Del natën me persona të tjerë në një pub në Sarandë, italiani rreh bashkëjetuesen e tij franceze

24 Gusht 2015, 17:06Kronika TEMA

Kush tha që vetëm shqiptarët janë të dhunshëm me gratë e tyre!

Një çift pushuesish italo-francez ka përfunduar në Policinë e Sarandës, pas një zënke.

Bëhet fjalë për 36-vjeçaren Karin Denife Suzann dhe 44-vjeçarin italian, Giusepe Bruno Alvini.

Sipas pretendimeve të shtetases franceze, bashkëjetuesi i saj italian e kishte goditur atë.

Shkak ishte bërë fakti se mbrëmjen e së shtunës, ajo kishte shkuar me disa persona të tjerë në pub.

Kur 44-vjeçari i kishte kërkuar llogari pse kishte shkuar në pub me persona të tjerë, ajo i ishte përgjigjur se “donte të kërcente për qejf”.

Kjo përgjigje e ka tërbuar bashkëjetuesin e saj italian, që nuk ka duruar më dhe e ka qëlluar atë më shpullë.

Për këtë arsye, 36-vjeçarja ka marrë në telefon Policinë e Sarandës, për të kërkuar një urdhër mbrojtje.

Çifti italo-francez që jeton në Napoli, prej disa ditësh gjendej në Sarandë, ku po kalonin pushimet.

3 komente në “Del natën me persona të tjerë në një pub në Sarandë, italiani rreh bashkëjetuesen e tij franceze”

  1. lakja says:

    Napoletan mor burr. Nejse mir ja ka bere

    1. artiles says:

      Pergjigja e sakte e bashkejetueses franceze duhet te ishte: doja te kerceja per ….. hall!?

  2. Lili says:

    Prit ni kur te thot ‘u ndikova nga ambienti ku isha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje