Ministria e Transportit iu përgjigjet akuzave të gjermanëve për ryshfet në portin e Durrësit

21 Qershor 2015, 16:52Ekonomia TEMA

Ministria e Transportit ka reaguar pas akuzave nga ana e përfaqësuesit të koncensionarit gjerman, Manfred Muller, se i është kërkuar ryshfet.

Sipas Ministrisë së Transportit, kjo nuk është e vërtetë.

Drejtori i portit të Durrësit, Gazmend Shalsi, ka dhënë versionin e tij ndërkohë, për konfliktin që po ndodh në këtë port.

Autoriteti Portual Durres, duke marre shkas nga disa disa deklarime per shtyp te perfaqesuesit te Koncesionarit EMS z. Manfred Muller, aktualisht koncesionar ne kalaten Lindore te Portit te Durresit, sqaron sa me poshte:

Kompania EMS, ka fituar kontraten e Koncesionit per operimin ne Kalaten Lindore te Portit te Durresit ne date 06.05.2013 dhe ka filluar aktivitetin e saj me dt 15 korrik 2013. Sipas kesaj kontrate, kjo kompani mund te ushtroje aktivitetin e operimit ne Kalaten Lindore, pra te manaxhoje gjithe operacionet qe zhvillohen ne kete kalate.

Nderkohe, qe per aktivitetet stivadore qe ajo eshte perpjekur te ushtroje ne menyre te paligjshme, duke krijuar konflikte edhe fizike me kompanite e licensuara, sipas nenit 3.1.2 te kesaj kontrate koncesionare, kerkohet licensim i posacem, pasi EMS te plotesoje dokumentacionin e kerkuar. Me dt 18 qershor EMS ka rene dakort me APD per paraqitjen e dokumentave te nevojshme per marrjen e licences se stivadorit, por te nesermen e terheq kete premtim duke propozuar nje variant tjeter ne kundershtim ne marreveshjen dhe me kontraten mes paleve.

Ky pretendim per moslicensim nga ana e EMS, eshte nje ceshtje jo vetem proceduriale, por shoqerohet edhe me detyrimet per pagesa nga ana e EMS per tarifat e ushtrimit te nje aktiviteti te tille, sic veprojne edhe 3 operatore te tjere stivadore ne Port.

Po keshtu, perfaqesuesit e EMS duhet te kene parasysh se edhe ne rast licensimi, ata nuk mund te vendosin monopol ne sherbimet stivadore, sepse Porti i Durresit eshte nje port i hapur, dhe cdo klient ka te drejte te pergjedhe vete kompanine stivadore, sipas marreveshjeve me ta. Kjo eshte e domosdoshme per ta mbajtur kete sherbim konkurrues dhe per te mos vendosur cmime monopoliste.

Persa i perket pretendimeve per kerkesa ryshfeti, e inkurajojme Kompanine EMS te denoncoje ne prokurori cdo person i cili u ka bere nje kerkese te tille. Por, gjithashtu, i sigurojme ata se pretendime dhe tymnaja te tilla nuk mund ti ndihmojne per te menjanuar detyrime ligjore ndaj portit te Durresit, sic eshte licensimi i aktiviteteve stivadore, mbushja e paligjshme e konteniereve apo mospagesat e detyrimeve te tjera koncesionare ndaj Autoritetit Portual.

Ndersa, persa i perket perpjekjeve per ta paraqitur kete rast, i cili eshte nje marredhenie specifike kontraktuale midis kompanise EMS dhe Autoritetit Portual Durres, si nje tregues i demtimit te klimes se biznesit, i sigurojme pretenduesit, se Porti i Durresit eshte model i bashkepunimit me investitoret e huaj, por ne asnje rast nuk do te lejoje qe ky aset strategjik i Shqiperise, te keqperdoret dhe te abuzohet nga koncesionaret, kushdo qofshin ato”, thotë Gazmend Shalsi.

19 komente në “Ministria e Transportit iu përgjigjet akuzave të gjermanëve për ryshfet në portin e Durrësit”

  1. Likja says:

    Aty drejtojne hajdutet e LSI-SE.

    1. Pilo Lala says:

      Gjithshka ndodh per mire. Edi do i verifikoje, dhe do i nxjerri ne shesh te palarat e Portit.
      Mos harroni se Drejtor Porti ka qene nje kriminel qe vrau Doktor Kastratin ne Kukes, dhe e lidhen trupin tek kemba e Ures.
      Mbeturinat e ketij Krimineli, jane ata qe punojne sot ne Port te Durresit.
      Porti kerkon nje plug te madh te punonjesve, si Policia e Tropojaneve dhe Kuksianeve.
      Shpresojme qe Edi te coje Auditin e Brendshem ne kete Institucion mjaft te rendesishem per Transportin Shqiptar.

      1. Ylli says:

        Hajdutet e LSI-se dhe hajvani Haxhinasto qe i con gruan Metes.Cfare pret nga llumi

  2. 007 says:

    Po mo po, ju Qelbesirat e LSI pa Ryshfet nuk beni asgje, ju jeni Kanceri Shqiperise!!!!

  3. Karjola says:

    Durrsin e kemi ne te LSI, dhe ato qe thone gjermanet jan SHPIFJEEEEEE,sa te jemi Ne te LSI dhe aleati jone i madh Edvin Zaharia Rama,Shqiperia nuk do falimentoje,qente le te lehin ne karvani na ecen perpara.

    1. niκο says:

      Me pelqen emri jot Karjola.. moj Karjol

  4. taso kume says:

    ME pelqe zbatimi korekte i kontratave dhe kujdes mos bini ne grackat e shembelltyres se AJROPORTIT TE TIRANES.

  5. juristi says:

    Ne ditet ne vijim do te kete nje padi per gazeten qe ka botuar lajmin dhe te gjithe ata qe guxojne te perbaltin imazhin e autoritetit portual………

  6. Lani says:

    Te dashur miq,
    Me sa i njeh bota gjermanet, mes tyre mund te gjesh aq genjeshtare sa dhe mund te gjesh LSI-ste te pakorruptuar.
    Po u prish dhe gjermani mere me mend se ku i bije te jemi pastaj ne shqypot.

    1. Mendimi im says:

      Po SIEMENS qe ka rryshfetuar gjysmen e Europes(sipas gjykates Gjermane )mos eshte firme shqiptare?!

    2. Realiteti says:

      Mos e merr me te qeshur kete punen e gjermaneve.Ato bizneset offshore nuk i kemi shpikur ne shqiptaret por europianet,per te pastruar parate e tyre.Nuk them se keta lesheistat nuk e kane ne gjak pak korrupsionin,por edhe ata gjermanet nuk jane pa gje.Mua nuk ma mbush mendjen njeri qe ata gjermanet nuk kane dhene rryshfet per te patur eskluzivitetin e aeroporteve ne shqiperi.

  7. A says:

    Gjermanet kane ecur shume perpara ne zhvillim, ne ekonomi, ne begati, ne mireqenie sepse e kane kuptuar se me “”RYSHFET, BAKSHISH, SHPERDORIME, KORRUPSION, VJEDHJE, GRABITJE, INTRIGA, NGATARRESA”” te cdo lloji hecet perpara si po ecim tani ne shqiptaret, ku tranzicioni dhe rimbekembja e ekonomis nuk po shikohet gje kundi.
    GJERMANIA ze vendin e pare ne Evrope dhe eshte lokomotiva e saj per zhvillim dhe fuqi ekonomike, kurse SHQIPERIA ze vendin e fundit si vend i pazhvilluar dhe i mjeruar.
    Por ka dicka, ne qoftese e kthen kollonen e emrave nga fundi ne fillim ne SHQIPTARET dalim te paret dhe GJERMANET dalin ne fund.
    Kete mund ta bejme se jemi sa te “”SHKATHET”” dhe te “”ZGJUAR””.

  8. Sali Qeni qeni i qenit says:

    “Juristi” e dime si behet rryshfeti ne shqiperi i njohim mire edhe shqiptaret qe jane ne shumice kriminele. Sqarimi i Ministrise eshte me se e qarte se si e bejne çorap punen, “sqarimi” vetem sqarim nuk eshte. Une do te kisha nje propozim ne keto kushte, firma Gjermane do te bente mire te sillej ne menyre mafioze jo duke u dhene rryshfet por plumb ne balle. Se do te isha prokuror vetem me “sqarimin” do ti merrja nen hetim ata te Ministrise.
    Zoti “Jurist” si e shpjegon qe shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Europe ne keto 25 vjet, e nje nga me te korruptuarit ne bote. Si e shpjegon qe shqiperia eshte vendi me i varfer ne Europe? Si e shpjegon qe shqiperia ka numerin me te madh ne Europe te vrasjeve per 100 mije banore?
    “Juristi” i leshit duket qarte qe punon ne port, por beni kujdes me te huajt se u shkelin ne bark u nxjerrin shpirtin andej nga nuk i del njeriut.

  9. tomsojeri says:

    A jan ryshfetxhij gjermanet? Kan futur ne thes gjith Evropen kte radh pa luft e me ryshfete dhe bashkohem me komentusin “A” qe nuk egzagjeron fare !Skandalet e SIMENS kudo qe ka shkelur dhe kamufllohen cuditerisht skan te mbaruar ! E njohin kaq mir kte rug, mos u cudisni fare e mos e ngateroni me korektesen ne te tjera fusha !Po mos ta bejn ata dikush tjeter i “zgjuar” do ta bente, dhe ska gje per tu cuditur se aq emra politikanesh te medhej te ksaj Evrope kemi lexuar per skandale koruptive ! Korupsioni esht lubrifikanti i kapitalizmit kam lexuar diku !

  10. h says:

    Eshte vesi Turkoshakeve* te mos pranojne kurre memesine e te keqes qe pjellin.Me demek e bejne dobiçin dhe duan te ta lene ne dere, eshte fatkeqesi per dheun qe i mban keto plehra .
    Citat
    *Tgfs i Temes Autor

  11. emigranti says:

    Neqoftese nuk jeni te perlyer, kerkoni deri ne fund zbatimin e ligjit, mos u terhiqni para askujt dhe hidhini ne gjyq ata qe ju pergojojne duke kerkuar edhe demshperblim.
    Ne te kunderten ju do te quheni fajtore.

  12. Sotir Jobuzi Permet says:

    Po verte nuk ka munder te plotesoje dokumentacioni. Thoni troc nuk na kane dhene ndonje kocke dhe neve. Te patosi cfare u be? E mire atje kemi interes dhe nuk flasim.

  13. fshatari says:

    Kur isha njehere ne Dardaneleeeee

  14. sylo says:

    femer e ndyre kjo mistria.ne vend qe te beje nje analize te thelle situates i pergjigjet akuzave si femijet, pa bere hetime domosdo paret i ka marr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje