërkohet arrestimi i Berishës

      1. 21 Janari

      21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeverie pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

      2. Gërdeci

      Gërdeci është krimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

      3. Shitja e detit Greqisë

      Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.

      4. Korrupsioni

      Sali Berisha konsiderohet ndërkombëtarisht si koka e korrupsionit në Shqipëri. Ai akuzohet për qindra afera korruptive. Afera më e madhe lidhet me rrugën Durrës-Kukës. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.

      5. Grushti i 14 shtatorit

      Berisha dhe Bode njihen si arkitektët e piramidave të ’97, çka sollën trazirat në vend. Po ashtu, Berisha njihet si arkitekti i grushtit të shtetit në 14 shtator të vitit 1998. Asokohe, Sali Berisha akuzoi qeverinë Nano për vrasjen e Azem Hajdarit, duke e konsideruar vrasje politike. Dita kur do përcillej për në banesën e fundit deputeti i vrarë u kthye në revoltë kundër qeverisë. Në 14 shtator protestuesit, të drejtuar nga krerët e PD-së, sulmuan godinën e Kryeministrisë, parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar. Rreth orës 10:00 të paradites së 14 Shtatorit, Kryeministri njofton për një skenar destabilizues. Një orë më vonë, kortezhi mortor, një pjesë e armatosur, drejtohet drejt Kryeministrisë. Ndërsa truma i vërsulet Kryeministrisë, Berisha kthehet në seli. Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëllojnë me armë. Kryeministria braktiset nga punonjësit, ndërsa bandat e Sali Berishës e sulmojnë me granatahedhës dhe bomba. Bandat ndërseheshin nga Sali Berisha, i cili ndodhej në selinë e PD, duke pritur të merrte pushtetin

      Ka ardhur koha qe qeveria amerikane dhe ato te BE te dorzojne koken e ketij krimineli se enver hoxha po na duket lule..

      E pate masakren te bulevardi “zogu I kurves pare” ku u vrane tre shqiptare ?

      prisni se nuk keni pare gje akoma..

      1. kush e mbron qeverine paralele paramitare te sali satanit ?! says:

        Edhe me pesimisti I atyre qe votuan ne 23 qershor 2013 per shporrjen e Sali Kermes nuk mund te parashikonte kete ndyresi qe u gatua dhe po gatuhet nga dyshja Rama –Meta dukei tradhetuar ato dhe duke I dhene pushtetin ne tavoline perseri PeDerrave ashtu si ne 1992 dhe 2005.

        I perkas asaj shtrese shoqerore qe ne 1991,2005 dhe ne 2013 kam qene absolutisht kundra Sali Serbit dhe kam perkrahur PS ( atdhetarisht jo politikisht) si te keqen me te vogel dhe me trishtim po shikoj se e majta “tradicionale” eshte po aq fajtore sa dhe e djadhta ….po aq fajtore sa paneli dipllomatik I akredituar ne Tirane bashke me qeverite e tyre ne Europe dhe Amerike per instalimin e juntes kuazi fashiste te Sali serbit.
        Problemi madhor eshte se EdI Rama ka tradhetuar ne menyren me te neveriteshme te mundeshme kauzen Nr-1 per te cilen mori votat cudiberese qe ishte;

        Denimi I juntes bash-berisha per krimin e vrasjes ne 21 janar,per masakren e gerdecit,per tradhetine e detit,varrezave te grekut dhe janullatusin,per 300 miljon dollareshin e rruges kombit,per genocidin ndaj haklajve si dhe per shkaterrimin e shtetit ne 1997-1998 dhe tjera vargmale me krime qe nuk mund te numerohen.

        Kjo jo vetem qe nuk ndodhi por Edi Rama I ka mbyllur teorikisht dhe praktikisht keto dosje kriminale te fresketa…per te hapur bunkartin e Enverin,shtepine e gjetheve dhe pervesitetin duke “prure me papen e rromes” 40 shenjtoret te vrare para 70 vjetesh ku disa prej tyre kishin bashkpunuar me fashistet.
        Ne vend qe
        ti kthej shqup-in e vjedhur shtetit shqiptar,
        ti kthej 300 miljonet e rruges kombit
        duke vene ne banken e te akuaurve dyshen 2B ,Edi Rama ka shpallur lufte votuesve te tij me gjoba ,tritole,testime etj..etj..qe do te thote nje hara-kiri per veten e tij por dhe per kombin.Denimi I fukarenjeve per qindra leke dhe falja e sheikeve hajdute Bash-Berishe per qindra miljone dollare eshte jo vetem antikombetare por dhe satanike nga Rama…Ky zoteri nqs se nuk ka ..ythe ose I kane shternguar bolet Lute dhe ish Arvzute le te hape krahun sa nuk eshte vone…

        Personalisht kam debatuar fort me Ediramen per mosfutjen ne votimet e 2011 per bashkine e Tiranes dhe te refuzonte kandituren e Lul Udbashit sepse ai ishte ligjerisht fajtor si ministry brendshem per masakren e bulevardit ne 21 janar.Kembengula qe nje fitore e Luludbashit (dhe arvizuve qe e kishin quajtuar yll ne ngjitje) automatikisht do te quhej qe avokati I pare qe I jep kriminelit Bashe pafajesine per masakren e 21 janarit do ishte Edi Rama dhe ashtu ndodhi…me mengeperveshurin..
        E njejta histori do perseritet ne votimet e ketij qershori.Pse ?

        Edi Rama eshte futur ne armiqsi me te majtet e vet pasi tradhetoi 21 janarin ,23 qeshorin qe nuk ka nevoje per vertetim.

        Edi Rama eshte futur ne armiqsi me popullin e vet se nuk ka denuar miljardret dhe kriminelet kryesisht te klanit mafjoz berishaj por I eshte turrur fukarenjeve dhe klases mesme.

        E vetmja zgjidhje eshte bojkotimi I ketyre votimeve nga shoqeria civile qe duhet te kerkoje denimin e bandes kriminale te Parise Tiranes;
        Vrasesi berishe & son,
        tradhetari Edi Rama,
        mashtruesi Ilir Meta
        pa harruar dhe hipokrizine e panelit dipllomatik te akredituar ne Tirane qe e trajtojne shqiperine si ferma e kafsheve te Xhorxh Orwellit..

        Jane keto dipllomate dhe xhambasdore te huaj qe duhet te mbajne pergjegjsi direkte per fajin e tyre ne deshtimin spektakular
        ne implementimin e demokracise ne Shqiperi

        Vrasja makabre e fundit ku dhe mafia teper e rrezikeshme italiane
        ka hyre dhe ben ligjin apo bashkpunon me mafien e droges dhe te pastrimit parave ne Shqiperi tregon se ne ate vend duhet te shpallet gjendja e jashtzakoneshme.

        Duhet te behet nje gjyq moral per ata perendimore qe prune berishen ne 1992 dhe sot i kane dhene nje pushtet paralel ilegal me te fuqishem se pushteti i Rames.

        Strateget e Europes dhe Amerikes qe merren me shqiperine ka ardhur koha te japin llogari per TRE veprime te tyre antishqiptare te lexuesve:

        1-Kush e shkaterroi me themel shtetin shqiptar ?!
        2-Kush e ktheu shqiperine ne kolumbi te europes ?!
        3-Pse mbrojne me cdo kusht perbindeshin berishoviq ?!

      2. sit back and.. relaks says:

        keto qe ke shkruar o zoteri jane vetem lloqe kafeneje. saliu eshte si gjithe qytetaret e tjere derisa gjykata te thote ndryshe. gjykata nuk ka per te thene asgje deri sa saliun ta marri zoti keshtu qe mo u lodh ti rreshtosh ke gazeta e meros bemat e saliut po merr nje projektor dhe projektoji te gjitha krimet e saliut tek muri i kryeministrise qe rama ti kete parasysh sa here te hyje e te dale nga puna. per sakohe ishte saliu ne pushtet thonit duhet rrezuar qe ta fusim brenda, tani qe u rrezua rama thote mos merremi me saliun po te shohim perpara. kupton qe po tallin bythen me ne si e majta dhe e mnengjerta e djathte

        1. AB says:

          Komentus …sid back and relaks..harroje qe PD te fitoje me ne SHQIPERI do i vi dita qe do shkrihet fare.se nuk e beson me njeri as te vetet per krimet qe ka bere brenda dhe jasht partis se tij ..buk me djath ke per te ngrene ti qe i beson e rroke me shprese se do fitoje hohoho e hahaha

          1. sit... back..and relaks → says:

            as me rruhet fare kush fiton se une kam fitoren time o lali ohohohoho. buke me djath do hani ju qe rreshtoheni tek kutija e votimit si delet ne vathe e pastaj vijne pushtetaret e rradhes e ju fusin duret tek cicat e ju mjelin deri sa ju del gjak e duhet tju thoni edhe faleminderit. si me pd ne pushtet si pa pd ne pushtet saliu po tall bythen me ju ne te gjitha drejtimet. hani buke thate se dhe djathi do behet luks dhe kenaquni qe pd nuk vjen ne pushtet ohohohoho. mbani ne pushtet cicmjelesat e rradhes.

    2. shemshedin says:

      O Mero: E di se cme kujtove me kete shkrim?
      Ate historine e atij burri qe beri shurren
      mbi gjithe kokrat e Qershive te rena ne Toke
      por pastaj ju kthye per te mposhtur Urine
      duke thene: Kete e kam Shurruar dhe kete Jo
      (dhe fillojet haje)
      kur ne fakt te gjitha i kishte sperkatur…
      Ja keshtu edhe historia e Deromemajt,Dumes etj.
      Te lumte z.Baze,qe e katandise familjen e bajgrishes
      te shurruar kembe e koke dhe jo sperkatje,por
      te bere qull ne cdo molekule.

    3. Bureto says:

      Si berisha dhe baze jane ne llogoret e tyre. Mero ka nje epersi ne kete rsat se eshte zedhenes i publikut ndaj dhe per ato qe thote ne kete rast ka interse publik. Nese k ate verteta ne ato qe shkruan, atehere dikush duhet te hetoje dhe t’i konfirmoje ose t’i hedhe poshte si shpifje. Ne kete rast mero denohet dhe s,ka gjykate qe t’a shpetoje sic shpeton politikanet. Per me teper qe gjyqtaret jane pothuajse te gjithe te kapur nga berisha. Te shikojme se c’do te ndodhe neser…..

  2. METEH says:

    Ju lumt z.Mero.Po a e din kandidatet e majt historin qe ju rrefeni me te drejt? Ka shume gjera enigme ne kete vend,ku historit e errta e mashtruese zgjasin vetem 3 dite.Dhe jane bere shume saqe drejtesia nuk po merr dot fryme nga ngjarjet.Dhe ka zgjedhur te hesht.E i shkreti popull qe ka rene viktim e politikaneve mjeran,do votoi prap per ata qe kan vjehur e kane bere krime,me preteksin se ndryshe votat i merr kundershtari?

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vulen e pjesmarrjes se Berishes ne fushate e tregon sulmi ndaj ambasadores se OSBE-s,per ta detyruar te veproj si kernackaxhiun e dikurshem te ketij institucioni.

  4. "BALASHI" says:

    Qife mua me duket shume afer e me argumente, te paken per tre bashki te medha e te rendesishme. Lidhjet e sales me griden dihen vetem ti nuk i ke marre vesh akoma…

  5. g-3 says:

    Shkelqimi dhe renia e shokut Mero!

  6. AB says:

    Mero ti e di shum mire se populli i di keto ….POR ne nuk kemi pas e nuk kemi drejtesi

  7. Illo says:

    Do te lutesha , Mero , te shenosh te tilla gjera , qe di , per kandidate te tjere . Jane nga historite me te kerkuara , thjesht per te njohur karakterin e ketij politikani pacavure . Per c’do epizod public , Ai njeri nderton nje skene mafioze , si keto , qe na paraqit Mero . I. Foto

  8. sit... back..and relaks → says:

    1- ai qe ndertoi pllatin do marri leket nga qeveria keshtu qe berisha eshte i lare
    2- ne durres nuk eshte se dako po i rrezikon pronat berishes qe ti duhet patjeter grida keshtu qe si me dakon si pa dakon berisha i ka pronat e nuk ia luan njeri.
    3-ne shkoder si me voltanen si pa voltanen pd-ja fiton.
    ne lidhje me problemin santo apo shullazi policia nuk ka inkriminuar as njeren e as tjetren.
    sa per fushaten paralele, fushata nuk behet nga facebook-u i saliut, faqe te cilen edhe familjaret e saliut jam i sigurt e shohin me rralle sesa gazeta tema.
    qejfi dhe deshira per ta pasur saliun protagonist edhe aty ku nuk eshte nuk plotesohet duke shkruar per saliun 3 here ne dite pas buke apo para buke.
    Dhe do ta perseris gjithmone qe edhe nqs saliu livadhis nuk eshte faji i tij por i atyre qe moren 1 milion vota dhe i hodhen ne kosh. keshtu si po vepron rama me saliun shume shpejt ka mundesi te shohim prape ne pushtet. saliu beri 97 dhe rilindi, kete heren e dyte e ka buke me djath

  9. semanjaku says:

    Zoti Mero vazhdo te shkruash pa pushim per shpellarin e pa ndreqshem, nxirja bojen e zeze sterre, se keshtu mbase degjon ,,,rilindja dhe bene reformen ne drejtesi,,,,,mbase degjon Fullani dhe bene punen e tij.

