Policia angleze ka ngritur akuza për tre shqiptarë të dyshuar si organizatorë të një konspiracioni, duke kërcënuar një shitës makinash, me qëllim përfitimin e një shume prej 200.000 stërlinash.
Vëllezërit Besnik Sula dhe Atem Sula, së bashku me Erion Isakun, janë shqiptarët e arrestuar, të cilët kanë dalë përpara gjykatës Bradford CrownCourt.
Të tre shqiptarët në bashkëpunim, nëpërmjet një arme tip pistoletë, kërcënuan Mohammed Saad duke i thënë se duhet të paguajë 200.000, pasi një lituanezi, bashkëpunëtor, i tyre, i kishte humbur 5 kg kokainë.
Sipas prokurorit të cështjes “të dy vëllezërit Sula ia vendosën armën në kokë Mohammed Saad, duke e kërcënuar se nëse nuk paguante paratë, atëherë do ta vrisnin”.
Pas kërcënimit të pare, të tre shqiptarët kanë udhëtuar nga Londra në drejtim të zonës Bradford, për të kryer kërcënimin e dytë.
Vëllezërit Sula, së bashku me Erion Isain e ndoqën nga pas makinën e Mohammed Saad, teksa ai kishte parkuar përpara një shkolle për të marrë fëmijët.
“Ai ishte shumë I nevrikosur dhe bërtiste duke më sharrë. Kërkonte me insistim paratë duke më thënë “Ku janë paratë e mija…..do të vras……do ta mbush kokën me plumba….” ka thënë Bashir përpara gjykatës.
Gazeta lokale “The Telegraph&Argus” raporton se të tre shqiptarët I kanë mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria.
Bradford nuk eshte zone eshte qytet 320 km ne veri te Londres dhe Telegraph and Argus eshte gazeta locale e qyetit.
Lam nam gjithandej mania te behemi te pasur per nje nate jo mo njerez punoni se do gezoni pasuri se kriminelet per dhjame qeni do shkojne me gjithe pasuri Lavdi Zotit te Larte.
I ka ngren suma Muhammadit (Indian-it) se ju ka duke i embel leku.
Tentativa ësht dështim