Shprehja e cila thotë se: Kosovës i duhet një histori e re duket disi provokative nëse hiqet nga konteksti kryesor. Realisht, megjithë botimet shumë interesante që kanë bërë vetë kosovarët shqiptarë, studiuesit shqiptarë, historianët e huaj dhe akademia serbe, ka një konfuzion në vetë Kosovën republikane për koncepte të reja.
Konfuzioni shtrihet që nga antikiteti (mungesa e vazhdimësisë së dokumenteve dhe gjurmëve), zbresin në mesjetë, përçohen në kohët e reja dhe sidomos paradoksalisht mbeten në shekullin e fundit (janë ende gjallë dëshmitarët), kur Kosova ka pasur zhvillimet më interesante sa i përket formimit të identitetit të saj.
Për hir të së vërtetës, Kosova ka një tharm etnik të fortë që e ka bërë kompakte në shfaqjen e vet, por edhe në të gjithë përballjen me zhvillimet e kohës, që nga ana tjetër e pengon në vështrimet e thella dhe të ftohta të historisë së vet.
Duhet thënë se ndarja e kahershme me trungun amë, paçka bashkimeve arbitrare, që nuk kanë zgjatur dhe realiteteve të ndryshme shtetërore, ka sjellë deridiku zhvillime të ndryshme me Shqipërinë, që më së shumti janë ndikuar nga problematika të përballjes me konjuktura të ndryshme gjeostrategjike. Për aq pak kohë sa kanë funksionuar Shqipëria dhe Kosova janë munduar të japin e të marrin, por njësoj si sot, nuk kanë mundur të krijojnë gjëra të përbashkëta, që do të thotë një treg ekonomik funksional, një gjuhë të unifikuar, kulturë me periodizime të përbashkëta si edhe histori të përbashkët. Ende sot, Kosova, shikohet veçmas Shqipërisë dhe anasjelltas, kur vjen puna të referohen tema thelbësore, si përpjekjet identitare të së shkuarës dhe lëvizjet patriotike.
Argumenti i bërjes së një historie ka nevojë për shumë diskutime sot, sepse me këtë humbasin kohë analistë të ndryshëm, patjetër akademikë, historianë, shumë amatorë të ngazëllyer dhe jo pak OJQ-të. Për fat të keq, të dy akademitë tona mbeten në nivele diskutimesh patetike dhe nivele mediokre e që për fat të keq, nuk e kanë kaluar dot nivelin e kohës së formimit të tyre, që do të thotë se ende s’kanë gjetur çelësa për zbërthimin e shumë elementëve të identitetit tonë.
Kosova, shteti më i ri i Evropës, është duke kërkuar një identitet të ri, që megjithëse duket se është shekullar de jure, de facto po duket shumë i miksuar me një identitet religjioni, shtuar me veçori të tjera. Argumenti mbi religjionin tashmë është kaq i fortë sa ngrihet disa herë edhe mbi simbolikën e re moderne të shtetit të Kosovës. Provë për këtë është një nga anketimet ku kosovarët vinin si primare idenë fetare. Por, ndërsa kjo e fundit, po përfiton terren nga varfëria e madhe ekonomike dhe mbi të gjitha humbja e shpresës (dy elementë që e bashkojnë kryekëput me Shqipërinë), identiteti i kombit të ri ka nevojë shumë të axhustohet për të mos thënë të punohet bajagi.
Dhe një nga elementët, pa asnjë dyshim, është rishikimi në thelb i historisë, duke mos pronësuar gjithçka që mundin, duke e kthyer historinë e shkuar në një tabula rasa, që ka filluar vetëm pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pak më parë vetëm me zhvillimet patriotike.
Është koha që përpjekjet e para për konceptimin e identitetit në Kosovë të bëhen pikërisht në elementët historikë dhe antropologjikë për të treguar realisht vazhdimësinë dhe stadet ku ka kaluar jetesa e popullit duke shmangur argumentet qesharakë absolute të popullit të zgjedhur dhe më të vjetër.
