Barcelona ka marrë tri pikë me shumë vështirësi ndaj Leganes në Camp Nou, duke shënuar golin e fitores përmes penalltisë në minutën e 89-të të ndeshjes.
Fillimisht shënoi Messi në minutën e katërt, ndërsa Leganes barazoi, në minutën e 71-të, dhe në minutën e 89-të, Neymar fitoi një penallti të cilën e konkretizoi në gol Leo Messi, për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme.
Pas kësaj fitore, Barcelona është në kuotën e 51-pikëve, një më pak se Real Madridi, por Los Blancos kannë dy ndeshje më pak të zhvilluara.