Basha e Selami nisin fushatën bashkë për kreun e PD nga Lezha

5 Korrik 2017, 18:56Politika TEMA

Dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, Eduart Selami dhe Lulzim Basha nisin nesër zyrtarisht fushatën.

Qyteti i parë ku do të ndalojnë dy kandidatët është Lezha.

Kryetari i PD-së në Lezhë, Paulin Marku ka bërë një njoftim në “Facebook”, duke ftuar anëtarët dhe mbështetësit të marrin pjesë në prezantimin e kanditaturave për kryetarin e Partisë Demokratike.

Prezantimi do të jetë në të njëjtin vend, në Pallatin e Kulturës në Lezhë, ndërsa i pari që do të dalë para bazës do të jetë Selami, të cilit i është lënë rreth 90 minuta kohë për të folur me anëtarët dhe mbështetësit, (10:00-11:30) duke kërkuar votën për t’u zgjedhur kryetar i PD-së.

Pas tij radha do të jetë e kryetarit të ngrirë të PD-së Lulzim Basha, i cili kërkon edhe një mandat tjetër për të drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend, pas kritikave, kundërshtarëve të shumtë dhe humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje