Rama: Gjyshi im ishte i fiksuar se donte gocat, pas 9 çunash bëri nënën time

31 Maj 2017, 12:19Sociale TEMA

Pas historisë së treguar pak ditë më parë në Pezë se si ishte bërë gjyshi i tij shofer i Ahmet Zogut, Rama ka treguar një tjetër pjesë të historisë së familjes së tij.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar me sipërmarrës në Lezhë, ku shoqërohej nga ish-ministrja Lindita Nikolla, Rama ka thënë se gjyshi i tij nga ana e nënës ishte i fiksuar se donte të kishte goca, ndërsa të gjithë në atë kohë donin djalë. Rama tha se pas 9 djemsh, ka ardhur në jetë nëna e tij.

“Gjyshi im nga ana e nënës ishte i fiksuar se donte goca. Të gjithë shqiptarët donin çun në atë kohë ai donte gocë. Ai bëri 9 djem, ndërsa e fundit ishte nëna ime. Dhe kur djali i madh mbaroi shkollën në Vlorë, gjyshi i dha çelësat dhe i tha vazhdo ti se unë do rris gocën tani”, tha Rama.

2 komente në “Rama: Gjyshi im ishte i fiksuar se donte gocat, pas 9 çunash bëri nënën time”

  1. mirel says:

    Do e kete bere Zogu gocen me sa shoh une.

  2. zaho says:

    O mirel kur te flasesh per Kolekajt duhet te lash gojen me uthull dhe si ty shum te tjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje