Rama sqaron ftesën për tu punësuar në administratë: Kanë ardhur 800 aplikime, ja për cilët vlen

5 Korrik 2017, 17:44Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama një ditë pas ftesës që iu ka drejtuar qytetarëve për të aplikuar për punësimin në administratë, ka bërë një sqarim për qytetarët.

Shefi i qeverisë thotë se kjo është një ftesë vetëm për atë që mendon se  ka një eksperiencë të suksesshme, në atdhe apo jashtë vendit, dhe dëshiron ta verë në dispozicon të përpjekjes së katër viteve të ardhshme.

““[email protected]
Falenderim&Sqarim
Kanë ardhur brenda 24 orësh afro 800 shprehje interesi lidhur me ftesën time të djeshme. Shumë faleminderit!

Por duke parë përmbajtjen e tyre, del nevoja të sqarohet se kjo adresë nuk është adresa e një zyre për punëkërkuesit e të gjitha kategorive.

Eshtë një adresë për këdo mendon se ka se ka një eksperiencë të suksesshme, në atdhe apo jashtë vendit, dhe dëshiron ta verë në dispozicon të përpjekjes së katër viteve të ardhshme për Shqipërinë që duam.

Të gjitha rastet e tjera trajtohen nga institucionet përkatëse, sipas procedurave administrative përkatëse. Edhe njehere faleminderit të gjithëve?”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

1 komente në “Rama sqaron ftesën për tu punësuar në administratë: Kanë ardhur 800 aplikime, ja për cilët vlen”

  1. Tarrasi says:

    Pse, a ka pare ndonje shqiptar ky KM qe te thote se nuk jam i sukseshem /?
    Suksese per te tere !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje