Drejtësia, i “mjeri Shukri” dhe gjyqtari Shyqyri “qefliu”

1 Tetor 2016, 09:38Blog TEMA

Nga Anri Bala

Do e kisha harruar Shukriun, ashtu sikurse harrohen mbas çdo tre ditëve, të gjitha çudit shqiptare. Por nuk më lanë lajmet e kronikës, duke ma rikujtuar të shkretin.

I mjeri Shukri! Tani ndodhet pas hekurave të qelisë dhe me një akuzë të rëndë: Korrupsion, shpërdorim detyre, duke kërkuar favore seksuale. Shukriu, asnjë nga këto nuk përfitoi i ziu, vetëm se i kishte në mend, por si i pastërvitur dhe i paditur që ishte, ra në “lak”.

Shukriu i mjerë, i sëmurë, i raskapitur dhe pa përkrahje, kishte kërkuar që t’i jepej një masë më e lehtë sigurie. Por ekspertët, megjithëse vuan nga zemra, ishin të sigurtë se Shukriu e përballon burgun!

Natyrisht që e përballon, e kujt i plasi nëse vdes! Ai paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore. Nuk është e lehtë, që të lirosh “tmerrin” e të gjithë femrave të zonës! Ndaj gjyqtarët e “ndershëm” deri tek llastiku i brekëve, e lanë, e vranë, e groposën, sepse ai bëri një provë, që këta pushta e bëjnë çdo ditë.

E mbyllën në qeli, sepse i mjeri Shukri, është njeri pa njeri, “jetim”. Partia e hodhi në rrugë, miqtë e shokët e shikojnë sikur është me zgjebe, kurse drejtësia, si një mall surrogato që u prishi moralin k****ve, moralin e gjithë të (pa)moralshmëve! A thua se këta shkërdhata janë etaloni i ndershmërisë? Por s’duhet të harrojmë: “Hija e mburr të marrin”

Shukriun e gjeti ajo që duhet t’i gjejë të gjithë këta që po e dënojnë! E gjeti si ajo historia nga anët e tij: “Burri kap mat gruan në shtëpi, duke bërë seks me fqinjin. Nxorri pistoletën dhe i vrau të dy. Të nesërmen, do varroseshin por duke qenë se ishin nga një fshat duhet të varroseshin në të njëjtën varrezë. Për të mos u marrë vesh se cilin po varrosnin, nuk i hapën arkivolet. Por, një burrë i moshuar i’u drejtua kortezhit: Zbuloni or t’u bëj hoxh efendiu nderimet e fundit.

Kjo mund t’i ndodhi çdo burri. Por, këtij i qëlloi të zbulohet, e të paguaj për të gjithë ne. Ndaj i ziu Shukri, po paguan për gjithë pushtat e ndershëm me pushtet. Mirëpo, nuk kisha për qëllim të shkruaja për Shukriu, por për “qefli Shyqyriun”, burrë i ndershëm, gjyqtar bandilli. Ai nuk i’a kërkoi vetëm njërës por edhe tjetrës.

Por a keni dëgjuar se çfarë bëhet me të? Ky qefli që shiste drejtësi, për atë “plaçkën” është aty, në mes të pazarit! Vetëm se është pezulluar pak, por është përsëri gjyqtari, takon koleg e prokuror, pi kafe dhe wiski, argëtohet me to duke bërë “karshillik”, e duke u tundur dhe shkundur, si për t’u thënë gjithë atyre që e akuzojnë: Të ma rr***i, sepse unë jam gjykata.

Kurse Shukriu, pas hekurave me trinitrina në dorë dhe batanije deri tek gryka duke u dridhur! A e dini pse janë në vende të ndryshme i ziu Shukri me bandillin Shyqyri?! Sepse ai nuk është brekëgrisur, por është brekë-flori, brekë-dollarë. Ai nuk ka miq ca politikan legena, që të varrosin, për së gjalli për të mbrojtur bythën e tyre. Ai ka miq ata, që të groposin, po nuk i pate miq dhe po nuk je i të njëjtës familje.

“Qefliu Shyqyri”, shëtit lartë e poshtë dhe shumë shpejt do marri pafajësinë. Shëtit se nuk e burgos njeri, sepse nuk është i rrezikshëm. Shëtit sepse është drejtësia, është gjyqtar, nuk është kryetar. Dy herë ka “qëlluar”, e për pak ka qënë duke gabuar. Por ai nuk ka gabuar, sepse vjen nga klani i pagabueshëm, nga klani i të (pa)drejtësisë.
Paturpësisht dhe poshtërsisht, gjyqtari që i’u kërkoi favore seksuale dy femrave me prova dhe fakte shëtit i lirë i harruar. Sepse ishin ato “zuskat,” që i’a “kërkuan” atij bukuroshi. Pas rikthimit, ai do të jap dorëheqjen. Atëherë, nuk ka ligj që ta “njollosi,” sepse nuk është më gjyqtari por qytetari.

“Shyqyri qefliu”, do haj e do pijë, do gëzoi paratë dhe qejfet dhe mund të punoj avokat, përmbarues ose më e pakta noter. Kurse ti Shukri vdis sepse je “kriminel”, “vrasës me brekë të grisura”, “përdhunues me dëshirë” dhe “qefli i rrezikshëm”! Kështu është kur drejtësia vazhdon e bëhet nga poshtërsia! Deri kur?!

5 komente në “Drejtësia, i “mjeri Shukri” dhe gjyqtari Shyqyri “qefliu””

  1. Zana says:

    Me gjuhën je byk fare, o gazep-ar!

    1. stil says:

      jo vetem nga gjuha, por krejt arsyetimi eshte i shtrember e qendron ne hava. Shteti ka ligje dhe rregulla. Kush kapet ne shkelje paguani demin penal apo civil pa u justifikuar se te tjeret sillen me keq e bejne me shume krime. Shukriu eshte turp per shtetin dhe shoqerine. kushdo qe e mbron meriton qe motren, gruan, te bijen, t ia trajtojne pa respekt e dinjitet e te kerkojne t i shfrytezojne. Sa per gjyqtarin tjeter edhe ai mund justifikohet se Politikanet bejne me shume. Po nuk filluam nga te voglat nuk rrijme te ndreqim te medhate. Po nuk paten te qarte parimin se kush kapet paguan nuk kane per te dale nga bataku shteti e shoqeria shqiptare.

  2. zdxbrykthi says:

    shqiperija
    kurverija
    mbush vetura
    dhe kamjona
    krejt shqiptart
    jan Bill Kllintona

  3. Anonim says:

    E turpshe qe e mbajne ne burg. E hoqe prej pune ne rregull, veri dhe nje gjobe prap om. Po ta mbash ne burg nje person te parezikshem, po eshte shpenzim dhe burgu, me leket e taksave tona e mvajne. Te pakten te mbajne kriminelet. Sa turp, skemi gjykata ne.

  4. Treviso says:

    Shukriu breg-grisuri del irrezikshem ndersa gjygjtari brek floriri nuk del i rrezikshem. Kete rrezikshmeri e ka percaktuar gjykata sipas denimeve qe i ka dhene.
    A ka me te rrezikshem se prokuroret dhe gjykatesit tane? Nuk dua ti pergjithsoj, se munde te gjejshe nje 10% prej tyre te ndershem. Nje gjykates sa kriminele ka gjykuar dhe i ka nxjerre te pafajshem, domethane i ka marre ne korriz te gjitha ato vrase ai qe i gjykoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje