Sherri për femrat/ Rrëfehet autori që rrahu Kreshnik Spahiun: Debati nisi në Facebook

2 Mars 2017, 08:30Politika TEMA

Përplasja fizike në çadrën e PD-­së me Kreshnik Spahiun ndodhi për shkak të një zënke në “Facebook”.

Ky është versioni që jep për ngjarjen e 25 shkurtit Flamur Pirraçi, i cili u ndalua nga Policia e Shtetit për shkak se goditi me grushte kreun e AK­së, Kreshnik Spahiu, teksa flet në një intervistë për “Panorama”.

Me Kreshnik Spahiun kam folur për herë të parë në një adresë në “Facebook”.

Ai kishte bërë një postim në të cilin fliste për studentet femra shqiptare.

Në atë postim Kreshnik Spahiu shkruante se studentet shqiptare shkojnë në Europë për të studiuar dhe punojnë si prostituta.

Në këtë postim unë bëra një koment, pasi nuk më pëlqenin etiketimet e bëra prej tij”­ tregon ai.

34-­vjeçari shpjegon edhe lidhjet e tij me Partinë Demokratike dhe foton që ka me ish­-kryeministrin Berisha.

Pirraçi mohon të jetë shtyrë nga persona të tjerë për përplasjen e ndodhur dhe mohon të ketë njohje me deputetë të PS-­së.

1 komente në “Sherri për femrat/ Rrëfehet autori që rrahu Kreshnik Spahiun: Debati nisi në Facebook”

  1. plaku says:

    Mire ja bere qe e godite kete njeri pa taban. Nje Populist i ndyre. Ne zgjedhet e vitit 2013 kerkonte arrestimin dhe futjen e burg te Sales dhe para disa ditesh pa pik turpi, skur nuk kishte ndodhur gje, u “puth me Salen”. Nuk arrij ti kuptoj ata pak vete qe i shkojne pas ketij Capaculi qe ” do te digjte Tiranen me 18 shkurt dhe do ti vinte zinxhira Edi Rames. Kur flet neper tv mua me vjen per te qeshur dhe per te qare njekohesisht dhe nuk e arrij te kuptoj se si i jepen hapsira televizive ketij “patrioti” i cili mund te jete cdo gje dhe vetem “Patriot” nuk eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje