Në dorë të Kaç Islamit!

19 Janar 2016, 21:34Editorial TEMA
Në dorë të Kaç Islamit!

Nga Mero Baze

 

Një të diel, ndërsa në faqen online ishte botuar një shkrim nga blogu i “Haffington Post”, që jepte kushtrimin për revolucion në Shqipëri, më telefonoi kolegu im Lutfi Dervishi dhe mu lut sikur të ishte gazeta e tij, ta hiqja shkrimin nga faqja, se ishte një turp. Në të vërtetë se kisha lexuar plotësisht, por e kisha botuar për shkak të qasjes së tij kritike. Por, Dervishi më shumë se me shkrimin dhe qasjen kritike, e kishte me autorin. Jaime Monfort, i cili kishte nënshkruar shkrimin, aq shumë të ribotuar në gjithë gazetat e vendit, përfshi dhe Temën, kishte qëndruar gjatë verës në Tiranë, në përpjekje për të kontaktuar një listë të gjatë personash, për të krijuar një “qeveri të botës”, dhe kishte bezdisur me email-et e veta, dhjetra njerëz të njohur në vend, përfshi dhe kolegun në fjalë, i cili ka aftësinë t’i dedektojë shpejt të marrët.

Por çfarë ka ndodhur më tej?

Gazeta TemA po boton sot një email që Jaime Monfort ka shkëmbyer me Kastriot Islamin, të cilin e vlerëson jo vetëm për idetë që ai i ka dhënë, por dhe i premton një post si zëvendëskryeministër “në atë qeverinë e botës” që ka menduar.

Nuk do t’ia vlente ta merrnin seriozisht një të marrë që shetit rrugëve të Shqipërisë, dhe që arrin të depërtojë deri tek blogu më i famshëm në botë, për të bërë një thirrje për revolucion, po qe se email -et e tij, nuk do të zbulonin “mentorin” real të tij, Kastriot Islamin, i cili nuk është budalla.

Nuk është budalla jo vetëm se këtë e thotë Jaime Monfort, por se për 25 vite që ka në politikën shqiptare, dhe kur ka bërë budallallëqe, i ka bërë nga halli. Në përgjithësi mbahet siç e ka portretizuar dikur Doktori, si “Kaçi i zi”, një politikan agresiv, dhe i palodhur për të nxirë kundërshtarin e vet.

Letërkëmbimi që po botojmë sot tregon se pas atij shkrimi revolucionar dhe thirrjes për përmbysje, si dhe vizatimit zi e më zi të Shqipërisë, qëndron vet Kastriot Islami. Dhe për këtë duhet vlerësuar si një punëtor i denjë i opozitës, i cili di të përdorë jo vetëm të mençurit, por dhe të marrët e kësaj bote. Ky torollak që ka firmosur duket nga email-et që dërgon, që nuk di as ta lexojë atë që ka shkruar.

Kjo histori në të vërtetë tregon se sa banale është shpesh herë ajo që depërton në shtypin e huaj për Shqipërinë dhe sa të cekët jemi ne, që me të njëjtën lehtësi vrapojmë të gëzojëm si për reklamat që paguajmë vet për të na lavdëruar, dhe për të sharat që sponsorizojmë vet, për të na nxirrë të tjerët, ngaqë vet jemi të pabesueshëm si opozitarë.

Rasti në fjalë tregon se si një opozitar i denjë i Tiranës, ka përdorur një njeri me të meta mendore, për të depërtuar tek një nga blogjet më të famshme në botë dhe për të bërë një shkrim të zi, i cili nuk është se na bën ndonjë dëm të madh, por tregon se ç’mund t’i bëjmë vetes, kur nuk ja dalim dot të bëjmë opozitë normale në Shqipëri.

Keqpërdorimi që Islami i ka bërë këtij torollaku, i cili siç shikohet ka bërë dhe një qeveri hije me Avni Ponarin kryeministër dhe Kastriot Islamin zëvendëskryeministër, është një mënyrë të shpjeguari, se si depërtojnë në shtypin ndërkombëtar gjëra vulgare për Shqipërinë, siç është përshembull lajmi që ne mbjellim drogë për ISIS. Është e njëjta teknologji. Gjej një gazetar të përciptë, ose torollak si ky i Kaçit, furnizoje me ide dhe fakte të prodhuara vet, dhe pastaj komento ato që ke shpikur në shtypin ndërkombëtar, në medien lokale.

Por tani që po shikoj si ka funksionuar e gjithë fabula e shkrimit të tij, më vjen dyfish keq për atë torollak se nuk ka pasur dhe aq shumë faj, pasi ka rënë në dorë të “Kaçit”. Kur mendoj që shpesh herë, Kaçi këmbëngul në budallallëqe aq shumë publikisht, dhe nuk tërhiqet me shpresë që do ngjisin, kam parasysh gjithnjë suksesin që ka me këtë tipin.

16 komente në “Në dorë të Kaç Islamit!”

  1. Se vRET Katovica says:

    Mero,pas 25 vjetesh shperberje e nje vendi si ne asnje periudhe te asnje vendi te Botes nuk behet me fjale per ‘DREJTESI’ por per ‘TRADHETI TE LARTE NDAJ POPULLIT E ATEDHEUT’.E ketu nuk behet fjale per dhenderrin serb Sali Neronin por tere kete GLASE politike te tere sistemeve e pushteteve si ata qe jane ngujuar 25 vjet ne parlamentin e vjedhur popullit e deri tek ata qe marin pensione te arta dhe vazhdojne e japin ‘leksione’.Po nuk rilindi informacioni i lire e i pa varur as qe behet fjale per rilindje shteti!

    1. Terziu says:

      Ndjese lexuesve te Temes, por Kaçi eshte para se gjithash nje rrote k.
      Po i mbarojne leket qe jep Berisha dhe kerkon te justifikoje ekzistencen e tij parazitare.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Me doren e Kar(ҫ) Islamit,Berisha i eshte pergjigjur shkrimit te sponsorizuar nga qeveria ne The Economist.
    Legjenda e kalas se Shkodres vazhdon !

  3. GEZUAR 21 JANARIN ZAHO LU BERISHA !! says:

    KJO QE THOTE MERO ESHTE KOMEDI..POR KA RASTE QE SHTYPI HUAJ PRODHON TRAGJEDI OSE URREJTJE (MASTERBOHEN ME HALLET E SHQIPTAREVE)

    SHEMBULLI PARE
    Ylli i operës, Ermonela Jaho, nga Shqipëria komuniste në Nju-Jork
    “Financial Times” portreti Ermonela Jahos (lindur ne 1974)
    Nga Teresa Levonian Cole
    E inkurajuar nga i ati, “një ushtarak që kishte studiuar filozofi”, Ermonela filloi Konservatorin kur ishte 17 vjeçe, pasi u vlerësua me notat më të larta në provimin e pranimit. Aty ajo mori mësime nga sopranoja italiane Katia Riçareli, e cila e ftoi të vazhdonte studimet në Mantova të Lombardisë për dy muaj. Jaho shkoi në Itali në 1993-in dhe qëndroi aty për dhjetë vitet që pasuan. “Nuk doja të kthehesha. Italia ishte vendi i ‘bel canto’-s.
    Në Shqipëri, në komunizëm, çdo gjë këndohej në shqip; shkoje në burg, nëse flisje një gjuhë tjetër. Im atë më mësoi pak anglisht kur isha e vogël, por fshehurazi”, rrëfen sopranoja.

    interpretim
    Pa dashur te ofendoj kete kengetare famoze,kjo zonje ka qene familje TURBO-KOMUNISTE dhe perpiqet ajo (ose ndonje antikomunist psiqikisht I semure) qe ne vend te rregullojne vetallat nxjerrin syte..sikur Shkruajne sikur cdo vakt Enveri hante ose ndonje Ermonele,ndonje ismail kaderrena oswe ndonje pellumb kulla (lexo pula)
    QE TE BEJE DHE “Financial Times” keto diarre me sarmonela..si kjo qe te fuste ne burg Enveri pot e flisje gjuhe te huaj…atehere “deleted”
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    Kalojme ne SHEMBULLIN E DYTE
    Si sot nje vit me pare NGA AMBASDA HEMUTIT plasi nje bombe e madhe per te mbuluar 21 janarin ( sivjet e ka mare ne dore Podestmeni LuL)
    u kap ERMAL ILIR ENVER HOXHA dhe u arrestua si thane mediat shqiptare,gjermane dhe amerikane si trafikanti qe komandonte kete biznes ne Europe….dhe nuk lane gje pa bere dhe mashtruar qe eshte kapitull ne vehte..dhe perfundimi asgje dhe asnje fakt vecse nje telefonate dhe disa para qe ju gjeten

    Nga ana tjeter FAMILJA ME MONSTER NE SHQIPERI me shkerdhenin e tyre kane fakte dhe dokumente qe duhet te ishin ne burg po te mos ishte Arvizuja dhe komiku Donald lulushi…komentet jane te teperta ..kujtoni..izet haxhine,gerdecin dhe ‘LEAK’-at e ambasades amerikane..

    Te merret Mero 1 dite para 21-IT me kete teme te Kacit dhe e servir si nje lajm me rendesi,tregon se 21 janari U TRADHETUA DHE U URINUA..dhe nga ata qe moren pushtetin APO LAVDINE NGA JETIMET E ASAJ DITE…keqardhje

  4. LORA says:

    Mero vellai,aradha e bajgave frankofone qe u arsimuan para 1990-es ne France me parate e Popullit Shqiptar eshte tuj ngordh ,ne nje kuplara te perbashkuar nevojtaresh pleq per sherbimet e lloj-lloj kodoshi,nga bajge e s’emes.
    Sidoqofte ky nuk eshte ai shpagimi qe meritojne per krethemeljen qe I ben shtetit te shqiptareve dhe jetes se cdo individi,pas nentedhjetes.
    Qofte I shenjteruar verdikti I shqiptareve ,ne shumice te cilesuar ,I 23 qershorit 2013 dhe I 21 qershorit 2015,qe ua futi ketyre vatrlone ne bythe dhe I coi ne esfel te gomereve,dhe shpetoi Shqiperine nga pengmarrja e gangstereve,duke hapur njekohesisht porten e vertete te demokracise ne veprim.

  5. joti says:

    21 janari, gerdeci dy ngjarje me viktima dhe s harohen kurre
    katunaret maloket jane per tu vrare me njoni tjetrin per i fener makine e per dy plepa per i femen e per i t shame kurse po t jet qi i vret shteti harohet shpejt \ne si popull kemi i shprehje gjaku s bohet uje dhe kta duhet ta kerkojn vet t drejten jo t genjehen per ca pare pra familjaret e viktimave fisi kushurit t gjith t bashkohen si asiher tjeter me njeri tjetrin mos t shiten per ca pare ta kerkoj t drejten deri n fund .politikant shqiptar kan tall trapin 23 vjet me ket popull .

  6. ed says:

    E di ku është problemi, është që Tema gjysmën e lajmeve i ka ose foto bythësh e cicash, ose përkthime si puna e atij budallait që dukej me kilometra sa i kalbur ishte nga mendja. Ti merr erë dhe nga politika Mero, po ta kishe lexuar shkrimin nuk do ta kishe nxjerrë.

    Më duket mua apo ka rënë dhe numri i komentuesve te Tema?!
    Mbaj mend dikur që pas çdo shkrimi bëheshin lumë komentesh.

    Dikur edhe fotot në brezin e mesit ishin interesante, tani është si faqe pornografike, që nuk lexohet në prani të të tjerëve.

  7. faro says:

    Hap i rendesisdherm ky, megjithese pas 25 vjetersh demokraci!
    Pra sh vone! Nje cerek shekulli.
    A nuk dt ishte me Mire qe cdo te huaj ta vleresonim njelloj si cdo shqiptar? Apo ta supervleresojme sikur vjen nga maja e IDES ?!
    Tashme qarkullojne me te njejten shpejtesi ne te gjithe boten, fale internetit dhe sateliteve.
    Nje brrockull te donald trump, e merr vesh ne sekonde e gjithe bota.
    Qofte hap i mbare per te gjithge medien, qe deri me dot edhe pordhet e asmbasadoreve te shteteve te rendesishem, na i ka shitur per parfum

  8. Skenderi says:

    futja kot…perralla me mbret! pse duhet ti futet politikes Avniu kur ka punu aq fort si businessman dhe ja ka dale pa u perlyer me politike!

  9. Spartaku says:

    Mua me pelqen Gazeta Tema,dhe eshte e vetmja gazete qe lexoi me vemendje.Gjithashtu edhe shkrimet e Mero Bazes i lexoi dhe i vleresoi,pasi ka shkruar te verteta dhe analizon probleme te ndyshme te qarta dhe bindese.Edhe gazeten DITA e lexoi,por me shume gazeten Tema.Kame besim te kjo gazete. Une jetoi ne Itali,dhe zakonishte dua te mesoje nga lajmet ne shqiperi.Per kete i referohem gazetes Tema dhe televizionit Top channel.Me duket se japin lajme me te sakta, te paansheme.

  10. Tani says:

    Po mo Mero po, artikulli jot eshte nje fluske sapuni……,Prandaj keto budallalleqe qe ti shkruan per te pikerisht verteton te kunderten . K.Islami vazhdon te jete njeriu me realist dhe i mençur si politikan. .Parashikimet e tij gjithmone kane dale.. ..

  11. era says:

    Spartaku, ke shprese per nje vend pune tek Mero..

  12. TURP PER USA & BE says:

    per komentuesin Spartak

    Ke pjeserisht te drejte se Mero ka qene dikushi por tani eshte askushi.Sot nje gazete quhet e fuqishme kur ka numer dhe cilesi komentesh qe kjo gazete e ka patur biles ishte elite qe dhe dipllomate apo burra shteti “e konspektonin”
    Sot Mero eshte si te filmi “Kapedani” ku ai heroi i L2B nga nje luftetar merrej me llac dhe tulla e kam fjalen per shokun ROBI.
    Kjo tema me KAQISLAMIN ishte per te rubrika ‘Antena brenda familjes” dhe u habita qe ishte editorial…10-12 komente qe eshte katandisur kjo gazete..dikur merreshin per 10 minutat e para..Pse ndodh kjo ??

    Dje ishin dy evenimente te shemtuara qe poshtruan 21 janarin dhe gerdecin:
    I pari ishte i Arben Imami qe tha se 21 janari ishte dhe proteste anti-amerikane..dhe kur e thote nje ish minister i Mbrojtjes i Natos..zoti Mero heshti…..
    I dyti ishte komiku Donald Lul..e perseris KOMIKU..sepse se bashku me ate Kodhelen shkuan ne mjekes te Elbasanit..dhe thane se gjate demontimit te municjoneve u vrane nga GABIME TEKNOLLOGJIKE..30 veta duke mashtruar edhe per fakte qe vete ambasada amerikane i ka evidentuar qe 300 miljon dollarshii PISTE i Devirolit amerikan e deri te Kaubojsi Shkelzen Berisha fshiu bythen me gjenerle shqiptare ashtu si i ti qe fshiu sumen me ekspertizat e FBI..
    As femijet e Kimir songut korese veriut nuk aktivizon kaq shume familjen.
    Eshte hera e trete keto 20 vjet dheketo dy heret e fundit 2013-2015 ishte nje grusht popullor kunder dinastise berishajve.
    Pervec impotnces dhe ndoshta tradhetise te Edi Rames nje faj…po po faj kane dhe ato segmente te dipllomacise amerikane qe po mbajne nje qendrim te lexueshem berishist

    1-ose berisha ja ka kaluar enverit ne duelin me rusine ne 1961
    2-ose duhet te vajtojme per dipllomacine dhe sherbimet inteligjente amerikane.
    Por ajo qe eshte nje “dirty job” e miqve tane ( qe I kemi per fiq) eshte raporti I ambasades amerikane ne duelin:
    SHKERDHEN BERISHA VS LUAN HOXHA.
    te arrije nje breke-salep si Xeni, te kercenoje me jete NR-I te ushtrise shqiptare gjeneral Luan Hoxhen dhe si perfundim “nga frika” ambasada amerikane (qe mori ankese nga LH per kercenim jete) te paise me vize kete general na bejme te dyshojme se mos babai I xenit e ka emrin Sali BERISHUSA.
    Se kushdo qe te lexoje rrjeshtat me poshte duhet te pyese:
    PSE NUK SHKON ZOTI DONALD LU PER VIZITE TE OKULISTI SE QENKA NE GJENDJE TE RENDE ME SHIKIMIN?? SEPSE TE LISTA E TIJ E KRIMINELEVE DUHET TE FUSI DHE DJALLIN BERISHE DHE DEVILIN XEN
    Luan Hoxha është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike. Pas këtij dënimi, përmes avokatit, Luan Hoxha ka kërkuar pafajësi dhe nuk është paraqitur më në gjyq.
    Po kështu, ai nuk është paraqitur as në punë që nga 1 janari 2012, duke u larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm. Ky largim ndodh pak muaj pasi në shtator 2011, në kabllogramet e publikuara nga WikiLeaks, Luan Hoxha përmendej për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Widhers në lidhje me Gërdecin.
    Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. “Hoxha pranoi se stafit të tij i ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin, në mes të 2007-s, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se nuk kishte asgjë të gabuar.
    Gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër Kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.
    Në dokument thuhet se “i pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj po, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës”. “Mbi këtë, ai tha se nuk ishte i sigurt që të fliste nga frika e Xen peshkaqenit….”, thuhet në kabllogram.
    PRA ZOTI SPARTAK ESHTE AJO QE THOTE PELLUMB KULLA ME GJYSEM ZERI :
    TE DHJEFSHA REFORMEN E DONLUSE
    TE DHJEFSHA REFORMEN E GLASES POLITIKE SHQIPTARE
    Kjo reforme tani ne prag te masakres 21 janarit…duke ju lutur Lu-ja krimienleve 2B ta miratojne eshte nje poshtrim kombetar..eshte me shume se nje pushtim klasik.
    erdhi turku,serbi ,italjani,gjermani por nuk guxuan te na poshtrojne
    jo si keto monstrat sot qe pasi vrane po urinojne me reformen e LU-SE

    TURP PER USA & BE…
    TURP PER OBAMEN & MERKEL

    qe po lejojne nje monster te urinoje viktimat e tij…me ca palo xhambasdore pas bythe dha palloshin 2 metrosh qe I thiri ne proteste dhe e bene kurban

  13. Emil says:

    Problemi nuk qendron ne pamje te pare me kete artikull. Eshte dëmi I papare qe ky artikull I bën vendit tone gjate jetegjatesise se sai si informacion per konsum te gjërë.

  14. ben tironci says:

    Te hapen ato dosjat se te pakten shume nga keta tipa si kaçi do mbyllin gojen .

  15. Ben tironci says:

    Lat nom o legena materniteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje