Zamir Çekani gjatë marrjes në pyetje ne polici ka treguar të gjithë dninamikën e krimit, duke pohuar se ka qënë i dehur ne momentin kur lidhi me litar e qelloi me thike bashkeshorten e tij. Sipas tij gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Ai ka kërkuar mëshirë, duke u pohuar policëve se u linte amanet tre fëmijët e tij, raporton A1 Report.
…
Mosmarrëveshjet banale prej mëse një muaji kanë çuar në krimin e radhës brenda familjes.
Një burrë 38-vjeçar mbyti me litarin e teshave bashkëshorten e tij 35-vjeçare dhe e qëlloi atë disa herë në parakrah me thikën e bukës.
Krimi brutal ndodhi pasditen e kësaj të shtune (15 gusht) në fshatin Proptisht të Pogradecit.
Sipas policisë, Zamir Çekani vrau nënë e tre fëmijëve të mitur, Lirien, gjatë grindjes të nisur mes tyre në banesë për motive banale. Sipas policisë, gruaja dyshohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e mbytjes. Pas krimit 38-vjeçari ka hedhur thikën jashtë banesës, e cila për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë ende nuk është gjetur nga policia.
Të parët që janë nisur drejt shtëpisë së ciftit Cekani ishin kryeplaku dhe infermierja e fshatit, të cilët e kanë gjetur të pajetë në banesë Lirien pak minuta pasi kishte ndodhur krimi i rëndë. Me të mbërritur në banesën e families Çekani, policia arrestoi autorin Zamir Çekani i cili nuk ishte larguar nga banesa ku kreu vrasjen e bashkëshortes së tij.
Burri kishte pire ne lokal, masakroi gruan ne sy te femijeve
38-vjeçari pasi kishte kaluar disa orë në klubin e fshatit ka shkuar drejt banesës në gjëndje të alkoolizuar. Pasi ka shkuar në banesë është turrur drejt bashkëshortes së tij duke i kërkuar ushqimin edhe pse kjo e fundit i kishte bërë gati gjithçka. Në gjendje të dehur gjatë debateve 38-vjeçari fillimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas ka marrë nga kuzhina thikën dhe ka goditur disa herë mbi trupin e bashkëshortes ne sy të fëmijëve.
Familjaret detyruan vajzen te kthehej te burri dhunues
Lirie Çekani nëna e tre fëmijëve të mitur prej vitesh jetonte në kushte ekstreme dhe nën dhunën e vazhdueshm të bashkëshortit ndërsa kishte tentuar disa herë të largohej nga martesa e saj. Kanë qenë familjarët e saj ata që kanë detyruar vajzën e tyre të kthehej pranë bashkëshortit pa marë parasysh dhunën që ushtrohej çdo ditë mbi vajzën e tyre.
Po ai ka 10 vjet qe e rreh sistematikisht te shkreten.
Cfare meshire kerkon tani?
Zamiri eshte me probleme mendore dhe kete e di i gjithe fshati.
Ai duhej cuar ne spital psikiatrik dhe jo ta martonin.
Fajet i ka dhe e jema e cila e ka edukur mizerabel fare dhe kur ky rrihte gruan e jema i bertiste vraje fare.
(Nga nje banor i fshatit Proptisht)
thjesht albanistan, keshtu e kthyen talebanet politikane ate vend dhe sot kemi krime albanistanesh. Bravo antishqiptaret e realizuan me sukses shkaterrimin e shoqerise shqiptare, rrofte PD me PS dhe talibanet e partive te tjera!
Njeriu ka nevoj për mish,kokain,kanabis, raki,seks.,dhe po i mungoi njëra nga këta, bëhet i padurueshëm
Me sa degjojme per keto konflikte familjare me pasoja fatale,te cilat po shtohen ne menyre te frikeshme ka ardhur koha qe te studiohet nga ekspertet qe para se cifti te vere kurore, te kalojne para nje komisioni mjeksor psikiatrik.Perse te lejohen martesat midis te semureve,me skizofreni latente?Per te krijuar drama dhe tragjedi te tilla, qe lene gjurme per tere jeten tek femijet?
Po kujt i duhet me ai kriminel, femijet do jene me mire pa te. Ndyresira.
fukarallek makarallek!
e mjera grua cfare fati te zi pati.
familjet shqiptare shume here nga varferia ose injoranca nuk ndihmojne vajzat kur jane te martuara.
shtet duhet te ndihmoje me shume; te krijoje qendra per grate e abuzuara…
burrat duhet te kuptojne qe garte kane po aq rol ne jete sa edhe ata. mirepo injoranca …..
popo grini juve car kujtoni se jetojn amerike atje atje asht si me qen ne mesjet cdo gje sapo jam kthy arabiiiiiii
ne cdo mentalitet jan injorante kudo juve grini sallat ato sdin asgje jan nje shekull prpa botes
Te varet ne litare.