Sesioni parlamentar pritet të mbyllet nesër me miratimin e ligjit të ri për turizmin, ndërsa ai mund të konsiderohet një sesion pothuajse i dështuar për opozitën.
Kjo jo vetëm për shkak të mosarritjes të bërjes së një oponence të qartë ndaj ligjeve të Qeverisë, por edhe për shkak të problemeve të brendshme në Grupin Parlamentar demokrat.
Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, megjithëse dy vite në drejtimin e partisë më të madhe opozitare, ende nuk ka mundur të bëhet një lider i të gjitha strukturave partiake, ku përfshihen edhe deputetët.
E ndërsa me formulën e re të përbërjes dhe funskionimit, Basha duket se ka disi nën kontroll Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD, ku ka përfshirë shumë nga mbështetësit e tij, kjo nuk mund të thuhet për Grupin Parlamentar.
Përballjet e tij publike ose jo me shumë nga deputetët, nxjerrin në pah problemet që duket se Basha ka menduar t’i zgjidhë në 2017, kur edhe të përzgjedhë emrat e kandidatëve të Partisë Demokratike për Parlamentin e ardhshëm.
Por cilët janë deputetët që i kanë shkaktuar jo pak probleme Kryetarit të Partisë Demokratike?
Mesila Doda, deputetja demokrate e zgjedhur nga Qarku i Fierit, duket se është kontestuesja më e fortë e linjës Basha në Partinë Demokratike. Përballjet mes tyre kanë shkuar deri në limitin sa deputetja demokrate nuik ka qenë pjesëmarrëse në disa nga mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD. Në disa raste ajo nuk është njoftuar për mbledhjet e Grupit, në disa të tjera ligjvënësja demokrate mund të mos ketë marrë pjesë vetë. Madje Doda nuk u përfshi në asnjë nga grupet e punës gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore.
Astrit Patozi është një tjetër ligjvënës demokrat që nuk ka kursyer kritikat ndaj Bashës. Madje përballjet mes tij dhe kreut demokrat u evuidentuan edhe gjatë fushatës për zgjedhjet vendore, ku Patozi i deleguar për Bashkinë e Vorës, pothuajse u la i vetëm në fushatë, megjithë problemet e denoncuara herë pas here prej tij.
Jozefina Topalli, një nga kundërshtaret e Bashës prej disa vitesh, nuk ka kursyer akuzat në drejtim të Lulzim Bashës në lidhje me humbjen e zgjedhjeve. Topalli dhe Patozi kanë qenë ndër të paktët deputetë që publikisht kanë pohuar se PD ka humbur zgjedhjet, në një kohë kur Basha deklaronte se rezultati i 21 Qershorit ishte një hap i madh përpara për Partinë Demokratike. Madje të dy deputetët kanë kërkuar zhvillimin e një analize të plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësve për humbjen, pavarësisht se kreu demokrat ka zgjedhur startegjinë për të shtyrë procesin në vjeshtën e këtij viti.
Oerd Bylykbashi, deputeti i PD-së së Qarkut të Durrësit, është një tjetër ligjvënës demokrat që ka pasur përplasje me Bashën. Debatet mes tyre, ndonëse jo publike, i përkasin periudhës së zgjedhjeve të brendshme në parti, konkretisht kandidaturave për postin e kryetarit të degës së PD-së në Durrës. Basha në atë kohë ka refuzuar kandidimin e një prej emrave të propozuar nga Bylykbashi. Gjithashtu përballja duket se është aktivizuar edhe pak përpara zgjedhjeve vendore në lidhje me kandidatët për Bashkinë e Durrësit dhe këshillit bashkiak të qytetit bregdetar.
Majlinda Bregu, po ashtu renditet ndër deputetetet që ka kontestuar linjën Basha dhe mënyrën e tij të organizimit të Partisë Demokratike. Bregu në disa mbledhje i ka kërkuar Bashës sqarime në lidhje me udhëzimet dhe emërimet e kryera prej tij përsa i takon procesit organizativ të Partisë Demokratike. Bregu, si anëtare e Kryesisë së PD-së, për shkak të pozicionit të saj si Kryetare e Komisionit parlamentar për Integrimin, ka ngritur shqetësimet se anëtarët e kryesisë nuk informohen në lidhje me procesin organizativ, ndërsa mësojnë përmes mediave vendimet e marra nga Basha.
Genc Ruli gjithashtu ka kundërshtuar Bashën në vendimmarrjet e tij përsa i takon të deleguarve për zgjedhjet vendore. Ruli kërkonte drejtimin e fushatës në Gjirokastër, në një kohë kur në këtë qark ishte caktuar Tritan Shehu. Ruli u vendos të ishte pjesë e Grupit të Punës në Tiranë, por ky vendim nuk u mirëprit, dhe deputeti demokrat pothuajse nuk u angazhua fare në fushatë. Vec kësaj Ruli, bashkë me Patozin, Dodën dhe Bregun renditen ndër deputetët që kanë kundërshtuar Bashën në politikën për bojkotin parlamentar.
Por vec këtyre emrave që nuk kanë nguruar të përballen publikisht ose jo me kreun demokrat, edhe shumë deputetë të tjerë të partisë më të madhe opozitare, duket se nuk përkrahim linjën e zgjedhur nga Lulzim Basha për të drejtuar PD-në.
Arben Imami, Eduard Selami, Astrit Veliaj dhe Igli Cara, mund të renditen ndër deputetët që kundërshtojnë linjën Basha. Secili prej tyre është lënë në hije nga kreu demokrat, përfshi këtu edhe angazhimin e tyre në fushatë. Asnjë prej deputetëve nuk u zgjodh të ishin drejtues të Grupeve të Fushatës për zgjedhjet vendore, me përjashtim të Arben Imamit, që nga Elbasani u cua në Shkodër, por më pas u tërhoq. Eduard Selami, ish-drejtues i PD u caktua si pjesëtar i grupit të punës në një nga minibashkitë e Tiranës, Astrit Veliaj dhe Igli Cara u lanë jashtë strukturave të fushatës, pavarësisht ndikimit që ata mund të kishin në Qarqet ku ishin zgjedhur deputetë. /gj.k/
Po kjo parti eshte nje parti rrumpalle.
Kjo quhet deshire “futja pordhe e grij sallate”….
Koha mir duket që në mëngjez.
Lulzim Basha do te mbetet si personifikim I nje tollombaceje te fryre me vota te vjedhura. Pikerisht per keye arsye si dhe per shkak te paaftesise servilizmit dhe perdorimit nga Berisha dhe familja si lecke per te fshire kepucet ka per te mbeetur si shprehje ne politike si nje fenomen “fenomeni Basha’ ashtu si ngeli ” fenomeni Dokle’, kur u perdor kandidatura e Namikut nen hijen e Ramiz Alise ne ’91-in Por tani I paska ardhur goja memecit
Nuk e kam gjetur akoma cdo te thote shprehja , kashte e Koqe , kete ma shpjegoje llullua.
Ja keni fut si kau peles me kete shkrimin
ne 2017 ten,,,,,
adio………………..fashista !
kjo nuk eshte parti,kjo eshte degezim i cetes famekeqe te Arkanit ,eshte vazhduesja e saj ,por me nji ndryshim,me mbulesen e petkut gjoja demokrat qe kurre nuk qe !
te gjithe sa permenden e kane nga nje histori te frikshme
L.Basha ish minister brendshem vrau 4 vete ne bulevard, vodhi pa gjygj 300milion euro dhe shiti detin, etj
Genc R bashke me Artan Hoxhen, presidentin,me sy e vetulla qe ne fillim i preu te gjithe arrat e Tropojes i shiti si dru
Astrit Patozi, ngjitur me S.Berishen
Xhozi shkaterroi diplomacine shqiptare, mori dhendrin vellain etj nga rruga i beri konsuj,ka ngritur saraje me pallate ne Razem,perbindeshe,perdori parlamentin sikur te ishte zhele
Oert Bylykbashin e beri deputet Duka duke i falur 5000 vota, nuk e do Durresi, psene e din ai.
Mesila, bravo Enkelit, sa per ate bishti i plakut rrjedhur
Pse ekziston akoma PD sikur nuk eshte me
Te gjithe me nder keta “kundershtare” jane ca plehra te korruptuar qe duhet te ishin shumica ne burg. Kujt i plasi per keto ndyresira dhe kete parti, qe si tha A. Stefani ishte fatkeqesi qe u themelua.
tashme eshte e qarte se pd -ja nuk vjen ne pushtet as per dy mandate te tjera kshu si u katandis. ne krahun tjeter autoritari ,eshte blinduar si ne kohen e.hoxhes.me spiune ,me media, me para ,shantazhe,oligarke,kriminele,prokurore,gjykates,etj
Kjo eshte parti Vjedhjes Vrasies e Mashtrimit e Shkaterrimit te Kombit Shqipetare
Ky eshte momenti i duhur qe ne krye te PD ne Durres te vendoset i preferuari i Oerd Bylykbashit, ate..te pazevendesueshmin,,,Pallen e PArtise
Kjo Parti eshte e destinuar te transformohet ne organizate