Në zgjedhjet e 21 Qershorit nuk votohet për të mbajtur shkopin lart, por votohet për të ardhmen. Votoni Gilberto Jacen në Përmet dhe kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane në bashkitë e tjera të vendit.
Votën mos e coni dëm, pasi është letra më me vlerë që qytetarët kanë në demokraci. Votoni rilindjen dhe mos votoni ato që ju thonë do të jetoni më mirë, kur jetonit më keq.
Kështu iu drejtua Kryeministri Edi Rama qytetarëve në Përmet, ku prezantoi kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane në bashkinë e Përmetit, Gilberto Jaçe.
“Kandidati ynë, në këto 4 vjet ka treguar se është njeriu i duhur dhe jam i bindur se me mbështetjen tonë të fuqishme për Përmetin dhe planet e përbashkëta me bashkinë, ne do t’ia dalim që fillimin e punës për Rilindjen e Përmetit ta çojmë më tutje dhe që në 4 vitet e ardhshme të bëjmë për Përmetin ato që nuk janë bërë në 20 vjet të marra së bashku”, tha Rama.
Ai shtoi se “Bashkia Përmet është sot me potenciale të mëdha që kanë nevojë për vëmendje, kujdes dhe vizion të qartë”.
Kryeministri ka premtuar se, Aleanca për Shqipërinë Evropiane do të bëjë investime në infrastrukturë, në bujqësi, si dhe në programet e nevojshme për të rinjtë.
“Mendoj se Gilberto e ka këtë vizion dhe mendoj se ne e kemi programin e duhur për t’i dhënë shtytje përmes investimeve që do të bëjmë si në infrastrukturë dhe në nxitjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral në Përmet”, tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se përmetarët janë të urtë dhe të arsyeshëm për të kuptuar vështirësitë që ka pasur bashkia e Përmetit këto 4 vite.
“Duhet kujtuar se në vitet 2012-2013 bashkia e Përmetit, ashtu si çdo bashki që drejtohej nga socialistët, u bllokua tërësisht nga çdo investim nga qeveria në Tiranë, e cila i shihte si kështjella për t’i marrë. Ndërsa këto dy vite ka filluar të fryjë era e rilindjes në qytetet tona”, tha Rama.
“Vota e 21 qershorit, mbështetja për Gilberton, do të jetë fillimi i një mandati të ri për Përmetin dhe përmetarët.
Do të investojmë në programet e duhura arsimore që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre këtu dhe që përmes arsimit profesional të ndërtojnë një jetë të denjë këtu në Përmet”, tha Rama.
Rama shtoi se brenda një viti banorët e Përmetit do të jenë dëshmitarë të një ndryshimi rrënjësor sa i takon sistemit të kanalizimit të ujërave, në infrastrukturën shkollore, etj.
“Për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm na duhet t’u sigurojmë disa gjëra elementare duke nisur nga kanalet ujitëse e kulluese të cilat për vite të tëra kanë mbetur të bllokuara. Plani ynë është të garantojmë ujitjen dhe kullimin në të gjithë zonën rural të bashkive të reja. Të gjithë kandidatët tanë po bëjnë inventarin e kilometrave të bllokuar nga ferrat pisllëku e harresa. Mbi këtë inventar do prëcaktojmë një paketë të posaçme që vera e ardhshme të jetë ndryshme për ata që jetojnë në fshat. Për të pastruar gjithçka është bllokuar dhe shkatërruar nuk mjafton një vit por brenda një viti do jemi dëshmitarë të ndryshimit rrënjësor në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit në fshat”, theksoi Kryeministri Rama.
Në vijim Kreu i Qeverisë tha se PD nuk po bën fushatë për zgjedhjet vendore dhe u bëri thirrje përmetarëve e përmetareve të votojnë kandidatin e majtë pasi ka kohë për të votuar PD-në.
“Nuk ia vlen të diskutojmë nëse është burrë i mirë apo jo kandidati tjetër. PD nuk e ka mendjen tek zgjidhjet e problemeve të komuniteteve. Nuk po bën një fushatë ku të flitet për këto probleme. PD po bën një fushatë ku motoja është ishim më mirë ku ishim më keq dhe të kthehemi aty ku ishim”, tha Rama.
Duke iu referuar modelit të PD-së, Kreu i Qeverisë morri shembullin e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës.
“Në 4 vite nuk bëri asgjë. Dy vitet e para të mandatit ia futi gjumit me gërhima, ndërsa dy vitet e fundit zgjohej kur i thonim ne cou bëj ndonjë punë”, theksoi Rama.
zoti rama jeni kryeministri i pare qe po beni reforma dhe po zbatoni ligjet. qyetaret po e shohin se kush po ben pune dhe kush ben llafe dhe balte gjithe diten
ne fakt ata thone na votoni se do e bejm shqiperine si tirana, pa asnje sherbim, pa asnje zyre qe mendon per bashkine, pa asnje lloj ideje per te zhvilluar apo per te rregulluar dicka. vetem braktisje dhe ikje ne holland
Eshte per ty zoti kryeminister qe do te votojme me 21 qershor majtas, sepse na ke krenuar keto 2 vjet, ne cdo perfaqesim nderkombetar, pervec puneve shume te mira te bera. Ne e dime qe ti je i angazhuar per ta rilindur Shqiperine dhe do t’i besh te gjithe te punojne me shpejtesine e eres.
Ne shqiptaret nuk jemi me budallenj, e nuk votojme me qorrazi nje parti apo nje tjeter, vota eshte investim per te ardhmen e brezave te rinj, dhe ne duam me te miren per ta dhe e dime qe sot vetem e majta mund te punoje per nje te ardhme me te mire per Shqiperine.
Po te beheshin gjerat kaq lehte, me nje te rene te shkopit, do ishim ku e ku. Nje femije per ta nxjerre ne jete i do nja 18 vjet, e si mund te ngresh nga rrenojat nje shtet vetem ne 2 vjet?
Te zgjedhurit vendore duhet te jene te se majtes, se te djathtet e kane treguar publikisht qe nuk bashkepunojne per asnje reforme te vendit, sa ftesa publike kane refuzuar, vetem per te perfituar politikisht. Dhe per me teper, duhet nje bashkerendim i mire i politikave te qeverise vendore me qendrore, qe te rimekembim me shpejt qendrat urbane.
zoti rama qytetaret e kan vet ne dore se kush eshte puna dhe se kush nxin nga mengjesi ne darke me lloj lloj gjerash qe nuk kan lidhej me ate qe shqiperia po kalon. sepse po nuk erdhi as tani zbatimi i ligjit nuk do kete me kurre shanc. dhe kjo varet sesa qytetaret jan ndergjegjsuar me punen tuaj dhe jo prrallat qe tregonte saliu
ne 21 qershor do votohet per edi ramen dhe kandidatet e paritse scoialite,dhe mir e ka rama duhet te votojne kandidatet e partise scialiste per te vazhduar projektet e rilidnjes e per te rilindur qytetet
Jemi shume krenar per ty Edi, per gjithe c’ke bere deri me sot, dhe do te mbeshtesim per sa kohe do te jesh ne qeverisje.
Jo vetem ne permet po kudo duhet te merremi me pune dhe ti tregojme popullit se vetem puna mund ta rregulloje kete vend
21 qershori me duket si ere e dyte rilindje, shporrem saliun tani eshte koha te shporrim lulin dhe gjithe funderrinat e PD-se, qe jane vetem per tu bere pengese per reformat e medha te vendit, per te perfituar politikisht.
Mire e ke, or shpirt, ti shporrim keta te PD dhe gjithe mbeturinat e kalsave te permbysura, qe na u bene ferr neper kembe keta 25 vjet. Le te ngelet vetem Partia Socialiste dhe LSI. Boll jane keto dy parti. Pas fitores se 21 Qershorit, rehabilitojme edhe shokun Enver, veme portretin e tij ne vend te Ismail Qemalit dhe gjithcka merr fund. Te na rroj demokracia e dyte e rilindjes proletare dhe udheheqesi i saj shoku Edi Rama, pasuesi i denje i shokut Enver, se bashku me shokun Gramoz Ruci, po ashtu, pasues po aq i denje i shokut Mehmet Shehu. Mirupafshim ne 24 Majin e ardhshem, ne nje Shqiperi te lire dhe demokratike ashtu sic e ka dashur i paharruari yne Enver! Rrofte Partia e Punes, (me falni!) Partia Socialiste desha te them, Posht imperialism amerikan, Rrofte Fidel Kasto dhe Kim JongUn!
He, se desh harrova. Kam edhe nje kerkese per qeverine, te shtoje edhe nje kat ne Spitalin e Vlores, por te mos ngaterroje vendin, fjalen e kam per ate ne Sqele. Nashi mo me ngacmoni me, se kam ndermend tu ve qepenat syve per nja dy ore, ku me kete rast me jepet mundesia te te gerrhas dhe pjerdh nga kenaqesia.
gjera konkrete dhe reale.pune dhe zhvilim sepse qeveria po ecen ne kushtet e duhura per nje shqiperi me te mire dhe po kthejn shpresen tek qytetaret.shprese e cila kishte 8 vjet qe po vdiste dalengadale.
Qytetaret e Permetit do votebesojne kandidatin Gilberto Jace me qellim qe reformat e nisura nga qeveria ne bashkepunim edhe me Bashkine te dergohen deri ne fund.Ne vetem 18 muaj ne Permet eshte investuar me shume se 23 vite. Besimplote se investimet ne kete qytet do vazhdojne.
Vazhdoni punen, prandaj ju dhame voten. Edhe me 21 qershor te jeni te sigurt qe populli do ju votoje serish pasi keni ndermarre reforma ne cdo sektor. Permeti kurdohere ka bere zgjedhjen e duhur sa here i eshte dashur te caktoje drejtuesin e qytetit.
Epo z.Rama ne vetem juve ju kemi, nuk mund te besojme me te nje parti qe vetem vret dhe mashtron popullin e thjeshte. Prandaj ju urojme fitore ne zgjedhjet e 21qershorit.
vetem fjale te bukura ne 25 vjet dhe asgje ,a thua ka zbritur mesia qe ne te votojme per te,thjesht pallavra ,palavras aleanca me ilir bllokun vjen era mut dhe nuk mund te besojme tek tutori ilir ,as ke ciftelia e rumpalles sali,nuk votojme boll jemi mashtruar ,po ishit te zote fitoni vete me vota te blera sic keni bere 25 vjet politike hajdutesh,dikush do qeverise kte vend te pjerdhur, dhe nuk na intereson fare
Ju mendoni se shqiptaret jane budallenj apo si e keni hallin? Ne kaq muaj si kryeminister ti e fundose shqiperine more te fundoste djalli ty. Na ngrite taksat i cove atje ku s’mban me… Hoqe ndihmen sociale… Rrite papunesine e shume e shume gjera te tjera… Lista s’mbaron ndonjehere. Dhe ju po kerkoni vote prape? Po ne me nje zoteri si Halim Kosova kemi filluar te shpresojme prape per nje Tirane sa me te mire. Kesaj here Zoti Rama mos kerkoni vote prape se nuk ua jep me njeri. Harrojeni kete pune. Fitoren kesaj here e ka zoti Kosova dhe hallall e paste. Ai njeri i duhet Tiranes dhe gjithe qytetareve te saj.