  10. tomorr says:

    C’te paska bere Saliu o derziu Mero. Ta paska shkep sumen fare qe ke kaq vjet s’te del e keqja. Po c’tu desh ore. Kush i tha me fal Saliut e nuk fitoi? Ti si ke punet fort mire dhe me keta rilindjotet xhanem se ketij kryes sone ja nxorre traplliqet ne pazar para ca vitesh. Ki kujdes se keta buke me djathe te kane ty. Keta shiten Doshin qe ju dha pushtetin e jo me dy a derzi

  11. Mergimtari says:

    Zoti Mero, Saliu jo vetem qe eshte bere zagar me kohe, pore tani eshte kethyer ne qen i terbuar, prandaj cdo dite, shan e fyen kundershtaret politike te mazhorances, vecanerisht ne Durres kerkon me cdo kusht te fitoi grifsh Dume se ndryshe nuke mbrohen bizneset e te bijes dhe te Xenit. Kure do ngordhe ky zagar, do shpetoi SHqiperia.

  12. tironci says:

    se si esht SALIU ate e dim prandaj nuk e votuam me…ndonji llaf per kete te gjatin ke ti??apo ta mbush gojen me lek ky edhe rri si mut ti

  13. Alma says:

    Saliu dhe Edi jane njeri mut e tjetri kake.

  14. Z/Kallami says:

    Shteti shtet do shekull te bahet.
    Po te bahet tek fet brenda shekullit do te shofim te gjithe keto perbindesha qe na trumbetojne liri dhe te drejta jeteset ne burg.Asnjeri nuk asht indershem qe ta kete arrite jeten e vet personole me mund dhe djerse.Me ardhjen e demokracise Shqiperia doli ne tellall kush mund te grryej me sa ma shume per vete ne kurrizin e tulicen Shqiperi.

  15. Z/Kallami says:

    Shteti shtet do shekull te bahet.
    Po te bahet tek fet brenda shekullit do ti shofim,te gjithe keto perbindesha qe na trumbetojne liri dhe te drejta jeteset,ne burg.Asnjeri nuk asht i ndershem qe ta kete arrite jeten e vet personole me mund dhe djerse.Me ardhjen e demokracise Shqiperia doli ne tellall kush mund te grryej me sa ma shume per vete ne kurrizin e tulicen Shqiperi.

  16. vizioni i Bashes says:

    Për një koment të gjatë që ka tre pyetje në fund: Shiko Afganistanin, Irakun, Egjiptin, Libinë, Sirinë, Ukrainën etj.etj dhe do të gjesh përgjigjen e tre pyetjeve të tua…(mund të shtosh dhe Kosovën, po deshe…)

  17. aqifi fallco says:

    mor idiot.kur flet per durresin je jashte realitetit komplet.po per amalgamen mafioze gjushi,rama,koka,e shume familje mafioze ne dr pse nuk flet???

  18. tim says:

    Mero Baze i Ed Rames si Dritero Agolli i Enver Hoxhes

  19. VUTHJANI1 says:

    Problematike familja Berisha per shqiprinë,duke u nisur ne veprimtarin e ti gjat dhe mbas permbysjes se pushtetit popullor shifet kjart se ky punonte per nëntoken serbe duke u nisur qe ne zhdukjen e veprimtarit R.H. dhe ngjarjet e piramidave 97 qe synonte nje luft vlla vresese ne mes jugut dhe veriut gjat udhëheqjes se berishes shqipria vuajti aq Shum sa spershkruhen me as gje vrau ne Gerdec mbi 26 veta plagosi me qindra hudhi ne er nje fshat te terin grabiti se sot me loz me trojet shqiptare e bija Argita dhe i biri Shkelzeni qe tamam sikur te ishte i biri i Vuqiqit.E pra shqiptaret duhet ta kuptojn dhe ta shofin ket familje mafioze qe qdo gje punon me direktivat serbe,ay vendos se ken duhet ven ne bashkit komunale vetem ti ruaj interesat e veta dhe fam.se ti.

  20. sodeta karaosmani says:

    LETRAT PARALELE TE SERBERISHES.

    nuk kam pare njeri me te djallezur ne globin toksor per te gjitha kohrat se Sali Qenefberisha.

    Absolutisht eshte personi dora vete qe me stafin e tij ka stisur nje leter te nje adoleshenti nga Korca per Ramen..dhe eshte po ky monster qe ka bere dhe letren e Gentjanit qe te shkakton te vjella nga idiotizmi pse eshte shkruar dhe per ke…

    16- vjeçari i shkruan Berishës:Nuk e konceptoj politikën pa ju –

    TIRANE- Më 29 qershor 2013 në profilin e tij në facebook SERBerisha publikon një koment të Gentjanit, nje 16 vjeçari ku i shkruante se e quante të pakuptimtë politikën pa praninë e tij. Gentjani e kishte postuar komentin në statusin e Berishës.

    KOMENTI I GENTJANIT
    “Pershendetje Zoti Kryeminister. Une qe po ju shkruaj jam, Gentjan Kerciku 16 vjec. Kam filluar ta ndjek politiken qe ne vitin 2008 kur ju ishit kryeminister ne mandatin e pare qe te themi te drejten rezultoi shume i suksesshem. Kam qene pjesmarres aktiv ne fushaten e PD ne 2009, ne 2011 dhe ne 2013 ne Komunen e Farkes perkrah Fatbardh Plakut. Perfshirja ime ne fushata ishte vetem nje menyre e te shprehurit MBESHTETJEN E FUQISHME qe kisha per ty si Politikan dhe njeheresh si kryeminister. U lidha shume me politiken qe i vogel por ne te vertete isha i lidhur shume me Politiken qe ju benit zoti Kryeminister. E kam ndjekur hap pas hapi Politiken deri me sot. Madje me lejoni te ju tregoj dicka te bukur ne lidhje me kete.

    Kur kishte Mbledhje te KM, Mbledhje te Grupit parlamentar te PD ose Mbledhje te Parlamentit mezi prisja te mbaronte mesimi qe ti ndiqja ato Live, madje disa here i kam ndjekur edhe ne shkolle Live nepermjet Androitit tim. Isha i lidhur shume me politiken. Madje ata qe me njohin me thonin o fiksuar pas politikes, sepse nuk ishte normale qe nje djale ne moshen time te ndiqte politiken me aq pasion. Shikoja cdo nate emisione qe trajtonin Debate politike sidomos emisionin e Blendi Fevziut OPINION. Ndiqja me shume pasion edhe drejtimin qe ju i benit qeverise shqiptare dhe te admiroja. Ishit Idhulli im me plot gojen. Ju ishit arsyeja sepse e ndiqja aq fuqishem politiken sepse admiroja Karrieren tuaj, admiroja karakterin tend, personalitetin tend por edhe natyren e humorit qe ju karakterizon. E mendoja qe nje dite do te isha edhe une atje ne gjirin e PD ne krahun tuaj. Une vleresoj jashte mase shume punen qe ju keni bere si Kryeminister i ketij vendi sepse ju e keni bere te prekshme kete pune te palodhur te juajen.

    Une e pranova Rezultatin e ketyre zgjedhjeve ashtu si edhe ju por ate qe nuk mundem ta pranoj eshte Doreheqja nga Kryetar i PD. Jam ende i merzitur nga ky vendim i juaji sepse une ne te vertete nuk i konceptoj dot Mbledhjet e KM pa ju, nuk e konceptoj dot Parlamentin pa pranine tende, pa humorin tuaj.

    Tani nuk e di me nese dua te vazhdoj te merrem me politike sepse pa pranine tende politika me duket e varfer. Por nje gje dua te te them se ju zoti SALI BERISHA keni qene, jeni edhe do te jeni kryeministri i shqiperise si dhe lider i PD…. Tani JU JENI LIDERI ME HISTORIK I SHQIPERISE. Ju uroj Shendet ne rradhe te pare juve dhe Zonjes suaj. Ju uroj gjithe te mirat ju dhe Familjes tende.”

    A mund te gjeni me idiot se kryeqelbesira vicidolit …qe po na kujton kohen e shkurte vates dhe Mehmut Elezit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje