Ministria e Financave ka sqaruar edhe njëherë tjetër projektin e “Partneritetin Publik Privat” për mbledhjen e të ardhurave.
Zv/ministrja Irena Beqiraj tha se ka keqinterpretime në media dhe në publik për nismën në fjalë.
Ajo deklaroi se shteti nuk heq dorë nga e drejta ekskluzive e mbledhjes së të ardhurave.
“Dokumenti shpjegon qartë nismën e Ministrisë së Financave për të realizuar Partneritetin Publik-Privat, që synon të modernizojë sistemin teknologjik dixhital që monitoron transaksionet e shitjes me shumicë dhe pakicë në Shqipëri. Nuk japim asnjë lëshim të të drejtave ekskluzive të shtetit për tek privati. Nuk i japim asnjë të drejtë privatit në mbledhjen e të ardhurave”, u shpreh ajo.
Qeveria parashikon që përmes këtij partneriteti të rrisë me 180 milionë dollarë mbledhjen e të ardhurave në 10 vitet e ardhshme dhe Beqiraj sqaroi se koncesionari do të përfitojë mbi bazën e performancës.
Formula bazohet mbi nivelin e rritjes së të ardhurave, ku rritja 11 përqind, që është rritja mesatare e të ardhurave të TVSH-së në 17 vitet e fundit, konsiderohet si zero. Nëse rritja e të ardhurave do të variojë nga 11 deri në 15 për qind, privati merr 90 për përqind të saj. Nëse ajo varion nga 15 në 17 përqind, atëherë privati merr 6.5 lekë në çdo 10 lekë, ndërsa shteti 3.5 lekë dhe kështu me radhë sa më e madhe rritja aq më shumë ulet përqindja që merr privati, raporton TCh.
Beqiraj tha se nga ky partneritet publik-privat nuk ka asnjë kosto shtesë për biznesin.
Pra keta te paafte pretendojne te kene 1 marreveshje me privatin qe sa me shume te “punoje” (rrisi te ardhurat) privati aq me pak do fitoje…..
O zot ca te ka bere Shqiperia qe i lindin njerez kaq te paafte…
Nuk kuptoj ku eshte interesi per shtetin kur paguan fillimisht nje kompani private 10 milion euro per te implementuar nje platforme digjitale, pastaj i jep 90% te fitimit qe shpreson te arrije nepermjet implementimit te platformes.
Perkthyer ne shifra: aktualisht Shqiperia merr rreth 100 milione dollare ne vit nga TVSH. Nese rritja vjetore e konsideruar normale eshte 11%, kesaj shume i shtohen rreth 11 milione dollare ne vit. Qeveria shpreson te rriten te ardhurat nga TVSH me 18 milione dollare ne vit, dmth 7 milion me shume cdo vit, nga te cilat rreth 90% do t’i marre kompania qe nderton platformen. Do te ishim deri diku ne rregull nese kompania do te shlyente investimin e saj nepermjet fitimit te parashikuar, por ne fakt shteti e parapaguan platformen qe me pare, sepse paguan 10 milion euro. 10 milion eurot e fillimit bashke me 7 milion eurot e rritjes vjetore te TVSH (mbi 11% e zakonshem) dalin nga xhepi i shqiptareve dhe i shkojne nje kompanie private. Perse? Konsumatori shqiptar do te paguaje me shume TVSH dhe e gjitha kjo do te shkoje per kompanine e huaj. Kompania e hua do te marre per 10 vjet : 10 milion dollare plus 5-10 milion dollare ne vit, dmth rreth 60-100 milion dollare nga parate e shqiptareve per nje software (!)
Shqiperia
Shteti mer 1 milliard euro ne vit nga TVSH , jo 100 million dollar.
Beji dhe nje here llogarite!
Llogjika eshte mbrapsht.
Pretendohet se vlera mesatare vjetore e ritjes se te ardhurave nga TVSH eshte 11% ( po e matrim si te mireqene me shume rezerve).
Keshtu qe privati pa punuar shume e arin 11% ( meqe qeveria parton fare te punoje) , por po “te lodhet” pak mund te arije dhe 15 % duke fituar 30 Milion Euro. Sapo te arije kete kufi , do “te shplodhet” qe ti leje hapsire vehtes per vitin tjeter qe te fitoje perseri 30 million. Privati nuk ka me stimul qe ta kaloje 15% passi fiton me pak.
Llogjika do te pranonte qe sa me shume ” te lodhesh” aq me shume te fitonte, ne fakt eshte e kunderta.
Na mbyten keto “geishat’ e Rames . Mjer shqiptaret, qe po u rrjepin lekuren pak e nga pak!