Ditari i Megi Pjeshkës ne çadër: Intervista e Karminës, frymëzim për ne!

21 Shkurt 2017, 19:21Antena TEMA

Ua sa qef… ua cfarë gallate. Është shumë fanny.

Të them të drejtën u mërzita pak ditën e parë se më folën të gjithë pse ngatërrova Shkullakun me Shullazin…

Po ç’faj kam unë.

Si mund të jetë më i famshëm Shkullaku sesa Shullazi.

Shullazi ka 3 fuoristrada, Shkullaku një.

Tani ma kanë ndaluar të flas, se kanë frikë mos bej gafa në televizione.

Dhe jam rehat, shof punën time.

Sot mbasdite pashë Rudinën në TV Klan.

Kishte dal ajo ylli, Karmina.

Ua ishte e paparë.

Erdhi kujdestari i çadrës dhe na tha që gjithë protestuesit do shikojnë emisionin e Rudinës, se del ajo.

U kënaqa pa masë.

Ajo po tregonte për pushimet në Meksikë, si kishte kaluar në hotelet me shtatë yje, si ja paguanin pronarët e hoteleve, gjithçka.

Situata në çadër u elektrizua.

Kjo femër të fyrmëzon vërtet, të bësh protesta.

Të paktën kështu e di përse lufton njeriu, kur shikon dikë që ja dalë të realizojë ëndrrat e saj, vetëm se është njohur me djalin e të madhit.

Ashtu sic ka bërë të lumtur të dashurën e djalit, do na bëjë të gjithëve.

Pastaj erdhi pjesa sentimentale e saj.

Ajo ka tërhequr muskulin e kavilies.

Dhe i kishte ndodhur tek këmba e djathtë.

Ishte e vetmja gjë për të cilën ishte shqetësuar, pasi i dukej si ters, që ishte dëmtuar e djathta, dhe jo e majta.

Në çadër nuk pipëtinte askush.

Tregimi i saj për plazhet e Meksikës, pastaj festa e Shën Valentinit, pastaj java e modës që ajo do ta humbasë për shkak se ka tërhequr kavilien, e përlotën çadrën.

Rudina po ashtu dukej shumë e emocionuar.

Ajo gati po mbante të qarat nga tregimi i Karminës.

Në një moment nuk durova dot më.

U ngrita dhe bërtita: “Poshtë diktatura e Edi Eskobarit. Poshtë korrupsioni. Duam liri”.

U çlirova e gjitha.

Mu duk sikur Karmina më kishte dëgjuar, se vazhdonte buzëqeshte ndërsa fliste.

Afër meje më erdhi një çun nga Laci që e kish marrë dje policia se bëri sherr.

Hoqi zinxhirin e tij të floririt nga qafa dhe ma dha mua.

-E ke hallall, tha, për ato fjalë që ke thënë. Në Shqipëri nuk ua di njeri vlerën vajzave të bukura si ti. Kur të duash ikim bashkë në Belgjikë, ose Francë, të të gjej punë si stiliste, ose në ndonjë television, se për bukuroshe si ti kanë shumë nevojë.

Sa djalë i mirë është.

Vetëm se ka një të metë.

Është bërë si i fiksuar.

Sa i kap kanoçet e Red Bullit i fshin me letër, se nuk do të lërë gjurmë gishtash gjëkundi.

-Si kena gjo borxh këtij populli për Kishë të Laçit, po si dihet ku të dalin shënjat e gishtave, thotë. Ti përdorin në ndonjë vënd dhe e ha ti pa faj . Kështu i ndodhi një shokut tim.

Tre makina kishte tek shtëpia, mi tregoi në telefon.

Dhe telefona ka tre copë.

Sa me merak i ka makinat.

I jep porosi çdo mëngjes nje shokut te vet ne Laç të shkojë t’i ndezë se mos u bie bateria.

Ua sa fanny është këtu sa fanny…

6 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës ne çadër: Intervista e Karminës, frymëzim për ne!”

  1. Buqja e Palmes te Bulevardit says:

    hahahahahahahahahahahahaha Mero Baze mos vdeksh kurre! O zot sa kam qeshur para gjumit.

  2. Aksi says:

    Gazeta tema NSFW (not safe for work) se vdiqa duke qesh! (E pranoj, u perlota dhe une pak pse Karmina nuk shkon dot te Java e modes ngaqe ka terhequr kaviljen… sa e padrejte eshte jeta!)

  3. teuta says:

    Sh padrejtesi per karminen ,un po mendoja se skish lek per bilet vajza ,ajo paska nxjer kaviljen uua cna ka gjet .hahaha

  4. teuta says:

    Sh padrejtesi per karminen ,un po mendoja se skish lek per bilet vajza ,ajo paska nxjer kaviljen uua cna ka gjet .hahaha

  5. teuta says:

    Sh padrejtesi per karminen ,un po mendoja se skish lek per bilet vajza ,ajo paska nxjer kaviljen uua cna ka gjet .hahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje