Sigurinë në aeroport e paguajmë… ne, jo koncesionari: Miliona euro në vit për sigurinë në Rinas

6 Korrik 2016, 10:20Kronika TEMA

“Sigurine” ne aeroportin nderkombetar “Nene Tereza” ne Rinas, e pahuajme ne.

Askush tjeter, ne.

Kur debati politik (!!) rreth grabitjes te se enjtes qe shkoi ne vendndalimin e avioneve ne aeroportin e Rinasit, ka ndezur vendin, perfshire ne te dhe analistet qesharake te studios me ne ze me kete permbajtje-studios se Blendi Fevziut, cdo rresht i kontrates mes Qeverise se Shqiperise dhe koncesionarit te aeroportit te Rinasit-TIA, jo vetem qe eshte prove, por dhe cudi per informacionin qe ofron.

Ne “Shtojca 44″/ Siguria dhe Kontrolli i Bagazheve, jo vetem qe sterthuhet se pergjegjesia per sigurine ne Zonen e Koncesionit dhe Perimetrin e Rrethimit eshte e koncesionarit te aeroportit-TIA, por ka edhe dy elemente te rinj, te panjohur per publikun me pare.

I pari, kostot e sigurise ne aeroport i paguajne qytetaret, pra ne, jo koncesionari.

Ne kete shtojce te kontrates ne fuqi, koncesionari merr te drejten te grumbulloje nga pasagjeret qe perdorin aeroportin, nje tarife sigurie (Tarifa e Sigurise).

Ne kete shtojce te kontrates, kjo tarife percaktohet ne vleren 4 euro per cdo pasagjer (2 euro per pasagjeret qe mberrijne dhe 2 euro per pasagjeret qe largohen)

Ne shtojce thuhet se kjo tarife do te grumbullohet nga koncesionari me qellim qe te mbuloje shpenzimet e arsyeshme per dhenien e sherbimit te sigurise ne aeroport.

Ne shtojce thuhet gjithashtu se 25% e shumes se mbledhur nga tarifa e sigurise, i derdhet DPAC-sot Autoritetit te Aviacionit Civil, nderkohe qe diferenca mbahet nga koncesionari.

Pra, jo vetem qe siguria ne Zonen e Koncesionit dhe Perimetrin e Rrethimit eshte pergjegjesi e koncesionarit te aeroportit-TIA, por per kete koncesionari grumbullon 4 euro per cdo pasagjer.

Eshte e qarte, ne nuk paguajme policine per sigurine ne aeroport, por cdo udhetar paguan 4 euro per sigurine ne aeroport tek koncesionari.

Jane miliona euro ne nje vit!!

I dyti, koncesionari ka marre edhe nje te drejte te dyte;

“Shoqeria mund te kontraktoje per sherbimet e sigurise ndonje kontraktor nderkombetar te njohur te sigurise se aviacionit, i cili do te caktoje nje administrator kontrate, pergjegjes per raportimin e ndonje shmangie nga dispozitat e kontrates, ndaj administratorit te ruajtjes dhe sigurise se aeroportit, me qellim qe te merren masat perkatese”-thuhet ne Shtojca 44 e kontrates.

Pra, koncesionari jo vetem qe ka marre pergjegjesine e sigurise ne aeroport, por ka krijuar edhe buxhetin duke mbledhur 4 euro nga cdo pasagjer si dhe ka marre edhe te drejten per ta nenkontraktuar sherbimin e sihurise ne nje shoqeri tjeter, nderkombetare.

Kete ka bere.

Pikerisht se eshte keshtu, nuk ka me asnje dyshim se pergjegjesia per sigurine ne Zonen e Koncesionit dhe perimetrin e Rrethimit-aeroport me qarte, e ka koncesionari TIA./ Skandal.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje