Prej muajsh Partia Demokratike kërkon zgjedhje të parakohshme.
Këtë gjë ajo ka kërkuar ta arrinte duke përçarë koalicionin PS-LSI.
Mediat pranë saj kanë bërë me dhjetra shkrime për ftohjen e Ramës me Metën dhe prishjen e koalicionit.
Në fakt, zgjedhje në pranverë do të ketë.
Por, jo ato që shpresonte PD.
Pas Partisë Socialiste, edhe LSI ka njoftuar se në pranverë do të ketë zgjedhje për strukturat e partisë.
Sekretari i LSI-së, Luan Rama, duke folur në një intervistë për Report TV, ka thënë se do të ketë edhe votëbesim për kreun e partisë, ka apo s’ka rival të Ilir Metës.
Parashikohet edhe zgjedhja e kryetarit?
Po edhe zgjedhja e kryetarit, sigurisht.
Do të kemi këtë radhë një garë ju kujtojmë që ju ishit rivali i zotit Meta në garën e kaluar…
Zgjedhjet për të gjitha forumet drejtuese përfshirë edhe kryetarin e partisë do të zhvillohen në përputhje me statutin e LSI.
Në statut parashikohet një rival, duhet të ketë rival për kryetarin e partisë?!
Statuti parashikon votimin mbi bazën e parimit 1 anëtarë 1 votë për kryetarin e partisë dhe natyrisht votimin e fshehtë në të gjithë territorin kudo ku ka anëtarë të strukturave në organizatat e LSI. Me ose pa kandidat pastaj kjo është një cështje tjetër që do të shikohet konkretisht.
Të gjitha strukturat e LSI-së pa përjashtim do t’i nënshtrohen zgjedhjeve që priten të mbahen në pranverë. Për këtë LSI po përgatit rregulloren.
Ne jemi në fazën e përgatitjes së gjitha modaliteteve të udhëzimeve, rregulloreve dhe të procedurave mbi të cilat do të funksionojë e gjithë skema e riorganizimit dhe rivitalizimit tërësor të strukturave të LSI në të gjithë vendin.
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte rivali i kryetarit Meta në zgjedhjet e kaluara të partisë. Betejë në të cilën pa shumë surpriza Meta u rikonfirmua në krye të LSI-së.
Do ta besoja kete LSI VIRUS po te thoshte sdo kete rival kundra Metes per kreun e Partise LSI.
–
FATKEQESI QE POPULLI DO VOTOJE PERSERI ps’ne VETEM E VETEM PER INAT TE LSI’se dhe per ta eleminuar njehere e pergjithmone kete kolere te shoqerise. Problemi eshte se EDRAMA eshte i lidhur kok e kembe me krimin e te kaluaren e hidhur te Shqiperise.Dite te keqija priten dhe per shume vite perderis kjo klase e ndyre politike te vdese E zhduket dhe mendja e shqiptarit te ndergjegjsohet..
Levizje e bukur e LSI. Mgjth Tema perpiqet ta pasqyroje lajmin ne dem te opozites kjo levizje behet per ti treguar Rames qe ska demokraci ne PS.
Tallin menderen me kte popull ,e perdorin kte popull dhe shkaterrojn jeten e tij ,
duke bere intriga partish , kush tja fusi tjetrit ,
sepse vet kann kap miljonat dhe luftojn per Sport tani bijt e putanave te Islamit .
Kur u be dhe ky moterqir te tallet me jeten e atij populli ptuuuuuuuuuuuuuuuuu
cohuni mer qijani motrat e cti permbaj pragu ktyre rruspive ,bandave politike qe shkaterruan jeten e atij populli dhe se lan njiher te qet ,te ndertoj vendin
Me falni, gazetare jeni apo cfare? Titull eshte ky??
Na hapet barkun, sju vizitoj me.
Tixhja qi punon pastruse tek Gjini i Lalsit me tha se do kandidoj Monika per Kryetare te LSI se Gorilla Like Meta asht dejt fundit te dietes me ilaçet e Berishes .