Tahiri kundër Kokëdhimës: S’ka raport sekret për drogën në Shqipëri. Lajmi fsheh interesa personale, politike dhe kriminale

2 Tetor 2016, 13:21Kronika TEMA

Policia e Shtetit reagon fort ndaj një lajmi të dhënë në gazetën e Kokëdhimës, “Shekulli”, sipas të cilës ka një raport sekret për kultivimin dhe trafikimin e drogës në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, policia e shtetit sqaron se nuk ka një raport të tillë, por janë sajesa që fshehin interesa personale, politike dhe kriminale.

Po citojmë të plotë reagimin e Policisë së Shtetit:

Lidhur me lajmin e publikuar në Gazetën “Shekulli” e më pas marrë nga disa media, mbi egzistencën e një raporti sekret për kultivimin e drogës në Shqipëri, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se ky lajm është tërësisht i pavërtetë dhe një sajesë e qëllimshme për të cënuar integritetin e policisë dhe punën e saj.

Theksojmë se është një lajm tërësisht i gënjeshtërt, për raporte të fabrikuara nga redaksi që kanë si synim vetëm përbaltjen e punës së Policisë. Një raport i tillë nuk ka egzistuar kurrë e as egziston.

Ky lajm i fabrikuar mbi egzistencën e një raporti tërësisht të sajuar, fsheh mbrapa interesa personale, politike dhe kriminale.

Rezultatet kundër drogës dhe paligjshmërisë dëshmojnë vullnetin dhe angazhimin e Policisë së Shtetit në këtë luftë.

Nga ana tjetër, besimi i partnerëve ndërkombëtarë te Policia e Shtetit rikonfirmohet pas çdo operacioni të përbashkët antitrafik.

Ky besim është maksimal, falë rezultateve të përbashkëta dhe intensitetit të punës për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit.

Policia e Shtetit mbetet në dispozicion të medias për çdo informacion zyrtar, duke i bërë thirrje të mos raportojë lajme të pavërteta e të sajuara që kanë për qëllim vetëm keqinformimin e publikut.

Policia e Shtetit bën me dije se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj kujtdo që prodhon fabrikon dhe sajon shpifje, të cilat synojnë prishjen e imazhit të Policisë dhe të vendit.

2 komente në “Tahiri kundër Kokëdhimës: S’ka raport sekret për drogën në Shqipëri. Lajmi fsheh interesa personale, politike dhe kriminale”

  1. Kazani i Plehrave" PS" says:

    Ne te besojme ty shume, Tahiri. Ti je ndryshe nga plehrat e PS.


    Ti mbylle Lazaratin po hape Divjaken, kape fshatarin me presh ne dore por na zbulove Ishemin etj etj…
    Ti bile shite dhe makinen per te luftuar drogen.

  2. Take e xenum says:

    Nuk mund te behet nje ligj shpejt e shpejt per shtetezimin e tokave te mbjella me hashash nga KETA dembele qe duan te pasurohen shpejt DHE tu jepet SHQIPTARE qe duan ta punojne DHE nje ndihme eko pa taksa.???.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje