FOTOT/ Ndriçimi në Tiranë, Veliaj: Punë me 3 turne që qyteti të gdhihet më i mirë nesër

5 Maj 2016, 09:53Sociale TEMA
FOTOT/ Ndriçimi në Tiranë, Veliaj: Punë me 3 turne që

Në fokusin e Bashkisë së Tiranës nuk janë vetëm veprat e mëdha publike, por edhe ato punët e vogla që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve.

Ndaj edhe këtë javë në Bashkia e Tiranës ka vijuar punën për ndriçimin dhe rregullimin e rrugëve të kryeqytetit. Punonjësit e bashkisë kanë punuar edhe në orët e vona të natës që të garantojnë cilësinë e duhur në çdo rrugë.

Është vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili nëpërmjet një komenti në rrjetin social “Facebook”, njofton se ka përfunduar vendosja e ndriçimit në disa nga rrugët e Tiranës.

“Në Tiranë bie nata, por kolegët e turnit të 3, janë në punë që qyteti të gdhihet më i mirë nesër! Ndriçim i ri tek Blloku, “8 Marsi”, Rr. “Sadik Petrela”, Rr. “Ismail Qemali”, shkolla “Ali Demi” dhe në Petrelë”, shkruan kryetari i Bashkisë në “Facebook”.

2 komente në “FOTOT/ Ndriçimi në Tiranë, Veliaj: Punë me 3 turne që qyteti të gdhihet më i mirë nesër”

  1. Illyrians says:

    Punetore me atlete sporti. Hajde Bashki pakistaneze hajde…!!

  2. Udhetar says:

    Kto qi po ban ky nuk nevojiten. Ne kafshet dhe egersirat nuk duam drite dhe qyteterim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje