Nisja e punimeve për TAP/Rama: Shqipëria përfiton 1 miliardë euro në 20 vitet në vijim

3 Korrik 2015, 14:50Ekonomia TEMA

Projekti TAP nisi sot zyrtarisht punimet, ndërsa Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoni tha se gazësjellësi do të punësojë qindra shqiptarë, ndërsa do të rrisë ekonominë vendase, por edhe atë të rajonit.

“Sipas një studimi të Universitetit të Oxfordit,q ë daton në vitin 2013 nga fillimi i punimeve dhe deri në 2018 pra në 3 vitet e ardhshëm, vetëm nga ky investim, prodhimi i brendshëm kombëtar do të rritet me 160 milionë euro në vit.

Ndërsa me fillimin e rrjedhjes së gazit në përfundim të investimit, po sipas këtij studimi të ardhurat për ekonominë shqiptare do të pësojnë një shumëfishim dhe ekonomia jonë vetëm nga ky projekt do të përfitojë 1 mld euro në 20 vitet në vijim.

Krah jush do punojmë si partner dinjitozë për të celur cdo shteg që mund të gjendet i bllokuar në rrugën tuaj për shkaqe të natyrës administrative apo për të mos lejuar pengesa”, u shpreh Rama.

Sipas tij, të ardhurat për ekonominë shqiptarë do të pësojnë një shumëfishim, nga ky projekt Shqipëria do të përfitojë1 mld euro në 20 vitet në vijim.

Por këto nuk përfshijnë të ardhurat nga investimet zinxhirë. Shqipëria ka marrë të gjitha masat që të përfitojë gjithçka që potencialisht mund të fitojë nga ky projekt dhe procesi me TAP ka qenë konstruktiv. Ndërkohë në mbështetjen e BE­së dhe falë punës së ministrit të Industrisë, tanimë ka nisur puna për hartimin e master­planit të gazit në Shqipëri, për të cilin BE jo vetëm që ka garantuar një grant prej 1.1 mln eurosh por ka siguruar dhe ekspertizën”, theksoi kryeministri.

Punimet e nisura sot janë vetëm hapi i parë në përgatitjet e TAP­-it për ndërtimin e tubacionit, që parashikohet të fillojë në vitin 2016.

Njoftojmë sot nisjen e fazës së parë të punimeve të një investimi që do të shtrihet deri në 5 vitet e ardhshme”, tha Rama.

Vlera e investimit në fazën e parë është shumë e konsiderueshme dhe krijon direkt 500 vende pune, krijon 500 km rrugë aksesi, 45 km për t’u rindërtuar në gjurmët ekzistuese, sikurse shëron plagë të mëdha për komunitetet që janë të lidhura me këto rrugë e ura e që deri më sot kanë qenë të izoluara.”

Kryeministri theksoi se TAP nuk është një tub që sjell gaz, por e kthen Shqipërinë në një nyje të furnizimit të energjisë nga lindja në perëndim.

“Për Shqipërinë do hapet një perspektivë e re dhe se qytetarët shqiptarë do përdorin gazin, si një formë më e lirë sesa energjia elektrike. Faleminderit për durim në shpërthejnë e kësaj panorame të përgjithshme. Dua t’ju shpreh investitorëve sigurinë e plotë të qeverisë shqiptarë, se ashtu si kemi punuar krah për krah, për të vënë një hartë investimet për të mbështetur investitorët, në kapërcimin e pengesave administrative apo burokratike, që janë tradicionalisht një problem për ta. Do punojmë së bashku me ju si partnerë dinjitoz, për të çelur çdo shteg që mund të gjendet në rrugën tuaj për shkaqe administrative, apo duke mos lejuar që të krijohen pengesa, për të cilat shqiptarët kanë paguar kosto të lartë në shumë vite, pasi administratat nuk kanë ditur të jenë në lartësinë e duhur për t’u zhvilluar”, pohoi Rama.

Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i cili vuri në dukje se gazsjellësi TAP është me rëndësi jo vetëm për BE­në dhe Rajonin për edhe për Shqipërinë.

“Sot moment historik për Shqipërinë. Gazsjellësi ka konkurruar edhe me versione të tjera, por u zgjodh ai projekt ku Shqipëria është vend transit. Gazsjellësi është me rëndësi jo vetëm për BE­në, Rajonin por edhe Shqipërinë”, tha Gjiknuri.

Punimet përfshijnë aksin rrugor nga Skrapari drejt Vithkuqit, një rrugë e njohur mesjetare, pasi këtej kalonin karvanët që lidhnin Korçën dhe zonat qendrore të Shqipërisë.

TAP do të ndërtojë dhe rehabilitojë mbi 100 kilometra rrugë përgjatë trajektores së tubacionit, duke nisur në Vishocicë, Trestenik, Vithkuq dhe Shtyllas në rajonin e Korçës, Çorovodë, Kakrukes në rrethinat e Potomit, në rajonin e Beratit deri në Seman dhe Topojë në rajonin e Fierit.

Gjithashtu do të ndërtohen dy ura të reja dhe do të rehabilitohen rreth 50 ura ekzistuese në rajonet e Korçës, Beratit dhe Fierit. Punimet do të kryhen nga një sipërmarrje e përbashkët si konsorcium, “Gener 2″ sh.p.k dhe “Sicilsaldo”, të miratuar pas një tenderi të hapur nga TAP-­i.

18 komente në “Nisja e punimeve për TAP/Rama: Shqipëria përfiton 1 miliardë euro në 20 vitet në vijim”

  1. tfgs says:

    sa fitim do te sjell big jamia….!!!?? pervec disa mijera dobiceve arabe qe do te pillen ne vatan nga sorrat e gastrosura ne jamite e arabise………..

    1. ai says:

      ti qeke koqe kanari.

  2. Dardan says:

    Te punsohen edhe ca gerrk se gjynahe jan ne krize te thelle te shkretit. Haaaaa

    1. aa says:

      Dardan

      Te punesojme TFG per ti clodhur puntoret qe punojne ne kete projekt duke ja mare ne goje te gjitheve me radhe…

      TFg do te jete shume i lumtur.

      1. Dreni says:

        Aa. Ket ka enderre tfg. Haaaaaaa

  3. anananananananna says:

    Nuk do punesohen 300 mije vete?

  4. Dardan says:

    Shqiperia e Kosova, pushtohen nga Investimet, ca po ndodh ne gerrci ka ndonje lajm.

    ‘Siemens’, ‘Opel’ e kompani tjera gjermane mund të investojnë në Kosovë

    http://www.zeri.info/ekonomia/40084/siemens-opel-e-kompani-tjera-gjermane-mund-te-investojne-ne-kosove/

    Miliardat nga Amerika, po vijnë në Kosovë

    http://botasot.info/ekonomia/423826/miliardat-nga-amerika-po-vijne-ne-kosove/

    ‘Bilfinger’: Oferta për termocentralin ‘Kosova A’ është 800 milionë euro

    http://zeri.info/ekonomia/39952/bilfinger-oferta-per-termocentralin-kosova-a-eshte-800-milione-euro/

    1. Pelasgian says:

      Per te gjitha mire pervec bilfinger .
      Do ndose ambjentin

    2. kuq e zi says:

      z dardan
      tashme perendimi greqine e quan te humbur ska kuptim te investosh atje zemra e tyre rreh per putinin
      perendimi po investon ne kosove-shqiperi sepse nuk duan qe aleatet e tyre te infektohen nga rusia
      sa per tfgs ai do jete moza e tapit

  5. Dardan says:

    Britania fillon ndërtimin e fabrikës së sheqerit në Skenderaj, Investimi 70 milion €

    http://botasot.info/ekonomia/419965/nenshkruhet-marreveshja-fabrika-ndertohet-ne-dashevc/

    E ardhmja e ballkanit jan shqiptaret.

    Greqia po ashkon drejt luftes qytetare falimentimit dhe zhberjes. Serbia po zhduket gjenetikisht ka 60% te popullsis mbi moshen 50 vjecare. Gjithashtu e zhytur ne borgje dhe krize te thelle ekonomike.

  6. loqetallsi says:

    Edvin thuaji popullit te verteten ,Popull qe ketej e tutje do hani me luge floriri ,Edvini eshte modest dhe nuk ja u thote prandaj vetem Edin dhe Erjonin te votoni gjithmone ….ah se harova dhe Ajolen se eshte e mire dreqi.

  7. albani says:

    Greqet sic e shikoni kane shume nostalgji per komunizmin,duan qe ta provojne patjeter shijen e tij,
    ndersa Cipras enderron qe te behet Cegevara i Ballkanit.
    Urime korrakopulo tfgs.

  8. A says:

    Sipas EDI RAMES, Shqiperia perfiton per 20-te vjet, 1 000 000 000 (NJEMIJELIARD) EVRO.
    Kete shifer pjestoje per 20-te vite. Fitimi 50 000 000 (PESEDHJETE MILION) ne 1(NJE) vit.
    Popullsia e Shqiperise, zyrtarisht, eshte 2 800 000 banore.
    50 000 000 : 2 800 000 = afersisht 18 (TETEMBEDHJETE) EVRO per njeri ne 1(NJE) vit. Komentin bejeni vete.

  9. al paci says:

    Dhe po ti perfitojme vertet ato 18 euro do jet gje e madhe, po ato perfitime qe do ket shqiperia do ti vjedhin bandat ne pushtet likja me shoket e tij. Rama thot ne 20 vjet do perfitojn ekonomia shqiptare 1 miljard euro dhe do rregullohet shqiperia, kur ne shqiperi ka 20 vjet qe vetem na dergesat e emigranteve futen 1 miljard ne cdo vit dhe shqiperia nuk esht rregulluar.

    1. albani says:

      Natyrisht perfitimet do ti marrin vetem disa persona.
      Ashtu ndodh dhe me rritjen e te ardhurave per fryme,mesatarisht ato jane rritur nga viti ne vit,mirepo per 99.9% te popullsise ato jane zvogeluar me nga nje perqindje ne vit ndersa per 0.1% te popullsise,pushtetare dhe politike ato jane dhjete-mije-fishuar,natyrisht qe mesatarja na nxjerr dhe ne te fituar.
      Keshtu pra zhvillimi ekonomik i Shqiperise perfundon vetem ne disa qindra xhepa,dhe jo ne xhepat e gjithe popullsise Shqipetare.
      Eshte e sigurte qe ne Shqipetaret dhe cmimin per gazin pas rrjedhjes se tij ne kete tubacion do ta paguajme me shtrenjte se popujt e shteteve qe nuk kane fare tubacione te tilla.
      Ne dhe afer perroit do te jemi dhe pa vaditur do te ngelim,dhe afer burimit dhe te thare per uje,dhe afer furres dhe te uritur,dhe ne zemer te Evropes dhe vite larg saj.

  10. alben says:

    Shpresojme te jete 1000 vjecari i SHQIPTARVE!!!!!!!!!!!!!!!!

  11. antibiotik says:

    Cfarë do të thotë (shqipëria vend tranzit)?

  12. A says:

    SHQIPERIA e mbushur me burime ujore, perrenj, lumenj, liqene dhe eshte nder vendet me te pasura me uje ne Evrope, por uje ose nuk kemi ose e kemi me orar. Gjithashtu edhe cmimin e kemi shume te larte.
    Duhet te thene edhe kjo tjetra, zona naftembajtese Patos – Marinez, prej 25-se vjetesh eshte deri trefishuar nxjerrja e naftes, por ne fund te vitit, ne Shqiperi ndodh, qe gjithcka del me humbje.
    Prandaj nuk e ha njeri brockullen TAPI-t.
    I themi EDI RAMES, pamvaresisht se perseri ke marre NJEMIJELION VOTA, por leri genjeshtrat dhe mashtrimet, sepse ke thene se per 4(KATER) vjet do te hapi 300 mije vende pune, deri tani asnje dhe brockulla.
    Votat qe ke marre rreth, 400 mije jane te SIMPATIZANTEVE te PD-se qe nuk durojne mashtrimet e PD-se dhe te kryetareve defakto SALI BERISHA dhe dejure LULEZIM BASHA. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje