Bulevardi i Çadrave

1 Mars 2017, 20:59Politika TEMA

Shumë pak metra larg njëra-tjetrës në Bulevard janë ngritur 3 çadra. Në njërën prej tyre, përpara zyrave të Kryeministrisë opozita proteston për zgjedhje të lira e të ndershme dhe largimin e Edi Ramës.

Çadra e ngritur mesditën e 18 shkurtit vijon të qëndrojë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qëndresa për shkak të shiut tashmë bëhet vetëm brenda çadrës, ndërsa Bulevardi mbetet i bllokuar për lëvizjen e automjeteve, duke e zhvendosur trafikun në qendër të Tiranës.

50 metra larg çadrës së protestës, është ngritur prej ditësh një tjetër çadër, ajo e shoqërisë civile, ku u kërkohet qytetarëve të firmosin një peticion për miratimin sa më parë të komisioneve për zbatimin e ligjit të Vettingut. Këtë të mërkurë çadra ka shërbyer vetëm si strehë për shiun.

Çadrat për qeveri teknike dhe Vetting nuk e kanë eklipsuar të tretën; çadrën prej plastmasi të banorëve të Zharrzës, që kërkesat i kanë pa prapavijë politike nenvizon TCH.

“Jemi shumë të lumtur. Kjo është fitore e të gjithëve ne”, thotë Avni Qarri, banor i Zharrzës.

Po qytetarët, cilën kauzë kanë mbështetur përgjatë këtyre ditëve, në tre cadrat e ngritura përgjatë Bulevardit? Disa thonë se kanë qenë tek dy çadra, të tjerë tek asnjëra.

Çadrat e ngritura në Bulevard janë të përkohshme, nga Zharrëza e tek ajo e opozitës. Me siguri pas pak kohës  e vetmja çadër që do t’i rezistojë kohës është kjo e cirkut të Tiranës, vetëm disa qindra metra më tej, këtej e tutje si shenjë e cirkut politik të Shqipërisë dhe çadrave që ngre gjithmonë përpara fushatave elektorale.

2 komente në “Bulevardi i Çadrave”

  1. hajdar musteqja says:

    hajt se bishtin e cadres do hajn
    sumcet

  2. Urimi says:

    Banoret e Zharres eshte dashur te damshperblehen moti,meqe kjo gjendje u shty deri tash do te duhej qe shteti ti veje para drejtesise ata qe i sollen ne ate gjendje,pra ish qeverine dhe kryekriminelin qe si qen i qelbur o orvat te politizoj edhe protesten e tyre duek u kerkuar falje,kush ban poshtersi te tilla pos nje vrases qe tenton qe te vije edhe nej here ne pushtet dhe ti zhduk fare edhe keta qe kane shpetuar dhe protestojne,prandaj sikur te isha une ne qeevri tenden e turpit do ta izoloja plotesisht dhe ata qe jane futur aty do ti leja te vdisnin te izoluar nga bota,do tju ndalesha rrymen,ujin ,furnizimin,do tua rrethoja tenden ne mure disa metra me te larte se vet tenda e turpit dhe sdo e lejoja asnje te dali nag aty ne kembe te veta,pasi lufte kaen dashur lufte tu japim,republike te re kane dashur republike tu japim,por ne boten tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje