Trump dhe torollakët e politikës shqiptare

23 Janar 2017, 19:03Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Fenomeni “Trump” nuk është më një iluzion, ai është bërë realitet dhe që prej datës 21 janar bota ka filluar të ndjehet ndryshe.

Donald Trump ka shpallur se Amerika do të jetë në qendër dhe se institucionet që u ndërtuan pas Luftës II Botërore për të siguruar paqen, për të ruajtur demokracinë dhe lirinë në botë apo për të siguruar rendin e ri botëror si NATO, OKB apo traktatet të tjera të rëndësishme, nuk do të jenë më prioritet i politikës së tij.

Ato institucione janë shpallur të konsumuara dhe Trump ka deklaruar se SHBA do ta rishikojë pjesëmarrjen në to.

Me gjasë, prej gjithë kësaj ka shans të përfitojë Rusia e Putinit dhe në këtë rast Ballkani mund të bjerë nën ndikimin e një politike që nuk i favorizon shqiptarët.

Shkurt, situata në botë nuk është aspak e mirë dhe ne, shqiptarët duhet të jemi të vëmendshëm.

Fqinjët rrotull nesh i kanë ende në tavolinë hartat e shekullit XIX dhe provokimet kanë nisur.

Në një klimë të tillë, shqiptarët e shekullit XXI do të duhej të ishin të bashkuar dhe të zhvillonin takime të niveleve të larta me moton Shqipëri mbi të gjitha.

Në një klimë të tillë, do të duhej të përjashtohej retorika kriminale politike dhe shqiptarët dhe aktorët politikë të shfaqeshin të bashkuar, më një strategji të qartë që projekti shqiptar i këtij shekulli të mos ndalej.

Mirëpo në vend të kësaj vazhdon spektakli banal me fotografi në shi rrugëve të Amerikës dhe publiku gënjehet me insinuata idiote se tani Trump do bëjë hatanë në Shqipëri.

Figura më groteske e gjithë kësaj historie është Lulëzim Basha dhe opozita mjerane e cila po përpiqet të shfaqet gati si qeveria amerikane në Shqipëri.

Po të dëgjosh hyneret e opozitës duhet të besosh që Trump flet në telefon çdo natë me Lulzim Bashën dhe se Edi Rama do përfundojë në hanxhar për punë ditësh.

Është e paimagjinueshme sesi kjo klasë politike nuk shqetësohet për fatin e vendit në rrethanat e reja politike, por ka vetëm një obsesion – pushtetin.

Dhe po ta shohësh hsitorinë e shtetit dhe të qeverisjes shqiptare, për fat të keq do të vëresh se nga viti 1912 e deri sa u pushtua Shqipëria, elitat politike thereshin brenda vendit për pushtet dhe fuqitë e mëdha i përdorinin jo për të mbrothësuar Shqipërinë, por për të vjedhur dhe për të rrëmbyer pushtetin përmes eleminimit të kundërshtarëve.

Enver Hoxha bëri aleancë edhe me djallin vetëm që të rrinte në pushtet dhe në këta njëzetë e ca vjet demokraci e kemi parë se si Sali Berisha ka bërë aleanca të dyshimta me serbët.

Projekti shqiptar i këtij shekulli sapo ka nisur dhe natyrisht gjendja e shqiptarëve nuk është si shumë vite më parë. Për fat të keq elitat politike nuk kanë ndryshuar, ndërsa shqiptarët janë shumë hapa larg tyre.

7 komente në “Trump dhe torollakët e politikës shqiptare”

  1. Shqipetare i ATHINES says:

    Pershendes o Ilir Yzeiri(Patriot)…Klika e UDB-se ne Tirane eshte vene ne Levizje per te kapur prej “Koqesh-Trampin”…qe ti shtojne jeten Vetes me Veprat e tyre ANTISHQIPETARE….Nuk po shkruaj me gjate..se i ke thene te gjitha vete…lol

  2. Rroku says:

    Ky i shkrete ka rrjedhur fare
    Akoma vazhdon e merret me Berishen e Lulin. Sikur Berisha apo Luli e sollen Trump ne pushtet.
    Edhe pranon me fjale nje Realitet te Ri edhe nuk thote asnje fjale lidhur me deklaratat idioteske te Rames para zgjedhjeve ne Amerike per Trump dhe efektet e priteshme negative lidhur me politiken Amerikane ne Shqiperi dhe ne ballkan.
    Akoma i bie borise se “Flirteve te Berishes me Serbine” parrulle absurde kjo e perdorur prej dekadash nga Kuqot, dhe nuk thote asnje fjale per lidhjet dhe pazaret e Rames me Vucic.
    Dhe se fundi: me nje te rene te lapsit shane e mallkon “Elitat” te cilat qe nga viti 1912 paskan shitur e blere Shqiperine te manipuluara nga fuqite e huaja…???
    Thjeshte nje reagim idiotesk i nje mjerani qe pretendon te thote dicka duke nenkuptuar se shqiptaret qenkerkan hapa larg elitave te tyre.
    Gati sa nuk e thote hapur qe te bejme revolucion proletar kunder elitave.
    E thene thjeshte: Elitat kane qene , jane dhe to te mbeten, pasi keshtu funksionin shoqeria njerzore. Te mira apo te keqia, popullore apo anti ato jane dhe do mbeten. Lume kush e kupton kete mekanizem te thjeshte dhe lume ai apo ajo qe ben te mundur te perfshihet ne elita dhe te kete mundesi te kontribuoje ne civilizimin e shoqerise.
    Padyshim qe ky Lirka i mjere nuk e kupton aspak kete ligj universal shoqeror dhe per me teper mendon se ai eshte abandonuar me qellim qe mos te jete ne elita. (Ne fakt ai nuk eshte i vetmi qe perjeton kete trazim tragjiko-komik. Jo larg tij ka me qindra si puna e ketij mjerani.

  3. i larguari says:

    Nje minianalize plotesisht e drejte!
    Plotikane te shqipetareve kudo qe ndodheni …. ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, diaspore … kudo qe jeni .. zgjohuni nga gjumi dhe filloni te mendoni e te punoni per shqipetaret qe ju kane besuar fatin e tyre. Beji kete sa pa qene vone! Tani eshte koha te punoni per shqipetaret … Nqs doni t’i gezoni sado pake ato pasuri qe keni bere (me vjedhje apo pune te ndershme) duhet urgjentisht te punoni te gjithe bashke per interesat e shqiptareve sepse aty jeni edhe vete bashke me femijte e familjet tuaja! Bota po ndryshon ne c’do sekonde, zgjohuni dhe veproni sa nuk eshte vone!

  4. Mirela Hasani says:

    Lexoni mediat ne Europen perendimore,Trump nje shqetesim per te gjithe……
    ne asnje media nuk u diskutua fjalimi i tij,gje te cilen media e huaj e ka pare si nje kercenim
    Shikoni grushtin ku gjoja pershendet popullin Amerikan……e cili president ka pershendtur me grusht?????
    KJo klase politike nuk thellohet ne gjerat thelbesore ruajtjn e intergritetin e venddit ,por merrt se si duhet te merret pushteti ne menyre te dhunshme dhe aspak demokratike.

  5. petraq says:

    asgje nuk ka per te ndodhur.mardheniet me ameriken do te jene si me pare bile dhe me te forta.cdo aleance e re do te jete ne favor te shqiperise.analistet shqiptare dhe pseudo lideret e opozites jane per te qare hallin ata shkojne pas nje fjale dhe bjene ne humnere si ato kafshet qe nuk e shikojne vendin ku ecin por vrapojne mbas te paras dhe perfundojne ne gremine..dale njeher te presim se ambasadorin amerikane e kemi ne shqiperi e do flasi ai i pari.keta merhumer si nuk e kuptojne qe obama e coi boten ne prag lufte.mardheniet e tram me rusine ne asnje menyre nuk mund te behen ne dem te shqipperise.shqiperija i ka caktuar keto mardhenie qysh ne vitet 6o kur u prish perfundimisht me rusin,e kur ruasija nuk hyri atehere kusr ishim te vetem si mund te hyj tani ose si mund qe amerika te leshoje shqiperine kur e ka bazen e saje kryesore ne europe.e pa imagjinushme.keta del beder udhehiqen nga fjale shtrigash e nuk dallojne dot faktin nga parashikimi.edi rama dha nje mendim per presidentin trump kur ishte kandidat per tu zgjedhur vetem per ceshtje te myslymanizmit.kete gje tram e koregjoi duke thene ekstremistet islamik do ti luftoje ashtu sikunder i lufton dhe edi.jam i bindur qe tramp do te mbaje aleat edin dhe jo bashen se tram eshte mbi te gjitha nje person i ndershem e puntor qe bashkepunon me nnjjeres pozitit.prandaj mos te behet merak ndonje se dicka do ndryshoje.perkundrazi lidhjet me ameriken do jene me te forta.

  6. Ilir Bajraktari says:

    Ndoshta, disa politikane ne Shqiperi jane te prirur ndaj Ruseve e Serbeve dhe disa te tjere i mbajne “ison”? Por besoj se i kane enderra te parealizueshme. Shqiperia nuk kthehet prapa.

  7. asd says:

    …por ju nuk po flisni per Ramen… per patriotin e Facebook dhe intervistatorin e CNN. Nuk di a mund te gjendet ndonje tjeter me idiot?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje