"Do të vazhdojë të flas sa të kem frymë për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar"

8 Qershor 2016, 19:45Blog TEMA
"Do të vazhdojë të flas sa të kem frymë për

Saimir Tahiri*

Unë bëra disa deklarata sot paradite këtu lidhur me një gjyqtar i cili sipas meje dhe sipas shumicës dërrmuese të qytetarëve që janë përballur sikur qoftë dhe një herë në dyert e gjykatave e ka provuar vuajtjen e sakrificën pas derës e çekiçit të çdo gjyqtari. Unë sot përmenda vetëm njërin prej tyre, që është shkarkuar nga detyra, sepse ka liruar një person që kishte vrarë. Është shkarkuar nga detyra sepse ka liruar një person që kishte kryer grabitje me armë. Se kishte liruar një person që kishte përdhunuar, kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë.

Për secilin prej nesh këtu ky gjyqtar nuk do ishte i denjë as për t’a pasur komshi. Për Unionin e Gjyqtarëve, për Shoqatat e Gjyqtarëve, për KLD-në, e për të gjithë ata që e mbrojnë politikisht ky është i denjë të vazhdojë detyrën. Një gjyqtar që lejon një përdhunues dhe një vrasës nga detyra për ne këtu e për çdo gjyqtarë nuk do ishte i denjë t’i jepnim as dorën. Për të gjithë këta unione, korporata, sindikata gjyqtarësh dhe prokurorësh është i denjë për ta mbajtur në detyrë.

E për të gjithë ata politikanë që e kanë përdorur është i denjë për ta rivënë në detyrë që ta përdorin prapë. E them këtë sepse Policia e Shtetit nuk ka përballë vetëm botën e krimit ka dhe tradhtarët në sistemin gjyqësor, në Prokurori dhe në gjykata. Ka dhe ata që bëjnë biznes me krimin.  Ka dhe ata që flirtojnë në botën e krimit. Të gjitha këto për shkak të imunitetit që i jep pushteti politik. Sepse atëherë kur gabojmë, kur lirojmë përdhunuesin, kur lirojmë vrasësin mbrohet nga pushteti politik që i mban atje, ekzaktësisht për shërbimet politike që bëjnë. Dhe ky është problemi.

Sot pas deklaratave të mia reaguan unione prokurorësh, gjyqtarësh, sindikatash, prokurorësh dhe gjyqtarësh janë të lirë të zgjedhin rrugën e tyre.

Ajo që është e qartë për mua siç besoj për shumë qytetarë është: Si ka mundësi këta nuk kanë reaguar qoftë dhe një herë kur një gjyqtarë që liron një vrasës apo një përdhunues rikthehet në detyrë. Si ka mundësi këta prokurorë dhe këta gjyqtarë pajtohen, solidarizohen me një kolegun e tyre që kapet duke liruar një vrasës e një përdhunues dhe kur ua rikthejnë në detyrë askush nuk reagon.

Keni dëgjuar ju Union Gjyqtarësh e Prokurorësh e Sindikata Gjyqtarësh e Prokurorësh të reagojnë kur njëri prej tyre kapet në faj duke vjedhur, duke marrë para, duke liruar një kriminel, një përdhunues, një vrasës dhe ju rikthehet në detyrë për shkaqe të benfiteve politike? Askush s’ka reaguar. Heshtin të gjithë. Solidarizohen me njëri-tjetrin me një korporatë kriminale, duke mbrojtur njëri-tjetrin. Se duke mbrojtur njëri-tjetrin arrijnë të bëjnë pazaret që bëjnë. Arrijnë t’i bien në qafë qytetarëve vetëm duke ju mohuar të drejtën e duke mbushur xhepat e tyre.

Unë nuk po them që të gjithë gjyqtarët e prokurorët janë njëlloj. Ka plot të ndershëm. Ka shumë të ndershëm që nuk ndjehen mirë kur kolegët e tyre lirojnë vrasës, përdhunues, korruptohen, marrin para. Nuk janë të gjithë njëlloj. Ka prokurorë dhe gjyqtarë shumë të ndershëm që janë modeli se si duhet ta bëjnë nesër sistemin e drejtësisë. Për ata që flasin, ata që mbrojnë gjyqtarët që lirojnë përdhunuesit, lirojnë vrasësin, ata janë korporata që ka përfituar në vazhdimësi  nga imuniteti politik, për të bërë biznes me vendimet e drejtësisë.

Duke ardhur këtu partnerët ndërkombëtarë bënë disa deklarata shumë të rëndësishme, e thanë qartë publikisht cilët janë ata që e bllokojnë Reformën në Drejtësi dhe cilët janë ata që e duan, cilët janë ata që nuk kanë bërë qoftë edhe një hap për të gjetur zgjidhje dhe për të bërë Reformën në Drejtësi, e cilët janë ata që janë treguar fleksibilitet për të gjetur zgjidhje dhe për të miratuar Reformën në Drejtësi në Parlament.

Ne jemi shumë të vendosur për të vazhduar përpara, sepse është tashmë e qartë për ne, për qytetarët, dhe për partnerët ndërkombëtarë se kush e do realisht Reformën në Drejtësi dhe kush nuk e do.

Kush do që të shkulë nga themelet gjyqtarët e prokurorët e korruptuar dhe kush do t’i mbrojë me imunitet politik  me aq bateri sa kanë.  Kush do që ligji të vlejë në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe kush do që ligji të vlejë për disa ndryshe nga shumica.

Ne jemi shumë të vendosur të vazhdojmë përpara për miratimin e Reformës në Drejtësi, sepse ne besojmë se kjo është rruga e vetme dhe rruga e duhur, për ta bërë Shqipërinë dhe shoqërinë më të drejtë dhe për të garantuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

Ata që nuk e duan Reformën në Drejtësi kanë kohë të kuptojnë, kanë kohë ta kuptojnë dhe të kthejnë mendje, të binden se nuk ka rrugë tjetër përveçse të miratimit të Reformës në Drejtësi. Shqiptarët nuk duan asnjë alternativë tjetër përveçse miratimit të Reformës në Drejtësi, gjyqtarëve të ndershëm, prokurorëve të ndershëm që vendosin jo sipas xhepit por sipas të drejtës. Koha është e mjaftueshme që të ndërrojnë mendje, të vijnë dhe të miratojnë në Parlament Reformën në Drejtësi sepse koha e numrave, lojërave, talljeve, gallatave, gënjeshtrave të gjithë atyre që ditën bëjnë sikur duan Reformën në Drejtësi dhe natën minojnë Reformën në Drejtësi, kjo kohë ka mbaruar. Fishekët e fundit i harxhuan. I investuan në prokurorë e gjyqtarë e çdo lloj resursi tjetër vetëm e vetëm që të mos miratohej Reforma në Drejtësi.

Sot partnerët ndërkombëtarë dhanë një përgjigje të mjaftueshme, për t’i bëri të gjithë qytetarëve të kuptojnë se sa e rëndësishme është Reforma në Drejtësi. Dhe sa e rëndësishme është mbi të gjitha të bëhemi bashkë me të gjithë ata që duan që Shqipëria të jetë më e drejtë, shoqëria të jetë më e drejtë, ligji të vlejë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Të bëhemi bashkë me çdo qytetarë në  çdo cep të Shqipërisë dhe të lëmë në cep ata që nuk e duan Reformën në Drejtësi. Sepse duhet të bëhemi bashkë për të ardhmen. Ky është investimi ynë më i madh për të ardhmen. Për të lënë pas shpatullave të kaluarën.

Unë besoj se në Policinë e Shtetit sot kemi arritur mbi të gjitha vetëdijen kolektive që përfaqësohet nga secili prej jush. Se kështu përpara nuk mund të shkohet dot më. Se ai që korruptohet do të marrë faturën që i takon. Ai që shkel ligjin do të marrë faturën që i takon dhe nuk mbrohet nga askush. Dhe nuk ka njeri imunitet në Policinë e Shtetit. E njëjta gjë duhet të ndodhi për Prokurorinë. E njëjta gjë duhet të ndodhi për Gjykatat në mënyrë që unione, sindikata, e shoqata, çfarë janë prokurorësh e gjyqtarësh të mos flasin sa herë i duhet të mbrojnë të korruptuarin e radhës, sa herë i duhet të mbrojnë atë që ka liruar vrasësin e përdhunuesin, po të flasin edhe për të denoncuar, kolegun që merr para, që liron vrasësin, që liron përdhunuesin, që liron kriminelin në shkëmbim të parave apo favoreve politike kjo nuk ka rëndësi. Por duhet të jenë ata të parët që të garantojnë integritetin e strukturës që përfaqësojnë.

Sa për mua! Unë do vazhdojë të flasë sa të kem frymë për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Do vazhdoj t’i denoncoj me emër mbiemër, fytyrë sa të kem frymë. Për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar që bëjnë favore dhe ndere në emër të politikës apo parasë. Sepse në rast se, të gjithë bashkë humbasim mundësinë për të fituar të drejtën kemi humbur mundësinë për të që të kemi një të ardhme më të mirë, për fëmijët tanë. Dhe ky është një investim që e bën secili për vete. Ky është një investim që bën secili për familjen e tij. Ky është një investim që bëjmë të gjithë bashkë për Shqipërinë e të ardhmes. Për gjeneratën tjetër. Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

                                                                                                                                                          *Ministër i Brendshëm

7 komente në ““Do të vazhdojë të flas sa të kem frymë për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar””

  1. Mirel says:

    Ju lumte Ministri Saimir Tahiri. Pergezime per punen tuaj dhe rezultatet e arritura edhe pse me kundershtare perbindesha.

    1. Farmacia e droges says:

      nuk eshte detyra jote apo roli te flasesh.ne demokraci flet vetem ligji.ti je gabim ashtu si mund te jene edhe te korruptuarit gjyqtare…dhe ky tmerr qe ka perfshire shqiperine e gjyqesorin eshte ne saje te rolit tuaj si politikan e parlamentar qe jeni dhe shkaku i gjithe te keqijave sot…. korrupsioni nuk luftohet me propogande ministrie por me ligj dhe drejtesi te pavarur. shko shit makinen se akoma eshte ne emrin tuaj…o farmacia e droges.

  2. Bravo SAIMIRO ;
    POR FJALET TUJA NUK I HEQIN NGA POSTET QE KAN PPUSHTUAR LOPCARET E SHPELLARIT
    PRANDAJ JU NQS JENI VERTET BURRA DHE TE PERGJEGJSHEM PERBALL KTIJ POPULLI E KTIJ KOMBI
    KENI PARRLAMENTIN ATJE FILLONI E I CMONTONI NGA I PARI DERI KE I FUNDIT
    KUR NUK JENI TE ZOTE TI QERONI NGA I PARI DERI KE I FUNDIT SOT QE KENI PUSHTETIN
    ISLAMISTAT S’E LEN KURR PUSHTETIN ME FJALE SEPSE E KERKON LIGJI
    ATA NJOFIN VETEM NJI LLOGJIKE NE KTE BOTE DHUNEN
    AI QE DO DONTE VERTETE ME BO SHQIPERIN SI EUROPA
    KISHTE FILLU SAPO I HIPI KALIT TE FILLONTE GJHETIN E SHPELLAREVE DHE ZHDUKTE
    ME CDO MJET -QE AI QE DO I GJEN DHE VEPRON
    S’KENI TRUP NJI BANDE SHKERDHATASH KAPTERRESH E MALOKESH INJORANTE KAN MARRE PERNG SHQIPERINE

  3. lani says:

    Saimir! Bravo per kurajon dhe devotshmerine qe ke.Meqenese ata langot qe drejtojne unionin e te degjeneruarve prokurore e gjyqtare apo te te ashtuquajturit KLD ankohen per deklaraten tende dhe te Rames,une mendoj qe tu dergosh nje ftese per debat publik ne televizion per tu ballafaquar me ty pikerisht me keto argumente qe nuk i luan as topi, ashtu jane dhe po kane bythe te dalin me fytyre dhe jo me deklarate te mbrojne ate kodoshin gjyqtar qe dhe emrin eshte turp t’ja thuash si e ka ne pashaporte,duhet ta kete kodosh Arjan Aliaj dhe jo thjesht Arjan.Shpresoj qe te pranojne dhe le t’i shohe dhe populli shqiptar,ne emer te te cilit gjoja bejne drejtesi.Shpresoj gjithashtu qe me miratimin e reformes jo vetem te qerohen nga detyrat, por te vene pas hekurave si ky langua ashtu dhe te tjere si ky qe shperdorojne detyren si Llallushi, Vishushi etj etj por se pari kryespiuni dhe kryeustai i tyre,pavaresisht moshes qe ka.Si thua,do e jetojme ate dite?Shumica e popullit eshte me ty Saimir Tahiri.As nje hap prapa ne luften me mafjen politike dhe institucionale,sic u betua edhe Silvia Konti,pas vrasjes se commissario Cattanit ne filmin “La Piovra”.Eshte e njejta gje.

  4. alphade says:

    Z. Samir Tahiri , ka nje oficer policie ne Vore qe cdo autobuz i Durresit qe kalon per ne Durres e ndalon dhe shoferet
    i japin “kuoten” dhe vazhdojne rrugen per ne destinacion pa i dhene asnje posagjeri bilete udhetimi . Po t’ma kish-
    te thene dikush nuk do ta besoja por e kam pare me syte e mij. Kisha vite qe nuk kisha ardhur ne Shqiperi dhe
    mendoja se dicka kishte ndryshuar me Rilindjen po u disiluzionova kur shoh se rryshvetet vazhdojne si dikur ne
    menyre galopante, atehere kur e pashe kete skene m’u kujtuar ai refren qe thote :”nga Selaniku tatepjete Sic ka
    qene do te jete”.Nuk jam pesimist por me banden mafioze te Sali Millosh-Fasllic Berishovicit ky vend kurre s’ka per
    te ecur perpara, prandaj ju brezi i ri beni derman ketij populli ……!!!

  5. lulekuqja says:

    Sajmir uli nja dy tulla se nuk behet me i mire sistemi drejtesise duke pergjuar ti ne menyre te paligjshme. Sistemi behet me i mire duke vene pikat mbi I si ne rastin e pergjimeve.

  6. MONDI says:

    Te lumte or djalosh . lum ai prind qe te ka .
    Prokuroret dhe gjykatesit jane nje bande kriminale qe i sherbejne jo ligjit por atij qe paguan.
    Autoret kryesore te gjak marrjes eshte kjo bande ne Shqiperi
    Vendi yne eshte uzurpuar nga nje bande horrash qe po i pine gjakun popullit si ushonjza .
    Te lumte per trimerine e treguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje