“500 euro ose publikoj videon nudo”, në pranga i riu që shantazhonte policen në Elbasan

30 Dhjetor 2015, 09:08Kronika TEMA

Një 22-vjeçar nga Elbasani do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi i kishte kërkuar 500 Euro një policeje duke e shantazhuar se do t’i publikonte fotot nudo në dush.

Ngjarja ndodhi në gusht të këtij viti, kur oficerja e policisë me iniciale R.L po bënte dush në shtëpinë e saj njëkatëshe.

Gjatë kësaj, ajo dëgjoi zhurma dhe pa një djalë që ishte tek dritarja dhe po e filmonte teksa ishte nudo. Pasi i thirri, ai u largua me shpejtësi duke kaluar murin e oborrit.

Dy ditë më vonë, oficerja gjeti një letër poshtë derës së shtëpisë, në të cilën shkruhej që të linte 500 Euro pranë koshit të mbeturinave të zonës, shkruan ‘GSh’.

Në të kundërt, pamjet nudo të polices në dush do të bëheshin publike në internet. Kështu, oficerja R.L u autorizua për të kryer veprime dhe printoi 5 kartmonedha 100 Euro e i futi në një zarf.

Ajo zbatoi porosinë siç shkruhej në letrën anonime, dhe i hodhi paratë tek koshi i mbeturinave. Gjatë gjithë kësaj kohe, veprimet survejoheshin në distancë edhe nga oficerë të policisë. Pasi dorëzoi paratë, u afrua një person dhe pasi mori zarfin u largua.

Ai u ndoq nga policia dhe më pas u arrestua. I riu u identifikua si Marjo Bici, të cilit iu sekuestrua edhe celulari Nokia E51. Në telefon u gjetën edhe pamjet nudo në dush të oficeres së policisë. Marjo Bici pranoi fajësinë dhe tashmë akuzohet për gjobëvënie.

2 komente në ““500 euro ose publikoj videon nudo”, në pranga i riu që shantazhonte policen në Elbasan”

  1. edlira says:

    Pamjet nudo jane tani ne duart e sigurta te kolegeve…Gezuar!

  2. i papami says:

    kane gjetur rryuge te “ndershme” djmete shqiptare per te nxjerre leke. loqe qe te gjithe jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje