Një milionëshi i parë dhe fillimi i lidhjeve të Damir Fazlliç me Lulzim Bashën dhe vajzën e Berishës

20 Mars 2016, 19:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dosja Fazlliç, historia e spekulantit që pastroi miliardat e Berishës (1)

1.Një milionëshi i parë dhe fillimi i lidhjeve të Damir Fazlliç me Lulzim Bashën dhe vajzën e Berishës

Unë e njoh personalisht Damir Fazlliç. Shpresoj ta kem takuar në të njëjtën ditë për herë të parë me Sali Berishën, nëse ky i fundit nuk është shtirur në atë takim të parë në Uashington, në janar të vitit 2005. Kompania amerikane BG&R e kishte atë të kontraktuar si specialist për Ballkanin dhe ai do të bënte pjesë në ekipin që do të ndihmonte fushatën elektorale të PD në vitin 2005.

Pasi u lidh kontrata dhe u vendos që BG&R do të ishte krah PD, Fazlliç kërkoi që të kishte një person kontakti në Tiranë. KOP sa ishte formuar, kishte gjithsej dy javë. Lulzim Basha ishte një emër që e njihnin shumë pak. Ndërsa unë e kisha në majë të gjuhës emrin e tij për t’ia dhënë si person kontakti, Fazlliç e shqiptoi gati njësoj me mua.

– Ai më duhet, tha.

U çudita nga njiheshin, por nuk më bëri ndonjë përshtypje të keqe. Si dy ballkanas që kishin emigruar të dy në Evropë dhe në Ballkan, nuk ishte çudi njohja e tyre. Por BG&R u largua që në korrik. Damir Fazlliç, përkundrazi shtoi miqësinë me Lulzim Bashën dhe kunatin e tij, i cili nuk di pse rrinte gjithmonë dy hapa pas tyre, ose hapte derën e makinës.

Në shtator të vitit 2005, në javën e dytë të pushtetit të PD, ata ishin shumë të qartë në planin e tyre. Do bënin para.

Po ku do gjendej 1 milionëshi i parë?

Kur ishim në Uashington për të lidhur kontratën me  BG&R, kontrata u lidh formalisht  për 500 mijë dollarë, por në mbrëmje, ndërsa po hanim darkë në një restorant, Fazlliç përmendi në sy tonë (përveç Berishës që e dinte) se në fakt duhet t’u paguanim dhe 1 milion dollarë në cash. Partia Demokratike në fakt nuk kishte asnjë lek në arkën e saj. Opozita e gjatë dhe raportet konfliktuale të Berishës me biznesin e kishin kthyer atë në një shkretëtirë financiare. Aty për aty Berisha shpalosi planin financiar. 25 degët kryesore të PD do paguanin nga 20 mijë dollar, që do t’i gjenin tek bizneset dhe do paguhej kontrata e Uashingtonit. 1 milion dollarët cash do siguroheshin nga disa burime të tjera.

Darka ishte e këndshme dhe Damir Fazlliçi shoqërohej nga një bionde që e paraqiti pak a shumë si të dashur të tij që punonte për [email protected] Ishte një vajzë shumë e shpenguar, që e vuri në siklet Berishën me fjalorin e saj. Berisha e shikonte me pak adhurim, si një keip magjistarësh që të ndihmonin për fitore, por tregimet e saj rreth Bushit, që sapo kishte fituar mandatin e dytë, ishin të tmershme. Ajo tregonte skenën kur Bush ishte duke u rregulluar për debat dhe pa në sallë një gazetar të Neë York Times, dhe duke mos ditur që mikrofoni ishte hapur, kishte thënë “Qenka dhe ky k.. këtu”. Ajo e tregonte duke qeshur. Berisha u vu në siklet.

U kthye nga mua dhe më shpjegoi në formë shfajësimi për tregimin e saj, se po të ishte për intelektualët e Neë York-ut dhe Uashingtonit, republikanët nuk fitonin kurrë në SHBA. “Këta të rinjtë janë tërësisht liberalë, tha. Shiko si tallen me Bushin”.

Në fakt, ai vet po provonte të hynte në industrinë e të qenit lodër e marketingut politik përmes parave. Marrëveshja kishte përfunduar.

-Ku do t’i gjejmë një milion të tjerat, i thashë unë? Janë shumë.

-Do bëjmë diçka, tha. Janë disa kosovarë që do ndihmojnë. Dhe la të kuptoj që nuk donte të fliste më gjatë.

Siç e pashë më vonë, ata ishin vëllezërit Osmani,  disa “mbretër” të lojrave të fatit dhe shtëpive publike në Hamburg të Gjermanisë. Janë me  origjinë nga Gjakova, që më pas krijuan dhe lidhje shumë të ngushta me Shkëlzenin, djalin e Berishës, dhe kompjuterat e tyre diktuan tregun e lojërave të fatit në Shqipëri deri në vitin 2013.

Damir Fazlliç i kërkoi lekët “cash” në Maqedoni, nga ku tha se do t’ia jepte degës së Beogradit të BG&R. Sokol Olldashi i ndjerë, së bashku me dy të tjerë, që atëhere ishin nëpunës të PD, me ndërmjetësi të një ministri gjakovar të Rugovës, Astrit Haraçia, arritën t’i kalojnë lekët ilegalisht në Maqedoni, ku ju dorëzuan njerëzve të Fazlliçit. E gjitha ishte një histori e pistë, për të cilën dyshova deri në fund se ato para shkuan tek kompania amerikane. Më shumë gjasa ka të kenë shkuar tek klani Fazlliç & Basha dhe u përdorën për hapjen e bizneseve të tyre menjeherë në shtator, sapo PD erdhi në pushtet.

Damir Fazlliç hapi tri firma brenda dy ditëve, në të cilat ka pasur gjithmonë administrator kunatin e Lulzim Bashës, Erionin. Të tria i ka shitur më vonë. Një në Qipro dhe dy pjesërisht te një ish-lojtar i Partizanit të Beogradit, të cilët lidhen më tej me klanin Osmani. Nuk ka shumë rëndësi transferimi i parave dhe shkeljet fiskale. Më e rënda në gjithë këtë histori është fakti që pushteti lëviz nga Lulzim Basha, tek Argita dhe Damiri.

Avokatet e rekomanduara prej saj, si Kola apo Qeleshi, janë përpilueset e letrave të kompanisë, noterja Pustina, e cila punon tashmë me Shkëlzenin, është noterja e kompanisë Breçani, mbesa e Berishës, është ekspertja kontabël e kompanisë, Enkelejda Isufi, kushërira e kunatit të Lul Bashës, është përkthyesja e dokumenteve… kështu, në një zinxhir pa fund lidhjesh të mbyllura brenda një sekti që lëviz nga Basha, tek Argita dhe Fazlliç, vërtitej gjithë historia e kupolës së pushtetit të Sali Berishës.

Në fund të vitit 2005, më ndodhi një incident personal me të. Qeveria e Kosovës po përpiqej të kontraktonte BG&R për lobim rreth çështjes së pavarësisë. Bëhej fjalë për një shumë 1,5 milion dollarë. Ibrahim Rugova, i cili ishte në ditët e fundit të jetës së tij, nuk arriti dot të bindte UNMIK për pagesën zyrtare, ndërsa nuk pranonte që pagesa të bëhej nën dorë, siç propozonte Fazlliç. Palët u ndanë dhe brenda BG&R. Për të marrë situatën nën kontroll, Fazlliç shkon në Beograd dhe nënshkruan një marrëveshje joformale me zëvendëskryeministrin serb, ku thuhej se BG&R do të bëjë lobim për qeverinë e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës. Çmimi ishte dyfish dhe kushtet më të lehta. Pala tjetër brenda BG&R më nisi kopjen e spekulimit të Fazlliçit dhe më shpjegoi se kjo nuk ishte e vërtetë, por Fazlliç ishte duke bërë presion mbi qeverinë e Kosovës, se, nëse nuk firmosnin paratë, ai do lidhej me serbët.

Ishte e rëndë për Berishën, se ishte njeri popullor në Kosovë. Nipi i Stanisiç po bënte presion ndaj qeverisë së Rugovës, ku kishte hyrë me kartëvizitën e Berishës. Ja nisa me e-mail Berishës kontratën tip të Damirit me zëvendëskryeministrin serb. Nuk pata asnjë përgjigje. Nuk e kishte hapur fare për tri ditë. Kur befas kontrata u botua në “Gazeta Shqiptare”. U trondita thellë, pasi i vetmi person që e kishte në e-mail isha unë dhe Sali Berisha. Pyeta sekretaren e tij se kush e hapte e-mail-in [email protected] Më tha që vetëm ajo dhe ndonjë këshilltar i marrëdhënieve publike. Nuk pyeta më.

Atë ditë në mbrëmje isha në debat në TV Klan me Edi Ramën. S’kisha qenë kurrë në debat me të dhe kisha frikë se do bëhesha nervoz.

Debati nisi në mënyrën më të paparashikuar për mua. Edi Rama po ashtu kishte në dorë marrëveshjen e BG&R me Serbinë, dhe e nisi debatin me të. E ndërpreva pa takt dhe nisa të shpjegoj që është një mashtrim. Berisha vetë ishte hutuar nga shpjegimi im dhe pas debatit më tha se “ku i dija të gjitha ato”. I thashë se ia kam nisur me e-mail, por ka përfunduar te “Gazeta Shqiptare”. Nuk më dha kurrë një shpjegim për këtë, edhe pse e kuptoja sikletin e tij.

Dy ditë më pas i shkova në zyrë dhe i çova atë që mund të quhej dosja “Fazlliç”. Ishin një tufë shkrimesh në shtypin boshnjak dhe serb që e akuzonin për mashtrime financiare, lidhje me Legijan që ka vrarë Xhinxhiçin, por ndonjë mendjelehtë e akuzonte dhe për spiun britanik.

U kap te kjo e fundit.

– Janë mendje të mbyllura, tha.

– Nuk e shikon që i thonë spiun britanik?!

– Jo të gjithë, i thashë. Vetëm një. Të tjerët i thonë hajdut dhe vrasës.

– Mos i merr seriozisht, tha. E kanë zili.

Neser:  Përfshirja e Fazlliç përmes Bashës, në historinë e Telekomit, Rrugës së Kombit dhe Megatek

14 komente në “Një milionëshi i parë dhe fillimi i lidhjeve të Damir Fazlliç me Lulzim Bashën dhe vajzën e Berishës”

  1. faikonica says:

    Pse habitesh!Hijet islamo sllave kane me shume se 6 shekuj qe nuk paguajne as qerane ne kte dhe

  2. akil says:

    Shume bukur po na shpejgon dot lidhjet e Rames me Fazllicin qe i firmosi tenderin per te cilin deri dje akuzonte Saliun ? Na vjen per te vjelle nga rrenat e rames por dhe nga isot qe ti i mban mashtrimeve te tij. Boll tallet bythen ne vend qe ta fusnit ne burg i dhate tendera te tjere per te ndare leket me te dhe pastaj keni fytyre te vazhdoni avazin e vjeter me Saliun.

  3. ilir says:

    Mero, une besoj shume se
    nje dite do kemi mundesine te lexojme editorialet per historite konfidenciale qe keni me Ramen. Jam kureshtar te mesoj se cili do jete emri qe do zevendesoje personazhin Fazllic ?!

  4. Kiu says:

    Po nuk perfundoi maloku ne burg nga Mero dhe Izet Haxhia, nuk ka per ta gjetur gje sa te jete e te roje..m

  5. i penduari says:

    Rrefim tip Izet Haxhije. Ketu ka material per prokurorine dhe me pas gjykaten. Por sot keto rrefime jane te hershme…E hu…duhet kohe akoma…Prandaj Saliu do mbetet pa gjykuar se do kete vdekur…….

  6. nacrroku says:

    Kush do ti denoje,Sales i ka hyre frika ne bark biles thote qe denimi i Nanos ishte gabim.Pra nqs Nano zgjidhet President(keshtu kuptohen te falurat Rucit dhe Rames dhe Sales) ai mund te jete nje obsion per Salen.Puna eshte se Basha eshte koke e kmbe ne kete vjedhje,si kryetaR I BASHKISE DHE SI MINISTER,kunati i tij ben karshillek,Zenit po i vjen fundi kurse dhenderushi na del nga liqeni me civilat e Bela Ciaos.
    Fazllici merrete pjese dhe ne mbledhjet e keshillit te mbrojtjes ,skishte lene qelize pa hyre.Sala e solli ate ne Tirane sikur te ishte djali i tij,e ndaluan ne Rinas po ku pyet Sala,e leshoi menjeher biles i shkunden edhe pluhurin dhe merret me Blushin .Nga frika qe e ka zene familjen gjithcka ben Plaku Sale,ishalla nuk fillojne shtyllat e tensionit te larte.

  7. Ilda koni says:

    Mero! Kjo qe thua, eshte e frikshme dhe e trishte! Ndihmojeni kete vend,ju qe mundeni!

    1. LORA says:

      Ne fakt Mero Baze ,qe nga 15 marsi I 2008 dita e shperthimit te krimit shteteror mbi nje fshat te tere ,eshte duke e ndihmuar si nje titan dhe me kosto te rende vetiake vendin tim dhe vendin tend,komentues Ilda Koni .E ka bere cdo dite ,per tete vjet me rradhe,pa u tutur,pa u lodhur me nje stoicizem te respektuar ,si nje investim madhor per drejtesine dhe si dashuri pa kushte per popullin e tij.
      FALEMINDERIT o gazetar mbrojtes i njerezise .

  8. "Horri i Bulevardit" says:

    E keni dhjere edhe ju te Tema-s, kete faqe, qe e keni faqosur, per faqe te zeze, por me e bukura, eshte se komentet, Ndoshta, mund ti shohim mbas dy ditesh, kur shkrimi, te kete shkuar ne faqen e 10-te

  9. SHPRESEPLOTI says:

    Mjere ne , kush na ka drejtuar kaq vite si president dhe kryeminister. Pa lexuar shkrimi e dites te neserme, vetem nga keto fakt qe tregon Mero Baze, jane te mjaftushme per te nisur hetimin per vjedhjen e 240 milion Erove qe u vodhen ne rrugen e kombit, kure minister i transportit ishte Lulezim Basha. Kete vjedhje e denancoi kryetri i KLSH qe kryesohej nga Robert …. ish funksjonar i Partise Republikane , qe ish ne kualicjon me PD. Pore si zakonisht ku prekeshin interesat e Berishes, te familareve te tije, nderi i PD, dhe emri i trafikantit Dajmir Fasllic, mike i ngushte familjar i lidhur me familjen dhe femijet e Sali Berishes, kjo mega vjedhje qe perfundoi ne xhepat e Fasllicit, Lulit, femijeve te Berishes , u mbulua nga Berisha me pretekse te ndryshme, shtim projektesh, veshtiresi tereni e maskaralleqe te tjera, perfundimisht kete vjedhje dote vazhdojne ta paguajne sot dhe ne te ardhmen shqiptaret. SHpresojme qe BKH krahas ivenstigimit te pasurive te pushtetareve e te gjitha ranjgjeve , dote rihape dosjen e kesaj vjedhje te shekullit dhe simbas parimit; Drejtesi, vonon, pore nuke haron; doti vere para pergjegjesise, keta matrapaze e hajdute te felliqur dhe dotja rikethe arkes se shtetit milionat e vjedhura.

  10. tomsojeri says:

    Shikoni o shqiptar sa te verber jemi ! Nje band gangsterash ne krye ton ka krijuar shtetin ton ! Vrases, hajdut, mashtrusa te xhveshur nga cdo ndjenj atdhetare e shoqerore, ku kjo pjes e planetit me nje tuf qe quhen shqiptar, jan thjesht objekt te ksaj bande per te jetuar e lulzuar ne kuriz te turmes ! Pra gjithcka esht nje fallsitet i madh ne dukje e pas saj realiteti makaber te tmerron ! Te gjith vampir me pamje njeriu ! Gjakatar,genjeshtar te pabes me keq se nje gjarper ! Nuk ka Atdhe ,nuk ka Shqiperi, kot shpresoni e lodhemi ! Politikanet ne pluralizem dhe ne ate qe quhet demokraci esht ajka e helmuar e sistemit ! Shqiperia po zhytet drejt kurthit bankar ku borxhet qe na servirin sot jan e ardhmja skllaveruse e saj ! Nuk kemi shpetim sepse RENDIT TE RI kta i duhen, sepse kta do e shesin Shqiperin teresisht ! Shkrimi esht mjaft i qart e zbulon ftyren e vertet per ne qorrat dhe mendje rudhurit qe ham cte na ven ne tavolin !

  11. eli-tiv says:

    …..pavaresisht qe keto jane fakte….e ka te tjera me te frikshme…Saliu nuk fsheh asgje…sa hap gojen e akuzon ..shihet qarte saktesia e pershkrimit te situatave ..thjesht ai ben nj overight te aktivitetit e jetes se te tij..Askush si ai nuk mund te akuzoje deri ne detaje..PO ashtu edhe basha…nje cdo fjali e lidh me vjedhje e krim..per te pushteti eshte vjedhje e paster..mjafton te shikosh fillimet e tij ne poltike..e vazhdim
    Ajo qe me gezon dhe me hidheron njekohesisht eshte se ardhja ne pushtet e vazhdimi eshte funksion i parase….Nuk kane asnje mbeshtetje te asnje natyre tjeter o forcave mbishqiptare…Paraja nuk eshte gjithcka….prandaj jane te poshteruar e perballe krimeve te tyre….Megjithate paraja e vjedhur do te vazhdoje te diktoje akoma..

  12. Drini says:

    Mero akoma nuk ka dale haptazi duke na treguar qe 1 milionet e kerkuara nga Faslliçi Saliu i dspononte sepse ishte shperblyer per punen e shkelqyer qe kishte kryer ne groposjen e njepasnjeshme te birose politike duke e filluar me Hisnine e mbaruar me Mavrine!Apo kete s’ta ka thene o Mero qe fabrika qe e prodhoi kishte vene ne dispozicion 1 million dollare per kokat e birose politike!A thua te kesh qene edhe ti kaq naiv si Izeti e se ke kuptuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje