Zelanda e Re ka vendosur që t’u vijë në ndihmë kompanive hi-tech, duke paguar udhëtimin dhe qëndrimin për një javë të të gjithë atyre personave që janë të gatshëm të udhëtojnë në shtetin ishullor për të bërë një intervistë pune.
Kryeqyteti Wellington është kthyer në qendrën e kompanive digjitale, të cilat janë në kërkim të njerëzve të talentuar dhe të aftë që të kontribuojnë në rritjen e këtij sektori në vend.
Në bazë të projektit, për 100 kandidatë do të hiqen të gjitha shpenzimet për një javë, nëse ata përzgjidhen nga kompanitë hi-tech për t’u intervistuar në zyrat qendrore të tyre.