Gjyqtari i akuzuar për korrupsion: Kam fituar 33 milion lekë nga bastet….

23 Janar 2017, 19:48Politika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se ka marrë në pyetje tre gjyqtarët, të cilët janë nën hetim për korrupsion pasiv. Gjyqtarët dyshohen se janë sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre.para

Të dhënat e siguruara nga BIRN prej dosjes hetimore tregojnë se tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona.

Prokuroria dyshon se ky udhëtim është bërë në shoqërinë e biznesmenit – pronari i një kompleksi turistik në Durrës – dhe është paguar prej tij.

Por, ndërkohë gjatë marrjes në pyetje tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës kanë mohuar të kenë marrë përfitime nga biznesmeni durrsak.

Gjyqtarët kanë pretenduar se i kanë paguar vetë shpenzimet e udhëtimit, ndërkohë që relatori i çështjes, vetë gjyqtari i përfshirë Klinton Spahiu deklaroi se shpenzimet e udhëtimeve i kishte paguar me paratë e fituara në lloto sportive.

Në deklaratat e pasurisë së dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton se gjyqtari Kliton Spahiu ka raportuar disa skedina fituese për të justifikuar pasurinë.

Ai ka deklaruar se ka fituar në total 2 791 676 lekë dhe 4246 dollarë prej llotove sportive në vitet 2012-2014, që në total arrijnë në mbi 33 milionë lekë të vjetra.

6 komente në “Gjyqtari i akuzuar për korrupsion: Kam fituar 33 milion lekë nga bastet….”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Gjyqtari loz bixhoz.. Te pakten ti “fitoke” se Paloka la lesht.. Mesohe si fiton o plepist..

    1. kimby says:

      ne fakt kane fituar te tjeret por gjyqtari Nuk e ka shpjegiar mire. ka blere skedinat fituese pak me shtrenjte sesa çmimi real por ka pastruar parate e pista. metoda te mira por ne vendet e zhvilluara s´pijne uje. sidomos kur flitet per nje figure publike.

  2. kujtesa says:

    Po per skedinat e luajtura dhe te humbura,pse nuk thote ky,apo sa here ka luajtur,ka fituar ky lloj gjyqtari!?
    Me plehera se keta,nuk paska patur kjo toke!
    Rrace qe paskan lindur vetem per fitore!!!!!!!!

  3. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    O koqe kanari
    Asgjë s’paske nxënë
    The sa ke fituar
    Po s’the sa ke lënë.
    .

  4. Paqesori says:

    Qe te fitosh 33 milion ..duhet te harxhosh 330 ore perpara ruletes, dhe te humbesh 999 milion.
    Ndryshe , do te ishim bere te gjithe milioner , si ky zoteria !

  5. brahoo says:

    Prandaj nuk gje as i gjyqtar ne gjyq se i ke te gjith duke lujt bixhoz.

    Duhet me i zhvendos sallat e gjyqit tek dyqonet e llotos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje