Socialistët kanë nisur përgatitjet për organizmin e ngjarjes më të rëndësishme të kalendarit të tyre politik, Kongresit të 19 marsit, në një kohë kur kjo forcë politike është përfshirë nga debate të forta brenda saj.
Nga një burim pranë organizimit të Kongresit, Top Channel ka siguar axhendën që përmban 6 pika.
1. Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
2. Raporti mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve e zgjedhjeve në PS, nga Gramoz Ruçi.
3. Raport i Komisionit të Garancive Statutore për veprimtarinë midis dy kongreseve.
4. Pyetje dhe diskutime.
5. Ndryshime e përmirësime në Statutin e PS.
6. Zgjedhja e organeve drejtuese qendrore të PS.
Pas fjalës së kryesocialistit Edi Rama, pika më e rëndësishme për t’u diskutuar e votuar do të jenë ndryshimet statutore, të huazuara nga modeli laburist.
Këto ndryshime e forcojnë udhëheqësinë e Edi Ramës në PS, në një kohë kur rivali i tij Ben Blushi ngulmon se, në bazë të Statutit duhet të ketë zgjedhje për postin e kryetarit.
Por Edi Rama, si përgjigje ndaj sfidës së drejtpërdrejtë të Blushit, do t’i propozojë Kongresit referendumin nëse duhet të ketë, apo jo, zgjedhje për postin e kryetarit.
Kjo zgjidhje do të vijojë të marrë kundërshtimin e deputetit rebel dhe mbështetësve të tij, por vendimin e vulosin delegatët e Kongresit.
Ky do të jetë momenti kur përsëritet historia e kongreseve rozë me të njëjtin protagonist, Edi Ramën, i cili nisi në 2003-shin rrugëtimin për të qenë i pari i socialistëve, por në atë kohë nuk ia doli përballë Fatos Nanos.
Nëse 13 vite më parë ai do të gëzonte mbështetjen e Ben Blushit për postin e kryetarit të partisë, sot e ka kundërshtar të drejtpërdrejt për udhëheqësinë rozë.
Diskutimet, që i paraprijnë ndryshimeve statutore, do të jenë e vetmja mundësi për Blushin dhe mbështetësit e tij për të ripërsëritur edhe njëherë kundërshtinë ndaj Ramës, e për të propozuar amendamentet për Statutin.
Socialiste te dashur Kjo parti nuk eshte me e jona por e nje grupi te caktuar interesi me NE krye Edin. Mos prisni as respekt as zgjidhje te problemeve tuajat APO te vendit nga keta ozurpatore por merrni vendimin tuaj siç e Mora une pas 25 viteve kontribute ne PS .Loja u kuptua te sundojme PA meshire SE fukaraja Na voton gjithmone. Abandonimi, demaskimi,mosrreshtimi, mosbindja Jane menyre me e mire per NE socialistet ne menyre qe te pakten te ruajme pak dinjitet si njerez pasi ata kane kohe qe na konsiderojne dele
e qengja.Socialiste te dashur mos humbisni me kohe shikoni punet, femijet dhe hallet tuaja. Koha eshte e Rames,Koços,Dakos, Qazimit, Balles dhe oborrit te tyre ne te tjeret jemi jashte. Ju lutem me degjoni se perndyshe kur perseri ta pesoni ve bast se keto rreshta gjithmone do ti kujtoni. Me respekt ndaj jush nje mik socialist.
Deputeti dhe socialisti me dembel eshte BEN BLUSHI, qe po e mbyll karieren ne PS vetem me dy romane ne dy legjislatura. Cfare pune tjeter ka bere ai? Shume pak dy romane. Nuk e meriton me te jete deputet.
Per te tjerat grindet kot.
Po te ishe mik socialist ti do kishe permendur dhe ndonje emer tjeter qe ka shkaterruar ate vend, por qe je nje derr sali, kjo nuk diskutohet. More po pse jeni kaq naive dhe u duket sikur nuk u kuptojne njerezit kur flisni e shkruani? Ndoshta s’kuptoni veten dhe mendoni se dhe te tjeret jane si ju. Dhe per “te ruajtur dinjitetin” ky socialist propozon abandonimin, demaskimin, mosrreshtimin, mosbindja! Ja i bere keto o “socialist” i thekur, pastaj ne nje vend do qendrosh, ku, te lutem? Dy jane: o socialistet, o demokratet. Po u largove do shkosh tek demokratet dhe ti socialist je dakort qe te ta hypi prape larte Saliu, Luli, Fatmiri apo Strazimiri…? Mua me vjen mire qe socialstet paskan miq qe hiqen si socialist, por jane kategori struci qe fut koken ne rere dhe dhelpra ja shqyen bythen! Sa mban kjo toke.