Mësuesit dhe të gjithë punonjësit e administratës në Ministrinë së Arsimit ende nuk kanë marrë pagat e muajit të kaluar, edhe pse data shënon 5 korrik, ndryshe nga buxhetorët e institucioneve të tjera.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, e cila është shprehur se shkak për bllokimin e pagave është bërë burokracia e administratës.
Ajo sqaron se veprimtaria e MAS është e bllokuar si pasojë e vonesës së miratimit të kërkesës zyrtare për emërimin e Nëpunësit Autorizues, kërkesë e përcjellë për miratim në datën 16 Qershor 2017.
Deklarata e plotë e Ministres së Arsimit:
Në detyrën e Titullarit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dëshiroj të bëj publike një çështje të rëndësishme siç është kryerja e pagave të punonjësve të administratës shtetërore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në mënyrë të qëllimshme, institucioni është i bllokuar si pasojë e vonesës së miratimit të kërkesës zyrtare për emërimin e Nëpunësit Autorizues, kërkesë e përcjellë për miratim në datën 16 Qershor 2017.
Pavarësisht informimit të të gjithë instancave të larta shtetërore, të cilat janë përgjegjëse për zhbllokimin e situatës, kjo problematikë absurde po vijon të mbetet e njëjtë.
Burokracia e administratës dhe manifestimet e ngjyrimeve politike nuk duhet të prekë pagat e punonjësve të administratës shtetërore.
Bëj një apel institucional për angazhimin e të gjithë aktorëve të ngarkuar nga ligji, për të dhënë zgjidhjen e menjëhershme të problemit të krijuar artificialisht.
Si Ministër i Arsimit dhe Sportit distancohem nga apatia e krijuar mes Departamentit të Administratës Publike dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave që nuk sjell zgjidhje.
Garantoj zbatueshmërinë e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave kushtuese të institucionit që unë drejtoj.
O karabine model 56! pagat e mesuesve te pakten te ne i morem ne daten 4/7/ pra dje .shiko largohu 1 ore e me pare se e bete lemsh punen. Edi u la ne dore postet kryesore per te kontrolluar zgjedhjet dhe luli prape thote na vodhen votat .po nuk vidhen ose nuk blihen mbi 740 mije vota se populli i dha vet fuqine PS sepse ka bere pune qe nga pd nuk jane enderruar ndonjehere ,prandaj “sus “beni analizen brenda jush dhe nxirrni fajtoret ne mesin tuaj . largohu me gjithe karabinen qe te eshte thyer.