Sali Berisha po i ngjan përditë e më shumë nje pensionisti që ndërsa i digjet shtëpia, vazhdon të ujisë bahçen e komshiut. Kur të gjithë shohin sesi PD-ja po shkërmoqet, kur të gjithë janë të shqetësuar për përçarjen që kanë sjellë vendimet e Lulzim Bashës për të organizuar një palë zgjedhje farsë, ish lideri megjithëse i ka rralluar statuset në Facebook, edhe kur merr mundimin të ulet e të shkruaj nuk e përmend atë që po ndodh në shtëpinë e tij. Me përjashtim të një komunikimi të gjatë që sejcili mund ta interpretonte në mënyrën e tij (kundërshtarët e Bashës theksojnë togfjalëshin se ai është përgjegjësi më i madh për humbjen, kurse përkrahësirt apelin për të mos u përçarë), Berisha po qëndron larg kësaj lufte vëllavrasëse.
Po pse po hesht Sali Berisha?
Kësaj pyetje nuk i kanë dhënë dot përgjigje as dy figurat e PD-së që e kanë takuar dje veç e veç. Eduart Selami rivali i Bashës në garë dhe Astrit Patozi që kanë parakaluar dje në zyrën e doktorit, i kanë thënë njerzve të tyre se ata kanë parë një burrë të pafuqishëm për të ndaluar yryshin e pasardhësit për ta akaparuar partinë dhe për ta shndërruar atë në një ndërmarrje biznesi në favor të familjes së tij.
Po a përkthehet në këtë mënyrë heshtja enigmatike e Sali Berishës? A e ka vënë atë Basha me shpatulla për muri? A mos vallë krenaria prej malësori po e gërryen ndërgjegjjen e tij dhe nuk po e lë të pohojë me zë të lartë se gabimi më i madh i karierrës së tij politike ka qenë dorëzimi i partisë tek Basha? A po e mundon Berishën kjo dilemë dhe a po e sfilit atë lufta e brendëshmë per të folur kundër farsës që po organizon kryetari i PD-së?
Po t’i besosh një pjese të grupit anti Basha është pikërisht kjo që po ndodh në këto momente. Ata jo më kot kujtojnë një shprehje të Olldashit që Basha do ja fusë edhe Berishës pas disa kohësh. Ata duan të besojnë qorrazi në pafuqine e një burri të plakur që tani heziton të turpërohet edhe publikisht duke pranuar që përzgjedhja e tij ka qenë më e gabuara e mundshme.
Por, nga ana tjetër janë edhe ata që mendojnë krejtësisht të kundërtën. Sipas tyre gjithçka po bën Luli (jo në mistrecllëqet e vogla por në strategjinë e madhe) ka konsensusin e doktorit. Me këtë konsensus ai mbylli çadrën dhe bëri marrëveshjen me Ramën. Me këtë konsensus ai futi ministra në qeveri njerëz shumë pranë ish kryeministrit dhe familjes së tij. Me këtë konsensus ai spastroi listat nga të gjithë ata që do t’i shkaktonin kokëçarje nëse humbte thellë, dhe do ta sulmonin më keq nëse arrinte një rezultat më të mirë dhe shfrytëzonte këtë për të shkuar në koalicion me Ramën.
Edhe pasi shpalli “ngrirjen” ai huazoi një term të futur në politikë nga Berisha. Ai ndoqi të njëtën rrugë që i dha PD-së Berisha pas zgjedhjeve të 2013, kur rrefuzoi të bëjë analizë dhe propozoi një garë sa më të shpejtë për t’i vënë kapak me urgjencë sherreve.
Pra shumë gjëra të bëjnë të besosh se Basha apo zbaton një rrugë të vizatuar së bashku me mentorin e tij. Pra që Berisha është dakord por ai nuk flet pasi nuk do t’i kundërvihet grupit të madh të bashkëpunëtorëve të tij, që përbëjnë bashkë me të memorien dhe trashëgiminë e PD-së. Në këtë moshë të thyer ai nuk do më t’i hyjë fshesës së një spastrimi të ri dhe për këtë ia ka lënë stafetën Lulit.
Ky është version më i mundshëm. Megjithëse në PD janë të shumtë ata që mendojnë ende se doktori nuk është dakord me ato që po bën pasardhësi, se ai po e vuan këtë gjendje, por se krenaria dhe përzgjedhja e gabuar, nuk po e lënë ta artikulojë publikisht këtë dështim.(Lapsi.al)
Fajin e ka cuni Luli se pas marreveshjes Rama-Basha fshihen krimet e kriminelit .Ndaj Saliut i kane rene pendet dhe rri i paaktivizuar,por edhe vjen nje dite qe ai do marre cka korrur keto 27 vjet.Ora po troket dhe per te
Doktori eshte i kapur nga drejtesia, dosjen ja hodhi Rama Bashes ne tavoline. Te dy keta hajdute jane perzjer keq ne aferen CEZ per te cilat Rama ka kapur fakte te pakundershtushme. Ndaj plaku i vicidolit nuk ka rruge tjeter vetem te kerceje sipas muzikes se Rames. E keni vene re? Rama e ka harruar CEZ-in
jo, sali berishes nuk I eshte mbylle goja. foli dy here sot me gojen e bashes qe perdor alibit e berishes per humbjet, duke promendur vjedhje, shitje, blerje, droge, manipullime etj. etj. justifikime humbsi, qe sa here ka humbe berisha ka mbijetue me te tilla alibi te shpifure e trilluara nga beisha e berishistet, foli edhe njefare malltuzi me porosi te berishes. edhe bje here tre jave rresht nje sondazh serioz Italian njoftoi reultatet e zgjedhve, te cila u perputhen me parashikimet. keto prashikime I kane dhene edhe mediet nderkombetare. te tregojne basha e ustai itij berisha si sondazhi parazgjedhor u perputh me rezultatin. kete duhjet ta shikojne seriozisht edhe osbe e odir. boll me me sali berishen, kac islamin, eprec zogaj televizioni I ndrocit, ilva tare e ps-ja te botojne edhe nje here sondazhet, datat kur jane bere e te ia cojne edhe osb-se e odiri-t. boll me me sali shpifs digjitalin.
Pyesni UDB-ne se çfare plani ka bere dhe pse i kane thene te mbylle gojen! E kane nxjerre ne pension!
Doktor-alimudhi Berishovici PRET ME PADURIM KANIDATURAT Qe do te Caktoj Beogradi ne Krye te PD-se…Nese ata nuk Gjejne dhe KERKOJNE QE TE MBETET Bashibozuku Lulic Bashovici..ATHERE DO TE FLAS Dokor-alimudhi..lol
mos deshe te thuash Doktor Frankenstein.
Plakut dixhital, ja ka mbyll gojën m..ti që i dha populli shqiptar mes eeeee 25 qershor.
T’a hajë e ti baj mirë se atë ushqim meriton ai kërmë.
Lulin e ka vene aty Argita (vajza e sb) Ministrat teknik i ka zgjedh po ajo shumat marramendese te lekeve shkojne te keto dy familje prandaj nuk ndihet Burisha i len me u grind ata nder vehte dhe kur te lodhen ato ben gjoja zgjedhje pra zgjidhet Luli .
Berisha duhet analizuar vetem nga ana psykologjike,kur jo nga rationaliteti : berisha heshte vetem kur interesat e tij jane shume shume ne rezik: heshti per gerdeci edhe as nuk e dinte se kishte baxanakun atje, heshti per detin, heshti per Remzi Hoxhen. Ky qe kur nuk ndalet se lehuri,heshte pikerisht per gjerat me rendesi te madhe per te.
Pra heshtja e tij per situaten ne PD msheh dicka te madh,edhe ogursi per kombit tone,si cdohere do paguajme ´heshtjen’ e tij gjate ketyre zgedhjeve.
Me imunitet per te e familjen e tij sigurisht.
I mbetet votueseve Shqiptare mos me lejuar nje turp te tille,ne qofte se i shkon nder mend qeverisjes Rama 2
Nuk e kuptoj pse duhet te shqetesohemi qe po hesht Berisha. ka mbi 20 vjet qe lutemi te heshti , tani vrasim mendjen pse hesht. Duhet me thene shyqyr , dhe ti lutemi zotit qe te heshti pergjithmone , se nuk thone kot : mos e ngacmo mutin me shkop se fillon te mbaje ere.
Berisha eshte ujk i vjeter, qe edhe kur nderron qimen, nuk i harron zakonet. Eshte i rrezikshem po aq sa dhe ne fillimet e veta. Nuk duhet neglizhuar. Eshte naivitet per kedo qe mendon se topin ne PD e luan Basha. Absurditet! Ai eshte aty se do Berisha. Nje fjale te thote Berisha kunder kukulles Luli dhe votimi kunder tij do te jete nje formalitet. Por kjo nuk ka per te ndodhur kurre.
Ndaj gjoja kundershtaret e Bashes, nese nuk duan te quhen ‘gjoja’, dhe ju dhimbset vertet PD dhe demokracia e brendshme aty, le te merren me Berishen dhe berishizmin, kancerin me veprim te ngadalshem brenda saj. Por, qe te ndodhe kjo, ata duhet te ‘kaperxejne’ ylberin. Dhe ky nuk mund te kaperxehet. per ata Eshte Berisha ylberi. Kur nuk e ben kete Selami (ka 22 vjet larg PD dhe kesaj rradhe, ose i fiton ose i le te gjitha), merret me mend si mund ta bejne Josefina, Majlinda (me lotet e saj), Imami, Patozi, Ruli e co, te cilet kane qene dhe jane produkt i berishizmit. Dridhen e s’perdrdhen dhe bejne sikur nuk kuptojne qe Basha eshte Berisha. Jane hipokrite dhe hilacake te peshtire dhe si te tille jane dhe mjerane. Ju qofte udha e mbare! Basha do te fitoje e mbreteroje sa te jete Saliu gjalle. Mbas vdekjes se tij (qe s’besoj se do te jete e afert) u befte kijameti. A nuk e ka thene vete Berisha kete, qysh ne vitin e zi te tij, 1997, ne intervisten dhene nje gazetari francez: Apres moi le deluge!-pas meje u befte kijameti! Po, kesaj rradhe, nese do te ndodhe, kjo do te vleje per vetë PD-ne
Mos e merrni per shaka:
Berisha nuk flet sepse MENDOHET TE SHPALLE KANDIDATUREN PER KRYETAR TE PD-SE!!!
“Per te miren e tij!”… Dhe te Familjes… ?
Po e beri kete keni per te pare qe perqindja e votimit do jete 110 perqind PRO ?
Do te behet xheloze per rezultatin edhe vete Monika… ?
Dhe do te kemi shume cudira:
Astrit Patozi do te “fluturoje” nga gezimi qe nuk u zgjodh Kryetar… ?
Zhelefina nuk do te permbahet,megjithese ” e survejuar”… ?
Majlinda do te qaje perseri,por kete here nga gezimi… ?
Ruli e Ridvani do te qajne nga frika,se duke pare Saliun, VETINGU do te regjistroje per “radiografi” edhe ata… “qendrestaret” e dikurshem… ?
Arben Imami do te nxjerre(nga nje qese plasmasi) para Konferences se PD-se …dhembet qe i ka thyer dikur Berisha dhe do te thote:
“Ja,sa shume i urrej Socialistet,me jane thyer ngaqe i shterngoj fort kunder tyre!”… ?
Dhe,”Republika e Re” e Lulushit do te behet realitet … pa Lulushin…
Nuk e kuptoj si munde ti faturohet humbja e zgjedhjeve te PD-s nje buratini sic eshte Lulja!? Humbja e PD-s eshte vetem merrit e nje njeriu, dhe ai eshte mostra qoftelargu! Nese nuk do te ishte ai shkaktari i kesaj humbje dhe jo vetem i kesaj te fundit! ( sepse ne te vertet nga pothuaj te gjita zgjedhjet keta gjithemon kane dale te humbur, por fale “trukeve” te qoftelargut kane mundur ta shpallin veten fitues), atehere c’dreqin kane keta “burra shteti” qe vene e falen tek ai!? Kjo duket ashiqare qe Lulja edhe pse i emeruar, ka patur ne dore vetem celesat e kashtes! Atehere kur eshte keshtu c’dreqin keni qe i hakerroheni ;Lules se shkrete?
‘trukeve”
Cdo veprim qe morei Basha ishte porosie Berishes. Langonjte le te lehin. Humbesi nuk eshte Basha, sepse Basha e mori partione kur ajo kishte nisur tatepjeten pa kthim. Shkateruesi i PD dhe sabotatori i PD eshte Berisha dhe vetem Berisha. Ishte Berisha qe nde ditet e pAra te Demokracise u lidh me Ramiz Aline, zbatoi me rrenje porosite e Gorbacovit dhe nuk ktheu pronat. Moskthimi i pronave ishte burrimi kryesor qe solli korrupsionin masiv ne te gjithe institutet e shtetit. Kthimi i pronave do ta radhiste Shqiperine ne shtetet demopkratike te BE, dhe Shqiperia do ishte anetaresuar ne BE menjeherte pas Rumanise dhe Ballgarise. Po te ishin kthyer pronat, sot Shqiperia do kishte fermat moderne, me nje bujqesi te perparuar. me prodhime te bollshme dhe pune per te gjithe. Shqiperia do ishte vendi turistik me i preferuar.
Shkaterimi i PD dhe o Shqiperise eshte merite e doktorit te bllokut, komunistit Sali Berisha. Kjo eshte krejt e verteta.