Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikon rezultatet e kontrolleve të ushtruara në pikat e tregtimit të karburanteve gjatë muajit Gusht 2015.
Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”.
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka marrë masë ndëshkimore administrative për 98 subjekte. Prej tyre, mbi 40 kanë rezultuar se shkelnin nenin 15 të ligjit duke mbushur bombola me gaz të lëngshëm për përdorim rezidencial në pikat e autogazit.
Mungesa e dokumentacionit të plotë të përcaktuar nga ligji ka çuar në ndëshkimin edhe të dhjetra subjekteve të tjera ndërsa në tre raste është ndërmarrë sanksion me gjobë për probleme me cilësinë, respektivisht pikën e flakërimit dhe përmbajtjen e squfurit jashtë normave.
Ne nuk na interesojne statistikat dhe raportimet por na duhen emrat dhe pikat e karburanteve qe abuzojne ne kurrizin tone dhe kjo ne baze te te drejtes se informimit.
Per te gjithe qe gjeni kohe per komente por jo per te kontrolluar faqet zyrtare te institucioneve http://iqt.gov.al/al/wp-content/uploads/2015/09/Tabela-e-Subjekteve-të-ndëshkuara-Gusht-2015.pdf
na mbyti nafta e Ballshit na u be kancer, tmerr. E gjitha po shitet brenda vendit, cpo behet keshtu. Ne burg per vrasje dhe demtim shendeti te gjithe ata qe abuzojne me xhepat dhe shendetin tone. Ne Maqedoni por qe ka shtet nafta me pak se 1 euro dhe e shkelqyer.
Ne Maqedoni eshte 50 dinate dmth 100 leke me tonat.
hallall cmimi por problem cilesia po bejme motorr qe vitin epare te makines pervecse arji eshte katran. Duhet patjeter te rregullohet ky treg por ai i ushqimeve nuk po dime cfare po hame, blejme gjalp e del margarine
Perse nuk i identifikoni me emra dhe vend ndodhje pikat e karburantit qe abuzojne ne cilesi apo sSi se i ndeshkon konsumatori vete . Por me sa duket jeni dhe ju pjstar te ketij abuzimi. Mos na detyroni qe te informojme Lilen per keto gjera kaq te medha .
http://iqt.gov.al/al/ishti-gjobit-98-subjekte-per-muajin-gusht-2015/