Much Nano në Top Channel: Në datën 21 korrik, pjesën e sovranitetit nacional që më përket mua, ia delegoj me dëshirë SHBA-ve e BE-së

20 Korrik 2016, 09:54Politika TEMA

Gazetari Mustafa Nano ishte ftuar në edicionin e Top-Channelit të orës 19.30 për të komentuar debatin politik lidhur me reformën në drejtësi.

Ai u shpreh optimist se reforma do miratohet në parlament, më datë 21, dhe këtë besim e mbështeste tek angazhimi i fortë qysh në krye të herës, e sidomos ditët e fundit, të SHBA-ve e BE-së.

Nano tha se në këto rrethana nuk ishte çudi që një duzinë deputetësh demokratë të votonin pro reformës, duke mos rënë dakord kështu me përpjekjet e udhëheqësve të tyre për ta prishur PD-në me Perëndimin, me alibinë e merakut për sovranitetin.

“Kjo alibi të bën për të qeshur”, tha ai.

“Në këto rrethana bëhet fjalë për një sovranitet kombëtar që më përket edhe mua. dhe unë po deklaroj këtu: “Më 21 korrik, atë pjesë të këtij sovraniteti që më takon, ia delegoj me dëshirë SHBA-ve e BE-së”.

4 komente në “Much Nano në Top Channel: Në datën 21 korrik, pjesën e sovranitetit nacional që më përket mua, ia delegoj me dëshirë SHBA-ve e BE-së”

  1. TJ says:

    Mustafa je shume i kthjellet! A e ka kuptuar Basha se Berisha e di, qe po lot me zjarrin apo eshte akoma teenager? A e ka kuptuar Lubonja se sa jashte realitetit eshte? Njelloj si Basha dhe Berisha ,Andi apo Zheji! Kur je mercenar ora te ngel prapa! Keshtu ka ndodhur me Lubonjen! Megjithse e di qe vtem Berisha dhe klani i tij kriminal e mesojne, se si te shkruaje Lubo eshte bere regres per Shqiperine! Nuk e kisha menduar kurre se si nje mendje e hapur por edhe shume e eger e Lubos, do te arrinte deri ne kete pike qe nuk e beson me njeri! Kamikazet morren fund ne luften e dyte boterore ashtu si dhe trimat u vrane te paret!Turp Lubonja shume turp! I lutem Panorama.al ta vere ne dijeni Tosin se nuk i boton komentet kritike per te!Degjoje Mustafa Nanon Tosi! Te ka thene qe nuk je kush ose je “askushi’!

  2. Shqiptari says:

    Edhe pjesen e itegritetit Kombetar qe me takon mua ja delegoj SHBA dhe BE

  3. Pavaresia says:

    Te lumte goja Muci. Edhe une Sovranitetin ja le ne dore SHBA. Me mire te ma marin ato se keta qe kane sunduar per 25 vjet dhe e shkateruan kete vend. I lutem Ambasadorit mos u dorezo. Jemi ne doren tuaj.

  4. majlinda says:

    Edhe une si Mustafa Nano, pjesen time te intergitetit ja besoj dhe delegoj USA dhe BE, dy promotoret qe mbajne kete bote qe jetojme ne binaret e duhur, ndryshe do behej katrahure te degjosh apo te ndjekesh berishen me bashen,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje