Veliaj i dorëzon çelësat e shtëpive 30 familjeve te para që përfituan banesa sociale, mes tyre edhe Tonin Tërshana

1 Shtator 2015, 11:08Sociale TEMA

Nga sot 30 familje që përfituan banesa sociale nga vendimi i Këshillit Bashkiak nuk janë më të pastreha. Ato kanë marrë sot në dorëzim shtëpitë e tyre nga vet kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili u ka dorëzuar atyre çelësat dhe dokumentacionin e përkatës, çka i bënë ata pronarë të këtyre banesave sociale. Në fjalën e tij Veliaj ndërsa ka evidentuar faktin se brenda 1 muaji mundi të mbaj njw nga premtimet e tij të fushatës elektorale, ka kërkuar nga banorët e kësaj lagje të re që ta rruajnë këtë pronë dhe të bëhen model i miradministrimit për gjithë Tiranën.

Ne duhet të sjellim sot një model sesi mund të jetë një lagje e Tiranës. Ne duhet ta ruajmë këtë lagje dhe ti tregojmë Tiranës një model të ri bashkëjetese. Dua shumë që këtë ambient dhe model ta ruajmë si gjënë më të shtrenjtë të qytetit tonë”, – tha kryetari i Bashkisë.

Më tej ai ka shfrytëzuar rastin që ti bëj thirrje dhe gjithë ndërtuesve që të kontribuojnë në lehtësimin e çështjes së strehimit në Tiranë, duke i ftuar ata që të ulin çmimet e apartamenteve stok. Në të kundërt ai ka bërë të ditur se Bashkia që ai drejton do të përdorë mekanizmat ligjor për ti detyruar ata që të ulin çmimet sipas kërkesave të tregut.

Dua t’i bëj një apel ndërtuesve dhe shoqatës së ndërtuesve në Tiranës. Kjo që po bëjmë nuk mjafton ndaj i kam bërë thirrje shoqatës së ndërtuesve të ulin çmimet e apartamenteve të pa shitura. Ka disa gjera që shteti mund t’i bëj që t’i detyrojë privatët t’i binden rregullave të tregut. Për këtë arsye ne do propozojmë që në Këshillë Bashkiak që të paguhet taksa e pronës edhe për apartamentet e pa shitura. Nëse vendosin të ulin çmimet, atëherë të përgatiten të paguajnë taksën e pronës. Është e vetmja mënyrë se si ne mund ti kërkojmë ndërtuesve të ulin çmimet”, tha Veliaj.

Më pas ai u ka dorëzuar personalisht çelësat 30 familjarëve përfitues, mes të cilëve ishte dhe këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Tonin Tërshana, si dhe banorë të komunitetit romë që dy vite më parë u nxorën forcërisht në rrugë te zona e pallatit me shigjeta.

Në fjalën e tij, këngëtari Tërshana ka falënderuar kryetarin e Bashkisë që bëri të mundur që pas 20 vitesh edhe ai të kishte një shtëpi si gjithë të tjerët.

6 komente në “Veliaj i dorëzon çelësat e shtëpive 30 familjeve te para që përfituan banesa sociale, mes tyre edhe Tonin Tërshana”

  1. relisti says:

    akoma nuk ka filluar nga vjedhja ky..apo ne fillim do te beje ca furça

    1. Hajdari says:

      Bravo u qofte Rilindasve! ..ijani nenen biznesit dhe biznesmeneve. Pse nuk ja sekuestroni me mire pronat gjakpiresve dhe ja jepni votuesve dhe militanteve si shperblim per vjedhjen e votave…

  2. Sokrati says:

    realist ke pseudonimin ,po do te jesh nje ngatrreaxhi i pahuar nga ata qe humben pushtetin. pote jesh ‘realist” do te falendeoje Veliajn per kete gje qe beri realitet e jo si ai LUlzimbasha qe i mbante rezerve per te fituar para……..

  3. andi says:

    e gezofsh shtepin o Tonin Tershana, jetosh gjate aty e pac perparime e shendet te mire. i lumte krytarit per punen e mire qe po ban, mos u kompromentofte e korruptofte si paraardhesi hajdut e kriminel.

  4. Tema says:

    Tonin tershana ësht e kundërta e ridvan bodes

  5. dhembeli says:

    Te vafte mbare mor djale!
    Ne kohen e Sales mernin shtepi nga enti kombetar I banesave ata qe ishin me pozite ose me para,nje nder ata ishte dhe Santua (te na ndjeje atje ku eshte)jo ata qe e meritojne si Tershana etj.
    Djem si ti ka nevoje Shqiperia !
    Hallall qumeshti I nenes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje