Ish- presidenti i Republikës, aktualisht kryetar i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, bën përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit 2011, ish- kryeministrin Sali Berisha.
Gjatë një interviste për emisionin “Zona e Debatit” të gazetarit Baton Haxhiu në “Klan Kosova”, Topi shprehet se deklaratat kontradiktore të Berishës lidhur me vrasjet e 5 viteve më parë, do të përbënin prova të mjaftueshme edhe për prokurorin më të rëndomtë, për ta çuar atë përpara drejtësisë.
“Të gjitha ato akuza nxjerrin sot Sali Berishën njeriun më të akuzuar përpara drejtësisë. Qoftë edhe një prokuror i rëndomtë, pa patur ndonjë përvojë, duke paraqitur faktet nga ana e tij në sens kronologjik, do të shihnin mjaft kontradiksione që për profesionin e tyre konsiderohet fajtor”, u shpreh Topi.
Kryetari i FRD-së kujton se krisja e tij me Berishën ndodhi për shkak të termave të një deklarate gjatë konferencës për shtyp, mesditën e 21 janarit.
“Në datën 21 janar, unë kam dalë me një deklaratë në drekë dhe mesa duket ajo deklaratë e ka shqetësuar shumë z.Berisha, sepse fola për “ngjarje në bulevard” dhe mesa duket atij i interesonte që të flisja për ngjarje në Kryeministri”, tha ai.
Topi theksoi edhe njëherë tjetër skepticizmin e tij për reformën në sistemin e drejtësisë, duke u shprehur se aktorët e saj janë protagonistët e 21 janarit 2011.
“Dhe gjëja akoma më e rëndë është që, ngritja e komisionit hetimor, është i vetmi komision që u shty disa herë dhe e përfundoi punën e vet pa raport. Pjesa kryesore e këtyre, sot janë protagonistët e reformës në sistemin e drejtësisë. T’i marrim me radhë, qoftë edhe ai që ka dalë nga radhët e Partisë Demokratike, Ilir Rusmali. U mor si ekspert i qeverisë. Ky është një paradoks dhe çudi e madhe. Enkelejd Alibeajn e ke atje. Eduard Halimin e ke atje. Kush na jep ne garanci se do të kemi një reformim real të sistemit të drejtësisë, kur njerëz që kanë suportuar padrejtësitë e një pushteti që vrau 4 njerëz në bulevardin e Tiranës, janë sot njerëzit që do të japin opinione sesi do të jetë drejtësia nesër”, tha Topi.
Kryetari i FRD deklaroi gjithashtu se apeli i tij është dhe mbetet një: të bëhet drejtësi për ngjarjet tragjike të 21 janarit 2011.
Ja dhe nje element tjeter i Bandes PD…QE KUJTON SE DO TA LEXOJE CA PRADHIS… Ti dole nje horr bulevardi ashtu si te njeh gjithe Shqiperia .Ti vetem per pronart dhe pasurite e tua ke menduar dhe ndonje vizite ne tokat shpirterore te Arabise a Turqise. Mjere ata qe te vijne nga mbrapa.
Si ti si Berisha jnei gatuar ne nje guzhine.Ndoshat ske tiparet e shpellarit por je akoma me negativ me urtesine cinike .
eshte i vertete konstatimi juaj z,ish-president. po shit -blerjet e vendeve ne gjyqesor e prokurori nuk duhen hetuar??? kur flisni dhe per reforme mos ndoshta sugjeroni marrjen si eksperte te marksistit, sekserit tuaj Spiro Peci, apo sugjeroni te birin e tij. JAZEK.
O Bamir ti u prishe me Saliun qysh per çeshtjen e Gerdecit dhe vendoset me Ina Rames dhe Gaz Oketen qe ta beni pershesh duke u takuar ne Peze me Ed Ramen. Ti je nje fytyre e kalbur qe kur studioje per spermen e demit ne Bari te Italise.
Qerohu nga politika dhe fshihu te sarajet e qelbura duke ngrene paçe me Gimin e Dires.
Shoku Shpati mere me ngadale mor djale , mos u rrembe se do mendojne njerzit sikur mami jot eshte mbarsur nga sperme Demi dhe do thone qe prandaj e shakerka Bamirin ky …….
Ne rregull,i sakte fare per sa thua per dr.krimin.
Po ti B.Topi ,si qendrove ne fron kur t’u pushkatua populli yt shume afer portes se Presidences?????
Ti mund t’i kerreje binane kulles se ngujimit kryeministror,,,,bashke me kryeprokuroren ina rama,,,,por ju te dy nuk levizet as majen e gishtit ne mbrojtje te Republikes se pushkatuar ne boulevard.
Ik mer moster se ti je balon pa terezita. Vetem ti ske burrni.
Lora ty ta ka bere qefin me ATO qe ka shkru
Ti po e pyet per 4 te vrare qe si bene pershtypje
Si do ti bejne pershtypje krismat djalit te nje qitesi squadre pushkatimi .
Me vjen mire qe ja ka dhi palokes qe i beri ftese
Kur e njef se kush eshte c’è do
Apo s’ ka gjithe ate elektorat
prapa ky.Mbajeni l’ora ju rrofte se te djathtes nuk i duhet.
Apo s’ na dekoroi gjithe ATA kriminele.
Keq na vjen se u prishe qefin atyre fare njerëzve që vetë quhen demokratë po nuk kemi se çfarë tu bëjmë.Ato që ikën nuk kthehen më.
Dr,Bamiri bëje atë që pret e djathta që i duhet vëndit.Salinjtë kanë kohë që kanë ikur për lesh,ata nuk ndalen para asnjë rregulli ,ligji apo morali.
Avokatia që ju bëhet atyre është një kohë e humbur.E djathta e re moderne dhe e përgjegkëshme,është nevojë për vëndin,
Komente pa kuptim ,sikur dje zbritet nga Hena e nuk po dini asgje .si Presidenti ashtu edhe Prokurorja e bene punen e tyre ashtu sic e parashikon ligji,derguan mandatin e hetuesise per paraqitje ,qendrimi i Berishes qe i ngujoi gardistet ne Kryeministri e nuk lejoi hetuesine ti merrte ne pyetje eshte nje grusht shteti i paster e i paprecedent.Ai nuk u mjaftua me kaq por ngriti edhe nje komision hetimor qe te hetonte(baltoste) Prokurorine e presidencen duke perplasur institucionet e duke i shkelur rregullat e demokracise me te dyja kembet.Duke qene ne aktin e grushtit te shtetit sfidoi me fyerje personale e akuzoi prokurorine e presidencen si pucista. Kjo nen shembullin e Diktatorit Enver Hoxha qe kur nuk i pelqeu puna e ministrise se drejtesise qe quante prioritare zbatimine ligjit ,ate ligj qe ishte,thjesht e jo direktivat e Partise , mbylli ministrine e drejtesise.Nuk me thoni cfare duhej te bente institucioni i prokurorise qe varet nga Presidenti kunder Kryeministrit i cili kishte ngujuar gardistet e armatosur brenda Kryeministrise?Perdorimi i forces mund te sillte lufte civile ne rastin me te paket.Nuk perjashtohet edhe mundesia e kesaj rrjedhoje si pikesynim ,Shqiperia ka qene e mbetet nje oborr eksperimental i agjentures se huaj.Topi po thote qe keta individe qe perbenin kete komision na dolen si pararoja e reformes ne drejtesi ,qe ne vazhdim do te thote se drejtesia ka qene e mbatet nje monopol i Berishes e atyre qe e drejtojne ate .Me keto komentet qe i shkruani pa u menduar por me motivin “edhe ti nuk je me i mire” thjesht mjegulloni veshtrimin tuaj e nuk shihni ne brendesi te ceshtjes.Berisha jo vetem qe nuk do tja dije nga keto qyrravitje rreth reformes por provokon hapur ,sfidon duke nxjerre keto figura te diskredituara duke e ditur qe kujtesa e popullit shqiptar si edhe cudia e fjales se urte nuk i kalon tre dite.
CENSURE?Edhe kete duhej ta prisnim nga TEMA.