Revista e njohur gjermane, “Der Spiegel” ka shkaktuar mjaft debate pas publikimit të një kopertine, ku shfaqet presidenti Donald Trump, duke mbajtur në duar kokën e prerë të “Statujës së Lirisë.”
Kopertina është realizuar nga Edel Rodriguez, i cili në 1980 mbërriti në SHBA si refugjat nga kuba.
Imazhi i Rodriguez, tregon një karikaturë të Trump, duke mbajtur në dorën e majtë një thikë të përgjakur, e në tjetrën, kokën e prerë të “Statujës së Lirisë.”
Fraza “Amerika e Para” shoqëron imazhin në kopertinën e revistës së përjavshme.
Kopertina e “Der Spiegel vjen në kulmin e protestave dhe zemëratës në vende të ndryshme të botës, në lidhje me ndalimin e regjuatëve nga
Donald Trump. Urdhëri i pazakontë, ndalon hyrjen në SHBA të pesonave nga shtatë vende, me shumicë muslimane, për 90 ditë; pezullimin e të gjithë refugjatëve për 120 ditë dhe një pezullim të papërcaktuar të hyrjes së refugjatëve sirianë.
“Është një prerje koke për demokracinë, masakrimi i një simboli të shenjtë,” tha Rodriguez për Washington Post. Ai tha se donte të hiqte një paralele mes ISIS dhe Trumo, duke shtuar se “të dy palët janë ekstremistë, kështuqë unë thjesht po bëj një krahasim mes tyre.”
Kopertina e “Der Spiegel,” është vetëm një nga kopertina kontraversiale që paraqesin Donald Trump. /Përg.: Bjorn Runa
Presidenti american u zgjodh me votat e popullit dhe jo me muc ushtarak, dhe ai po ben cfare premtoi ne fushte electorale. Kjo eshte demokraci.