Rikthehen maskat, "policët" grabisin në mes të autostradës një person

10 Tetor 2015, 10:03Kronika TEMA

Rikthehen maskat në vend, e këtë herë jo më në zona të thella dhe rrugë pak të rrahura, por në kilometrin e 5-të të autostradës Tiranë-Durrës.

Dy persona të armatosur, të veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë dhe të maskuar, kanë ndaluar një automjetet tip “Volkswagen Golf” dhe pasi kanë zbritur me forcë drejtuesin e tij, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke marrë dhe mjetin, raporton TCH.

Mësohet se ka qenë vetë drejtuesi i mjetit ai që ka njoftuar policinë, e cila menjëherë ka mbërritur në vendngjarje dhe pas mbledhjes së të dhënave të para, janë vendosur në postblloqe të shumta përgjatë gjithë autostradës Tiranë-Durrës dhe në rrugët lidhëse me të.

Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me dy grabitësit, por mësohet se efektivët e policisë kanë nisur verifikimin e kamerave të sigurisë të një sërë biznesesh që ndodhen përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, për të dokumentuar çdo lëvizje të dy grabitësve.

2 komente në “Rikthehen maskat, “policët” grabisin në mes të autostradës një person”

  1. dritan prifti says:

    u kthye tahiri nga pushimet ne korfuz?

  2. tfgs says:

    sunitet jihadista pasi harxhuan edhe qindarken e fundit ne El bazar arena,filluan ”zanatin” e grabitesit………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje