Aksidentoi për vdekje sportisten shqiptare, bashkëshorti: Fëmijëve të mi ju vra nëna para syve si në Siri

17 Janar 2017, 13:39Kronika TEMA

Gjyqi i zhvilluar ndaj Andrea Memollarit,  të riut që aksidentoi  për vdekje  shtetasen Dhurata Doku u shoqërua me deklarata të forta.

Bashkëshori i viktimës Arjan Prifti ka kërkuar nga drejtësia dënimin maksimal për Memollarin.
Ai u shpreh se nëse nuk merret ky vendim, atëherë drejtësia ka marrë fund.

“Fëmijëve të mi ju vra nëna para syve si në Siri. Jam prind i palgosur por nuk merrem me hakmarrje. Nëse ai nuk dënohet maksimalisht, e drejta në këtë vend ka marrë fund. Çdo shqiptar e çdo prind do dënimin maksimal të Memollarit”,u shpreh Prifti.

Më herët prokuroria ka kërkuar 10 vite burg për Andrea Memollarin i cili duke drejtuar me shpejtësi tej normave të lejuara automjetin tip “Benz” CDI 220 ngjyrë gri me targa AA 476 GL, i morri jetën 37 vjeçares e cila po kalonte rrugën bashkë me dy fëmijët e saj.

Nëna e dy fëmijëve u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por pas ndërhyrjes kirurgjikale s’mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e fortë.

Dhurata Doku njihej për aftësitë e larta në sportin e qitjes, duke marrë  edhe titullin kampion.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje