Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në fushën e saj kundër Flamurtarit.
Shkodranët mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 Flamurtarin duke marrë fitoren e parë në këtë kampionat. Një sfidë ku skuadra e drejtuar nga Armando Cungu arriti të bëjë një 90-minutësh mjaft të mirë duke dominuar ndaj vlonjatëve.
Goli i parë për Vllazninë erdhi në minutën e 24-tërt nga Tafili që realizoi nga pika e bardhë e 11-metërisht.
Për të dyfishuar shifrat mendoi Hebaj ne minutën e 72-të duke vulosur përfundimisht takimin në rezultatin 2-0.
Pas kësaj fitoreje Vllaznia renditet në vendin e tretë me 5-pikë të grumbulluara, ndërsa Flamurtari klasifikohet në vendin e pestë me 3-pikë të grumbulluara./f.b
undefined