Lorik Cana e ka mbyllur kapitullin me përfaqësuesen shqiptare, por jo me futbollin. Ai lë të hapur mundësinë për t’u rikthyer të luajë pasi të jetë riaftësuar plotësisht dhe komenton edhe zhvillimet e fundit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një intervistë të dhënë në emisionin “Chic” të gazetares Fjodora Fjora në “News 24”, ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve komenton edhe aludimet mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe nuk ngurron ta quajë veten si një makinë të tipit “Benz Mercedes”.
Lorik, kjo i bie të jetë intervista juaj e parë pas ditës që keni bërë lajmërim ku keni nënvizuar se ju nuk do të jeni më pjesë e Kombëtares.
Po, është e vërtetë. Por besoj se në jetë çdo gjë ka momentet e veta dhe, porsa i përket kombëtares, mendoj se ishte koha e duhur për t’i dhënë fund një historie shumë të gjatë.
Është një kombëtare që për ju pa dyshim ka vlera shumë të mëdha dhe ka shënjuar jetën tuaj, profesionale dhe personale. Sepse Kombëtarja e Shqipërisë ka qenë pika ku të gjithë ata njerëz që mundën të kishin një kontribut për futbollin tonë arritën më në fund ta sillnin dhe sidomos pas këtij Europiani ku e dëshmuam. Juve çfarë ju ka kënaqur më shumë në këtë përfaqësuese dhe çfarë ju ka shqetësuar më shumë. Cili është pengu juaj më i madh?
Kombëtarja është një gjë e jashtëzakonshme. Është ajo që përfaqëson një vend, ajo që përfaqëson historinë, vlerat dhe cilësitë e një kombi. Unë u rrita me sportin, me frymëzimin për të luajtur futboll, sepse doja dhe ia arrita që të ndjek hapat e babait tim. Me ndihmën e tij, pata mundësinë që të largohesha nga Kosova…
Po flas në aspektin për të pasur dhe gjetur kushtet, për të vazhduar këtë ëndërr dhe për të ecur me hapa më të shpejtë në këtë profesion që doja të bëja. Gjatë gjithë ato viteve larg Kosovës, më ka bërë më të përmalluar, kam ndier shumë mall për vendin tim. Dhe sigurisht duke ecur përpara, gjithçka çka lidhej me Shqipërinë, me shqiptarët më bënte kurioz që të ndiqja.
Pa dyshim që futbolli nuk mund të anashkalohej. Jam rritur duke ndjekur ndeshjet e gjeneratave të para, po flas për vitet ’90, kombëtaren e Rrakllit, Vatës, Strakoshës, Tares… I shihja në televizor dhe me vete thosha që “pse të mos isha edhe unë i aftë që të përfaqësoja shqiptarët”.
Dhe kur e kam parë se realisht isha në hapat e duhur nuk ngurrova që të vendosja se “dua të luaj për Shqipërinë”. Mund të them se Kombëtarja ka qenë për mua një qëllim i hershëm, mendoja për të që në moshën 8-vjeçare. Madje, kur isha me ekipin e Parisit dhe mendoja se mund të arrija në përfaqësuese, më dukej diçka e jashtëzakonshme. Ndihesha krenar thjesht nga ideja për të përfaqësuar popullin tim, një ndjesi që më ka shoqëruar gjatë të gjithë karrierës sime.
Pikërisht kjo ndjesi ndoshta më ka ndihmuar edhe në aspektin sportiv. Shumë lojtarë duan thjesht që të fitojnë trofe, të luajnë në klube të mëdha, të luajnë në Champions, ndërsa për mua, pavarësisht rangut që mund të kishte Kombëtarja, unë doja thjesht ta arrija atë. Përfaqësuesja është diçka unike, të bën të ndihesh më i lumtur, më krenar, por në të njëjtën kohë edhe zhgënjimi është më i madh. Por personalisht nuk do të ndërroja asgjë që kam përjetuar gjatë gjithë këtyre kohëve.
Sigurisht që kam kaluar shumë momente të vështira, shumë prej të cilave ishin faktor i mentalitetit shqiptar. Sepse kur gjërat shkojnë mirë ti je më i miri në botë, në të kundërt është katastrofë. Gjithsesi, as kjo nuk më ka shpërqendruar nga objektivi im për të bërë gjëra pozitive për futbollin shqiptar.
Keni qenë gjithmonë kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe, përveçse jeni përpjekur më së shumti që t’i motivoni shokët e skuadrës, keni bërë të njëjtën gjë edhe me tifozët. Ky lloj motivimi ju ka shtyrë që të kërkoni të jeni gjithmonë një lider, gjithmonë një që mban peshën, edhe përgjegjësinë, ndoshta edhe atëherë kur nuk duhet. Çfarë ju shtyn të kërkoni që, përveçse brenda grupit, të krijoni një marrëdhënie të fortë edhe me pjesën jashtë saj?
Ky është një aspekt i karakterit tim, ndoshta që më është krijuar si rrjedhojë e përvojës personale, e qëllimeve që unë i kam vënë vetes, qoftë edhe çështje dëshire për të qenë lider. Nëse shumë njerëz i kanë këto vlera, unë asnjëherë nuk i kam fshehur dhe s’kam pasur frikë së treguari ato.
Unë jam tipi që jam gati të mbaj mjaft gjëra mbi shpatulla, ndërsa të tjerë e kanë më të lehtë t’ua kalojnë të tjerëve. Ndoshta, edhe fati më ka dhënë një ndihmë të madhe, sepse kam luajtur dhe kam kaluar me sukses në rangjet e moshave të Parisit dhe të debutoj shumë shpejt, që në moshën 19- vjeçare me skuadrën e parë. Këto hapa të shpejtë dhe përballja me lojtarë të mëdhenj si Okoça, Anelka, Ronaldinjo, yje botërorë me moshë të re.
Por, në të tilla momente, nuk duhet të kesh frikë nga ata. Pikërisht duke u përballur me kampionë si këta duhet të tregosh personalitet, duhet të formohesh si karakter, sepse ndryshe nuk e fiton vendin tënd. Pa dyshim, duke i lënë edhe atyre vendin që meritojnë. Ndoshta edhe roli ku kam luajtur më ka ndihmuar jo pak.
Në mesfushë është e lehtë të shohësh të gjithë lojën dhe të mësuarit dhe të kuptuarit më shpejt më erdhi në mënyrë natyrale. Futbolli duke qenë një sport kolektiv është e detyrueshme që të kërkosh pozicionin tënd në skuadër, t’i gjesh hapësirë vetes në atë grup, të bëhesh lider, përndryshe nëse grupi nuk të do, mund të të largojnë lehtë.
Mesfushor shkatërrues, si nuk jeni thyer në mes gjithë këto vite?…
Kam lindur si mesfushor dhe kam luajtur për shumë vite e si i tillë. Gjithashtu kam luajtur edhe si mbrojtës, sidomos në ekipin kombëtar. Madje, në 14 vite gjithsej, në këto 7-8 vitet e fundit kam luajtur si qendërmbrojtës. Kjo është një aftësi e mirë për një lojtar. Jo se nuk jam shkatërruar, por mendoj se trupi im është një model “Mercedesi” jo shumë i vjetër, por që i ka nja 400-500 mijë kilometra të bëra… dhe sigurisht vaji prishet dhe motori ka ndonjë problem të vogël…(qesh).
Unë në 14 vite, të them të drejtën, nuk kam pasur thuajse kurrë kohë për pushime. Disa herë nuk preferoj që nuk preferoj të rri në një vend dhe të mos luaj. Mendoj se kam aftësitë tani dhe kam mjekët e duhur që të mund t’i dedikohem si duhet trupit tim. Nga fundi i vitit, nëse gjërat shkojnë mirë dhe nëse do të paraqitet një ofertë e re, atëherë do të shoh mundësitë edhe për ndonjë aventurë.
Por nëse nuk do të më jepet mundësia që të jem në minimumin e performancës, atëherë do ta rimendoj të ardhmen. Vitet e fundit kam luajtur me shumë dhimbje në trup dhe mosha bën të vetën. Unë kam qenë me fat në karrierën time, por këtë radhë kam nevojë për pushime.
Së fundmi, është aluduar shumë për gjendjen tuaj shëndetësore, ndërkohë që ju vetë nuk e keni saktësuar të ardhmen tuaj, duke e lënë mundësinë të hapur edhe për një rikthim në fushat e blerta…
Ishte një vendim personal për t’u tërhequr paksa. Nuk ka pse t’u interesojë të tjerëve se çfarë problemesh kam unë, por edhe me aq shumë vite futboll mund të kuptohet se çfarë problemesh të ndryshme mund të kem unë. Më vjen keq që disa herë, qoftë edhe për të bërë lajm. Shkruhet pa marrë parasysh pasojat dhe efektet në jetën personale të një njeriu.
Unë jam mësuar ta menaxhoj këtë, por ndonjëherë ndodh me djem të rinj të Kombëtares që kur shohin ndonjë lajm të shkruar, janë ndikuar prej tij. Gjithsesi, ne kemi fatin që jemi në botën e sportit dhe duhet të përpiqemi të jemi shembull për të tjerët. Kritikat janë pjesë e punës sonë, por çdo gjë e ka një limit.
Kësaj radhe nuk zbritët në fushë që të jepnit lamtumirën aty… Pse nuk dolët në fushë për të përshëndetur tifozët?
Nuk e bëra sepse ende nuk e kam ndarë mendjen nëse jam apo jo në përfundim të karrierës. Nuk më ka shkuar mendja për ceremoninë, por deri tani nuk e kam menduar. Me siguri, ceremonia, kur t’i vijë koha, do të bëhet në Shqipëri.
Çuditërisht duhet të flasim për dy ekipe që përfaqësojnë shqiptarinë, por ngjarjet rrodhën në këtë mënyrë dhe ne duhet ta pranojmë këtë gjë. Ju çfarë mendimi keni mbi ekzistencën e përfaqësueses së Kosovës dhe çfarë duhet të bëjnë lojtarët?
Është hera e parë që unë po flas për këtë çështje, pasi Kosova u pranua në FIFA. Unë e kam pasur gjithmonë mendimin tim lidhur me këtë temë dhe i kam lënë gjërat të jenë spontane. Kam disa parime të miat dhe njerëzit në fund e gjykojnë nëse kam të drejtë apo jo. Unë kam thënë që në fillim që Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë një rëndësi përtej sportit. Ne tashmë jemi shembull për të rinjtë, jemi simbol i këtij kombi, pasi kemi bashkuar shumë vlera dhe arritje.
Nëse nuk do të kishim kaq shumë rëndësi të madhe, kjo gjë do të ishte pak më e zbehtë. Nëse Kombëtarja do të kishte rezultate më të dobëta si vitet e para, sigurisht që ky diskutim i madh nuk do të ishte bërë. Është shumë bukur kur sheh shumë njerëz bashkë që festojnë, trishtohen, zhgënjehen, por edhe shahen bashkë. Nuk ishte e arsyeshme që të ndahet Kombëtarja shqiptare.
Pra, jeni për një kombëtare?
Unë e kam mbështetur shumë sportin në Kosovë dhe kam dhënë kontribut të veçantë, edhe për pavarësinë e sportit në Kosovë. Sporti aty nuk ka pasur asnjë zhvillim dhe asnjë mundësi për të realizuar një ëndërr. Njohja e sportit ka qenë gjëja më e bukur. Kam qenë i mendimit që elita e futbollit në aspektin kombëtar të qëndrojë te Shqipëria.
Kam qenë i mendimit që te Kosova të ketë një nivel më të ulët përfaqësimi në nivelin kombëtar, por nuk vendos unë. I kam thënë Vokrrit që do t’i mbështes dhe sigurisht që do të shkoj për të parë ndeshjen. Kam besim se edhe Kosova të jetë e suksesshme sepse ka shumë talente.
Për ta lënë disi në hije sportin… Ju keni qenë një ambasador i Shqipërisë në Europë për prezencën tuaj edhe jashtë futbollit. Përpara disa ditësh ishit në shenjtërimin e Nënë Terezës…
E thashë që unë gjërat i bëj në mënyrë spontane. Kur mund të bësh diçka e bën sepse e ndien dëshirën për ta bërë. Unë kam pasur gjithmonë dëshirë për të përfaqësuar Shqipërinë. Nuk ma ka imponuar askush këtë gjë dhe nuk më intereson aspak çfarë mendojnë të tjerët. Këto vlera i kam trashëguar nga gjyshërit e mi dhe nga të afërmit. Kur vjen puna për Shqipërinë dhe kur unë duhem aty, e bëj gjithçka me dëshirën më të madhe.
Në Shqipëri nuk jam pasuruar financiarisht, por vetëm shpirtërisht. Gjatë këtyre 12 viteve, më shumë kemi shpenzuar nga aspekti financiar në Kombëtare, sesa kemi fituar. Kjo është diçka e parëndësishme. Unë i dua tifozët, pavarësisht se ndonjëherë edhe më kanë sharë. Nuk mund ta refuzoja kurrë shenjtërimin e Nënë Terezës, por kisha frikë se si do të shkonte. Kisha kënaqësi dhe isha krenar që u rreshtova përkrah njerëzve të mëdhenj dhe të njohur si artistët shqiptarë. Aty kishte më shumë myslimanë sesa katolikë.
A e keni vendosur që përfundimisht të qëndroni në trekëndëshin Romë-Tiranë- Prishtinë?
Sigurisht që do të jem në udhëtim, por në Tiranë do të qëndroj më gjatë. Tashmë kam edhe apartamentin tim, por jam i vonuar për shkak të ecurisë së ngadaltë të punimeve të pallatit. Jam dashuruar me Tiranën dhe është e rëndësishme që do të kaloj kohë të mirë. Pas futbollit do të marr sa më shumë kualifikime, të cilat lidhen me sportin. Të shoh se cila nga këto mënyra do të më pëlqejë më shumë dhe pastaj do të vendos përfundimisht. Ndoshta do të bëhem trajner, ndoshta drejtues, ndoshta menaxher. Kam dëshirë ta provoj këtë sfidë të re.
O LORIK ISLAMIKU SHQIPERIA DUHEJ URGJENTISHT TE NDAHEJ O TURKU I KOSOVES SEPSE NUK I SHIKOJME DOT ARABET FUTBOLLISTE TE KOSOVES SI MAVRAJ ETJ, QE KUR SHENOJNE GOL NGREJNE BYTHEN PERPJETE DHE I LUTEN ALLAHUT. PRANDAJ URO SHQIPERINE QE TE KA DHENE SHTETESINE SHQIPTARE DHE QE JETON NE TIRANE; SEPSE NE KOSOVE ESHTE SI NE KANDAHAR E TADJIKISTAN E AFGANISTAN: KOMBETARJA E SHQIPERISE DUHEJ QE ME KOHE TE NDAHEJ SEPSE ME SHUME REZULTATE DO TE KEMI :
Kam pa e skam pa po rrote kari si ty s’ma mer mendja qe ka.
mire e kane GJERGJI KASTRIOTI, TFG,SPIRO MADHI etj.Loriku ndoshta eshte nje shqipetare i madhe,por,eshte nje Kosovare i vogel,rrjedhimishte ky eshte nje KAR THITHES te cilit duhet ti ndalohet Kosova edhe per vizita familjare,sepse me vetedije po ben thirrje kunder shtetit te Kosoves.
ket matuf plake si dhe disa pleq te tjere po ju japim si peshqesh juve vllezerve shqipetare,por,AJKEN e futbollit,rinin dhe talentet do i mbajme per vete.
ky nuk ka dinjitet,moral,intelegjence prandaj ky sillet si i tille!
i rafte mbi koke mallkimi i Kosoves!
Kam shume respekt per kete Lorikun. Jo vetem si nje lojtar i dalluar, por edhe si nje shqiptar i madh. Eshte djale i zgjuar dhe i drejte. Per Kombetaren ndaj te njejtin mendim me te. Duhet te kishim nje kombetare me djem nga te gjitha trevat e Ballkanit dhe nga diaspora. Kosova mund te kishte nje skuader te veten perfaqesuese. Ate çfare ka bere Kombetarja e futbollit per bashkimin shpirteror te kombit shqiptar nuk ka burre nene ta parserise. ndersa politika me Thaçet dhe kompani veçse na ka perçare. Dhe te huajt qe nuk na duan e kishin kuptuar kete. Dhe prandaj e pranuan fet e fet kombetaren e Kosoves ne UEFA dhe FIFA vetem per te zhbere kete bashkim kombetar. Per fat te keq ka edhe ne Kosove qe kerkojne nje “komb” kosovar, te barazlarguar nga Serbia dhe Shqiperia. Siç thoshte i pari i tyre Rugova.
HERO.
Lexova kete shkrimin ketu…dhe me befasoj kur ky turku i kosoves thote ..Ne shqiperi nuk eshte pasuruar financiarisht por shpirterisht…!!!!!!! Po ske faj ti more Lorik Cana ty te lumte bytha tani…dhe po fillon e te shesesh pordhe. Po Shqiperia te beri njeri more debil te dha emer..Te dha Shtetesine dhe Pashaporte Dipllomatike..sepse me Pashaporte kosovare as ne Bosnje Hercegovine nuk shkon more Turkoshak..!!! Dhe ty tani te paskan hipur pordhet dhe na thua qe ne Shqiperi nuk u pasurova financiarisht por shpierterisht… Pse zgjodhe Shqiperine per te jetuar..dhe nuk ndenje ne Kosove..???.
Po ti kur do ta keputesh qafen ne Greqi?! Sepse nga gjuha plot urrejtje dhe mllef dukesh se je nje kopil i Janullatosit dhe asgje tjeter. Je njelloj, mos ndofta me keq, edhe se ato bajgat qe turku ka lene ne Shqiperi. Race muti jeni te dy palet. Kur do te shpetoje Shqiperia nga ju?! Shqiperia eshte e shqiptareve, pa dallim FEJE, Krahine dhe Ideje. Ti nuk ke pune ketu.
Idiot.
Loriku ka nenshtetesi svicerane
ka dhe pasaporte zvicerane dhe franceze mund te merrte, dhe tani qe eshte martuar me italiane mund te kete dhe italiane,,cfare lidhje ka pasaporta ,,,,,,,,,, ne kombetare futbollisti fiton nje cmim i cili quhet karriere ,, te na flasi duka per parate qe paguhet kombetarja , se keshtu me dhimsen me sa duket dhe buken e sjellin me vete , dhe per gjum me leket e tyre dhe avionin me leket e tyre,, duka na trego atehere ku vajten parate e bileta ve ku te gjitha ndeshjet e shqiperise brenda stadiumi ishte plot plus leket bonus ne pjesmarrjen ne euro per bluzat e shitura ,,a kuptova ka paguar policet per te ruajtur rendin,, nqs ne ate vend nuk krijohet nje komision hetimor i pamvarur i cili te miratohet nga parlamenti qe ti hapen dyert ne cdo dikaster , dhe te kerkohen llogarite e tye bankare ne cdo vend te botes ,, tju marri shteti te gjitha parate dhe tju sekustroje gjith pasurine e patundeshme qe kan ne shqiperi,, sepse ne burg nuk mund ti ushqeje prap taksepaguesi shqipetar,,kujdes qe do dalin te gjith pa shtepi dhe jetojne ne shtepite e grave te ardhurat e tyre nuk mjaftojne per te jetuar,,,,,,,,,nuk po flas per sportistet
Sa here na ka perlot Loriku! Mua personalisht ne cdo ndeshje!
Eshte djal perfaqesues i me te mires ne racen shqiptare; futbollist i talentuar; lider e krenaria jone.
Me vjen keq ne se dikush flet edhe budallalleqe ne keto komente, jo musliman e katolik!
Ne jemi shqiptar e Loriku perfaqesuesi yne me i mre
I uroj shendet e jete e sa me shume kontribute shqiptarie.
S’ka rendesi a ne Kosove, a ne Shqiperi, ne diaspore apo…
Respekt per emrin e kontributin e tij!
Vertet Loriku eshte perfaqesuesi me i mire i races sone jo vetem ne sport por edhe ne mendesite e tij . Goja ju thafte kush perdor kete dritare per te baltosur nje shqiptar te tille te mire .
Loriku past jete te gjate familje te shendetshme dhe suksese ne cdo fushe ku te vendose per te dhene kontributin e tij ..
Islamik kosove,,, shqiperia esht orthodokse pirdhu andej,,
Shqiperia ortodokse???
Po cuditem.
tani dürres TY TURKOSHAK NDOSHTA TE KA BERE MAMAJA ME TURQ OSE ARABE; SHQIPERIA ESHTE ORTHODOXE E KATOLIKE: MUSLIMUTET QE JEANE NE TROJET SHQIPETARE NUK JANE SHQIPETARE POR GJAK I PRISHUR TURKU SI TY MORE ZAGAR I ERDOGANIT:
Turkoshaku pillit satom
Po pra ortodokse
Cfare ka ketu per tu cuditur
Rrofte pisgoppi yne Janullatos
Unë në Tiranë kam lindur dhe adhuroj Satanin / Shajtanin.
Ka dhe kështu në Shqipëri
Vetem Gjergj s’mund te jesh ti…. Si mund te flasesh keq per Lorikun , ti m…. C’fare i ke dhene ti Shqiperise????