Barcelona ka njoftuar se Ernesto Valverde do të jetë trajner i ri i skuadrës së tyre.
Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu gjatë një konference për mediat, i cili tregoi po ashtu se pjesë e stafit do të jenë edhe Jon Aspiazu dhe Jose Antonio Pozanco ‘Ros’.
Valverde në të kaluarën kishte qenë edhe lojtar i Barcelonës, ashtu edhe sikurse Luis Enrike.
Trajneri spanjoll në të kaluarën ka drejtuar skuadrat si Bilbao, Espanyol, Villareal, Olympiacos dhe Valencia.