Mbase është detyrë e vështirë, por nga retorika a politikës kosovare nga fyerjet e shkëmbyera dhe arroganca e shumë anëtarëve të shoqërisë civile kupton se historia nuk i ka mësuar shumë kosovarëve. Ndaj ka ndoshta kaq veteranë, kaq epope dhe trima, por edhe kaq bjerraditës llafazanë. Është koha që Kosova të fillojë e të shikojë realisht historinë e vet në sy dhe të mësojë prej saj, edhe pse nga historia popujt po mësojnë rrallë e më rrallë. Tani, sa nuk kanë kaluar shumë kohë, kur aksionet e vogla historike të mos vazhdojnë të kthehen në epopera dhe bëma, që nuk i beson askush e ca më shumë vetë kosovarët. Historia kjo mësuese e ashpër e jetës e lyp këtë. Sidomos për Kosovën dhe sfidat e vështira të mbijetesës. (Java)
Kosova ka dhe do te kete histori !
Qe Kosoves ti besh HISTORI te Re duhet patjeter te mos e quash me Kosove me kete emer Serb por DARDANI, Prishtina te rimari emrin qe ka pas ULPIANE, Prizereni plot me turq e kurd te rimari emrin e par te tij Iliro-Dardan THERANDE, etjetj ka shume pune dhe mund por mbi te gjitha duhet edhe INTELIGJENCE e cila ne DARDANI ka humbur e ka “SEKUESTRUAR” ISISi me ca Hoxhallar te sjelle nga Turku. te besh HISTORI te Re ne DARDANI duhet RIZGJIM KOMBETAR, RIKTHIM NE IDENTITET ate te vjetrin e ngaterruar neper Histori. Veshtire e shoh shume te veshtire me gjith keta Neo Otomanet dhe Edoganet Kosovar jo DARDAN
Kosoves i duhet nje histori ??.
Kosova trime ka me shume histori se cdo territor tjeter shqipetare vec e vec ,e me shume se te gjitha se bashku. Kosova ka dhene gjithcka per kombin shqipetare. Ska beteje te lashte dhe moderne qe kosovaret sjane bere shembull i patriotizmit te vertete. Kosova eshte e pozicionuar aty ku domosdo ka qene gjithmone e detyruar te ballafaqohet me hordhite sllave ,dhe vete fakti qe kufiri eshte aty tregon se kosova e ka bere sherbimin e vet ndaj kombit tone. Qe nga Dardanet e lashte e deri sot kosova martire eshte sakrifikuar,eshte trathtuar e shitur nga qeverite e Tiranes,por kurre seshte dorezuar. Varret dhe tokat e kosoves jane ne Nish,Novi Pazar,Beograd. Gjaku Kosovar eshte perhapur ne te gjithe Europen si pasoje e gjenocidit 100 vjecare. Me mijera Kosovare jane vrare,masakruar,perzene ,qe nga koha e mbreterise se pare serbokroate e deri te koha e Rankoviqit e Millosheviqit .Kerkimet e mirefillta arkeologjike e shkencore kane qene te pamundura gjate pushtimit Serb, e si kudo ne bote keto kerkime kane nevoje per shume kohe e breza. Kosova pa dyshim eshte djepi i patrotizmit shqipetare ,dhe padyshim qe ka lindur burra superheronj. Qe nga Isa Boletini, Hasan Prishtina, Shaban Palluzha e deri te legjendat moderne Adem Jashari, Bekim Berisha, Xhelal Hajda. Jane me mijera kosovaret qe lane perendimin per ti ju bashkangjitur UCK se ,
E jane me mijera ato qe dhane gjithcka per lirine. Kombi shqipetare ska nevoje per histori ,por ka nevoje per nje klase politike patriote e cila duhet te jete krenare dhe ti mbroje vlerat e verteta shqipetare,dhe te punoje per kete popull fisnik.