Pas shumë vitesh pritjeje 820 kryefamiljarë të Shkodrës moren lejet e legalizimit të banesave. Ndarja e tyre u organizua në sheshin përpara teatrit “Migjeni” dhe ishte i pranishëm vetë drejtori i përgjithshëm i “Aluiznit” Artan Lame, i shoqëruar nga deputetë, drejtues vendore dhe kandidatja e mazhorancës për bashkinë Shkoder Keti Bazhdari.
Por ndonëse për këto familje pritja e gjatë mbaroi, Artan Lame nuk nguroi të theksojë se problematika me këtë proçes është e madhe.
Vetëm në bashkinë e re të Shkodres numërohen 22 mijë e 350 familje që presin legalizimin.
Kreu i këtij institucioni nuk la pa shenjestruar punën 8 vjeçare të demokratëve, ku në Shkoder në 2 mandatet qeverisëse ndanë vetëm 1385 legalizime. Kjo sorollatje sipas tij ka edhe përgjigjen.
Për ndërtimet pas vitit 2009 që ligji i legalizimeve i përjashton nga ky proçes, Artan Lame bëri me dije se po punohet për gjetjen e zgjidhjes, ndërsa zona e Velipojës që numëron rreth 2 mijë ndërtime informale shumë shpejt do të ketë alternativën për kryerjen e këtij proçesi.
Plehra politikane! E paraqisin si nje te mire antikushtutshmerine me te madhe. Plehra plehra plehra.
po merr fund nje plag e madhe e shooqerise tone sic eshte pprona. per faj te bandave kriminale qe ndodheshin para 23 qershorit qe ishin lidhur ngushte me pushtetin kjo ceshtje nuk u zgjidh per 21 vjet. sot me ne fund po merr fund avash avash duke ju realizuar te gjithve qytetarve endren e tyre duke i cuar ne drejtimin e duhur!
ne 18 muaj jane shperndare me shume legalizimi se ne 8 vjet qeverisje te berishes. kjo tregon qe qeveria po mendon per qytetaret duke cuar shqiperine ne drejtimin e duhur edhe jo si dje qe cdo gje behej per perfitimet te familjes berishes!
ja administrate qe punon. ja pra qe kur do shteti i ben cdo pune. bravo i qofte asaj administrate te aluizni qe po ben detyren, se boll njerzit ngelen pa sherbime megjithse leket i kishin paguar. ky eshte drejtimi i duhur per shqiperine.
8 vjet u mashtronin njerzit per legalizimet. per 2 vjet kjo qeveri ka bere me sh legalize se 8 vite se bashku. asnje reagim nuk shoh nga opozita qe te pergezoj qeverin per vullnetin qe po tregon ne zbatimin e ligjit dhe moszvarritjes se gjerave. normal qe skan si e bejne se me sh i dalin mashtrimet