Ministria e Financave ka publikuar sot disa të dhëna për dëmshpërblimin e ishtë përndjekurve politikë. Bëhet fjalë për këstet që ka kaluar qeveria që prej vitit 2007.
Kështu sipas MF, përgjatë 8 viteve të qeverisjes së shkuar, nga miratimi i ligjit në vitin 2007 deri 2013 janë paguar rreth 13.000 dosje me një shumë rreth 10 miliardë lekësh. Me këtë shumë është paguar kësti i parë dhe një pjesë e këstit të dytë për përfituesit apo për ishtë dënuarit të cilët janë gjallë. Gjatë vitit 2014 Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe Ministrinë e Drejtësisë, pas disa ndryshimeve të rëndësishme ligjore, i ndau në dy kategori ish të përndjekurit politikë. Kështu kategoria e parë u cilësua si kategoria parësore ku u vlerësuan “gra, ishtë dënuara që jetojnë në momentin e pagesës”.
Në vijim, në kategorinë e dytë me prioritet, u vlerësuan “persona ishtë dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë”. Në kategorinë e tretë me prioritet, “persona ishtë dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda”. Në kategorinë e katërt me prioritet, “persona ishtë dënuar, që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç”. Në kategorinë e pestë me prioritet, “persona ishtë dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”, si dhe në kategorinë e gjashtë me prioritet, “persona ishtë dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç”. Ky ndryshim në ligj ndodhi për t’i ardhur në ndihmë ishtë dënuarve, të cilët jetojnë dhe që ata të marrin dëmshpërblimin e tyre në një kohë më të shkurtër. Në vitin 2013, me fillimin e punës së qeverisë së re, pra nga shtatori 2013 e deri në fund të vitit 2013, Ministria e Financave identifikoi se nuk kishte më asnjë fond të për të shpërndarë pasi i gjithë fondi ishte harxhuar për fushatë elektorale.
Gjatë viteve 2014 dhe 2015 janë paguar rreth 4 500 dosje ose 7 134 persona, me vlerë 1.796.403.108 lekë (2014) dhe 1.250.211.100 lekë (vetëm në 5 mujorin e parë të vitit 2015), ndërkohë që mbetet për t’u disbursuar shuma prej 749.788.900 lekë deri në fund të këtij viti. Gjithashtu, Ministria e Financave thekson se faktin se shumica e tyre kanë përfituar edhe 3 këste brenda një periudhe kohore më pak se 1 vit.
“Duke krahasuar buxhetin për çdo vit, rezulton se gjatë qeverisjes së shkuar janë shpenzuar gjithsej 1.200.000.000 lekë, ndërsa vetëm në dy vitet e kësaj qeverisje llogaritet të shpenzohen 1.900 000.000 lekë mesatarisht për vit”, sqaron MF. Nga këto, për të dyja vitet buxhetore, sipas kategorive të ligjit janë harxhuar: – Kategori parësore kësti i IItë 218 dosje me shumën 64.147.418 lekë. – Kategori parësore kësti i IIItë 2 500 dosje me shumën 1.178.143.160 lekë. – Kategoria parësore kësti i IVtë 2 173 dosje me shumën 1.048.280.934 lekë. – Kategoria parësore kësti i Vtë 615 dosje me shumën 332.346.205 lekë – Kategoria jo parësore kësti i Irë 2 576 përfitues me shumën 424.276.278 lekë.
Ministria e Financave, nëpërmjet riorganizimit të drejtorisë përkatëse, ndryshoi mënyrën e komunikimit me çdo të interesuar. Në vitet e kaluara përfituesit, të vetmen mënyrë komunikimi, kanë pasur ardhjen nëpër zyrë për t’u interesuar, ndërsa gjatë viteve 2014 dhe 2015 janë publikuar në website të ministrisë informacionet për çdo dosje, të cilat kanë mangësi në dokumentacion, duke treguar edhe mangësitë reale. “Ministria e Financave do të vijojë të informojë në mënyrë ligjore, periodike dhe të hollësishme, të dhënat financiare që lidhen me këtë kategori demshpërblimesh, jo vetëm për të realizuar angazhimin e saj për transparencë të plotë ligjore, por sidomos për t’iu ardhur në ndihmë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë kategorisë së sipërpërmendur”, thuhet në deklaratën e MF.
E majta ne vetem nje vit e gjysme ka bere me shume se e djathta ne tete per ish te perndjekurit politike. Shifrat flasin vete. Demshperblimet per ish te perndjekurit jane premtim i mbajtur i kesaj qeverie. Ky proces duhet te dergohet deri ne fund e te mbyllet njehere e pergjithmone.
Demshperblimi i ish te perndjekurve politike, hartimi i ligjit per hapjen e dosjeve jane dy hapa te rendesishem te ndermarre nga qeveria aktuale, premtoi demshperblim dhe po e ben, premtoi hapjen e dosjeve te diktatures dhe ligji u miratua. Ne fakt kete proces duhej ta kishte kryer PD mirpo PD-ja vetem sa i mashtroi ish te perndjekurit.
duket se kush e ka mendjen per te punuar dhe kush per te vjedhur,qeveria e tanishme ka ndermare disa reforma te rendesishme jo vetem me ish te perndjekurit , por edhe ne disa fusha te tjera, dhe per kete shqiperia tashme eshte ne drejtimin e duhur
Pune te lavderueshme ne kete drejtim ka bere ish- ministri Erion Veliaj. Ai nder shume reformat qe realizoi ne ministri kreu edhe demshperblimin e ish te burgosurve te diktatures por hartoi edhe ligjin e dosjeve. Shlyerja e kesteve po ecen me ritem te mire.
Kishin komunikimin neper zyra menyre komunikimi, se duhet te kalonin njehere permes burokracive te administrates se saliut dhe te paguanin nje kest paraprak si ryshfet per te marre ate qe u takonte. Qelbesira, s’paskan pas te nginjur.
Ne vetem 2 vjet, serish me shume pune dhe para se sa ne 8 vite bashke, nuk paskan patur fund abuzimet dhe shperdorimet e te ardhurave publike. sot me shume se kurre, keta grykes pd-ista duhet t’i japim 1 milion shkelma, per t’i nxjerre jashte fushe njehere e pergjithmone.
qeveri solidare me ne krye erion veliaj qe ishte njeriu qe u kujdes pa mase per ekte shtrese
epo e djathta qe erdhi en pushtet me keto premtime nuk mbajti asnje,nderkohe e majta qe skishte fare lidhje em kete gje beri qametin
e djathta vetem ka mashtruar cdo sekond e ska mbajtur asnje rpemtim as x keta qe e votuan 20 vjet rresht dnerkohe e majta x 2 vjet dha shum here me sh se ata
kjo qeveri po mendon per jeten e qytetarve sot por edhe te atyre dje qe luftuan me vite me rradh per te qen ne te lire. kjo qeveri sidomos per te perndjekurrit politk po tregon qe ato meritojne respekt !
Jane dhen me shume kesete ne 18 muaj te qeverise socjaliste se nga 1991 deri ne 2013. jo se kjo qeveri se ka per detyre te kujdeset per kta por partia demokratike qe bertiste ne emer te perndjekurve politik e kishte minimumi per detyre morale qe ti ddemshperblente ato!
Epo me ne fund do marrin dicka edhe te perndjekurit e shkrete
E majta eshte TRADHETARE njelloj sa e djathta!
Keta po mburren se po i japin te perndjekurve MILIONAT PER CDO DITE BURG njelloj si ai qe eshte denuar per POLITIKE dhe ai qe eshte denuar per VJEDHJE,PEDERASTI etj!!!
Per t’u dhene MILIONAT ish te perndjekurve nuk u desh te zhvilloheshin gjyqe ku secili te mbronte te drejten e tij,ndersa per ne ish USHTARAKET,jo vetem Sali Berisha por edhe MASHTRUESIT SOCIALISTE,qe nga Fatos Nano dhe Edi Rama,jo vetem na kane lene ne duart e MAFIES SE PADREJTESISE,por asnje shenje nuk kane dhene se do na ndreqin PADREJTESITE E BERA NDAJ NESH!!!
ASNJE VOTE PER EDI RAMEN,kete mashtrues e DEMAGOG te pashembullt qe na mori votat dhe nuk na dha asnje te drejte per pensionet!!!
MALLKUAR QOFSHIN ARMIQTE E USHTARAKEVE SALI BERISHA ,FATOS NANO dhe Edi Rama!!!