Mbyll dyqanin e videolojrave dhe harron të kyçur tre fëmijë brenda.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 13 në qytetin e Durrësit.
Sipas burimeve nga policia Arben Pëllumbi 45 vjeçar pronari i dyqanit në gjendje të dehur ka harruar se brenda ambienteve të tij ndodheshin dhe 3 fëmijë që vazhdonin të luanin. Ka kyçur dyqanin duke i mbyllur brenda.
Fëmijët të alarmuar kanë njoftuar policinë, e cila shkoi dhe kërkoi nga 45 vjeçari të hapë dyqanin për të nxjerrë fëmijët. Këtu ka nisur konflikti mes Pëllumbit i cili në gjëndje të dehur ka goditur dhe kanosur efektivin e policisë, raporton Ora News.
Policia e Durrësit informoi sot për arrestimin e tij duke e akuzuar se ka penguar veprimet e ligjshme të policisë, i ka goditur, për shkak të detyrës dhe ka kanosur për vrasje punonjësin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”,”Goditjet për shkak të detyrës”dhe”Kanosje për shkak të detyrës”, parashikuar në nenet 236,237 dhe 238 të Kodit Penal.
tjeter sunit problematik,BOJKOT gjithe lokaleve,aktiviteteve,bixneceve e shejtani me te bir nqs jane nen pronesi sunitesh,pasi pabesia ,shkelia e ligjit dhe poshtersia jane prezent……….
sa poshte ke rene more kushuri
E nxore prapanicen ti byt*q*r?