Një tjetër rast pedofilie/ 80-vjeçari në Korçë, vepra të turpshme me 12-vjeçaren

3 Qershor 2015, 10:35Kronika TEMA

Pas skandalit në Lushnje të abuzimit seksual të mësuesit me nxënësen e tij të mitur, një tjetër rast abuzimi vjen nga Korça.

Blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një të moshuar, pasi kryente veprime të turpshme me një në mitur në banesën e tij.

Më datë 02.06.2015, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ilia Kovaçi, vjeç 80, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në banesën e vet, ky shtetas ka kryer veprime të turpshme, me shtetasen A.E, vjeç 12, banuese në Korçë.

Ndërkaq materialet i janë referuar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë ,për veprën penale “Vepra të turpshme”, tha policia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje