Denoncimi në Korçë, nëna i pret flokët tullë vajzës 10 vjeçare. Gjykata: S’tregon dhunë

2 Qershor 2015, 15:34Kronika TEMA

Prej ditës së djeshme vajza 10 vjeçare e komunitetit rom e cila denoncoi të ëmën për dhunë është strehuar në  kongregatin “Motrat e bariut te mire”. Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën e policisë per të pajisur me Urdhër Mbrojtjeje minorenen 10 vjeçare rome.  E ëma kërkon që vajza të kthehet në shtëpi por kjo e fundit e strehuar pranë murgeshave nuk pranon

Gjykata: Prerja e flokëve tullë s’vërteton dhunë  

Gjykatësja Sonjela Voskopi ka argumentuar vendimin,  se kërkesa ishte e pabazuar në ligj,  nuk ka prova dhune, pasi prerja e flokëve nuk demonstron domosdoshmërisht se është ushtruar dhunë  dhe  mungon raporti i psikologut që të vërtetojë ushtrimin e dhunës.

Murgesha: Nena dhunoi dhe vajzat e tjera  
Por edhe pse nuk është pajisur me Urdher Mbrojtjeje,  minorenia rome ka vendosur që të qëndroje në kongregatin “Motrat e bariut te mire” dhe të mos kthehet në shtëpi.

Motra Mary Lailini:Vajza erdhi në mbrëmje tek fondacioni, pasi mendonte se vëllai i saj ishte aty. Ishte e veshur me bluzë e pantallona shumë të shkurtra dhe qante. E pyeta përse qante, më tha nëna më ka goditur e qethur flokët pasi rrëzoi motrën e vogël 9 muajshe. Më tregoi se nëna e kishte goditur me një shkop dhe i dhembte trupi. E denoncova në polici rastin e dhunës në familje. Më herët kam denoncuar edhe dhunën ndaj motrës së saj të madh, apo motrave e vëllezërve më të vjegjël të 10 vjecares. Kam lejen e policisë që vajza të rrijë këtu”

Nëna e te mitures, 39 vjecarja Shpresa Trimi mohon të ketë ushtruar dhune ndaj femijes se saj, ndonëse pohon se ia ka prerë flokët pasi 10 vjeçarja kishte zënë parazitë.

Shpresa Trimi: “Fëmija im iku kot. Nuk e kam rrahur e kam qethur se kishte morra. Motra nuk e di pse ma bën. 100 herë ma ka marrë fëmijën. Unë kërkoj të drejtat e mia. Goca ime nuk është se ka ikur nga shtëpia një herë e dy herë, luan bixhoz në katedrale”

Ndërkohë shoqata rome ne Korce, pritet të ngrejë një padi ndaj qendres bamirese “për nderhyrje në marrëdhëniet e nje te miture me nënën e saj.

Arben Kosturi: Këtu nis shkelja e të drejtave të komunitetit rom që duan të bëjnë show”

Gjykata i ka lënë 15 ditë kohë për të apeluar vendimin, kongregacionit bamires qe ka marrë në kujdestari të miturën./ Ora News

1 komente në “Denoncimi në Korçë, nëna i pret flokët tullë vajzës 10 vjeçare. Gjykata: S’tregon dhunë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje