Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka firmosur marrëveshjen për projektin e financuar nga qeveria e Suedisë, për “Forcimin e Policimit në Komunitet, 2017 – 2020”.
Projekti është propozuar nga pala suedeze pas konsultimit me aktorë institucionalë në Shqipëri, të shoqërisë civile dhe aktorë ndërkombëtarë. Ajo synon të rrisë besimin e ndërsjelltë dhe partneritetin ndërmjet Policisë dhe komunitetit përmes ndërveprimit.
Programi bazohet në tre shtylla të lidhura ndërmjet tyre:
Projekti do të zbatohet për katër vitet në vijim, me një buxhet rreth 3.3 milion euro.
Financimet do të përqendrohen për trajnime, mbështetje në infrastrukturë për Policinë e Shtetit si dhe në fushata ndërgjegjësuese për çështjet e policimit në komunitet.
Rritja e kapaciteteve synon të përmirësojë aftësitë e Policisë së Shtetit në dhënien e shërbimit, si dhe të rrisë besimin e dëshirën e qytetarit dhe komuniteteve për të bashkëpunuar në mënyrë aktive me Policinë e Shtetit.
Kjo ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e veprave penale.