Ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schütz dhe ajo franceze Christine Vasak kanë përshëndetur procesin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Diplomatet e larta të akredituara në vendin tonë u shprehën se gara elektorale u zhvillua normalisht dhe se pjesëmarrja ishte e mirë.
“Kënaqësi që procesi u zhvillua normalisht.
Pjesëmarrja nuk ka qenë e ulët, ka qenë e mirë.
Është bërë fushatë elektorale pozitive.
Procesi ka qenë i lirë dhe i ndershëm ku rezultati ishte mjaft i definuar.
Presim reformat që Shqipëria t’i afrohet sa më shumë BE-së,” shprehet ambasadorja franceze Schütz.
Më tej Schütz solli në vëmendje edhe konstatimin e OSBE/ODHIR.
“OSBE/ODHIR ka konstatuar se është bërë për një fushatë elektorale pozitive, që procesi ka qenë i lirë edhe i ndershëm, analiza deri tani ka qenë pozitive, do të ketë sigurisht një raport më të detajuar së afërmi, por ne jemi të kënaqur që rezultati i zgjedhjeve ishte i mirë definuar. Ajo çka ne presim deri tani është vijimi i reformave të tjera të ndërmarra nga ana e qeverisë shqiptare në mënyrë që Shqipëria t’i afrohet sa më shumë BE,” tha ambasadoria e Gjermanisë nga qyteti i Korçës.
Ndërkohë ambasadorja franceze Christine Vasak i bëri komentet e saj nga Vlora ku u shpreh se gara elektorale u zhvillua normalisht dhe se pjesëmarrja ishte e mirë.
“Kënaqësi që procesi u zhvillua normalisht. Zgjedhjet ishin të mira krahasuar me 2013, por sërish kishte probleme.
Pjesëmarrja nuk ka qenë e ulët, ka qenë e mirë. Është bërë fushatë elektorale pozitive. Shqipëria ka prioritet BE-në, por duhet të plotësojë 5 pikat. Vettingu duhet të zbatohet në praktikë dhe jo të mbetet në teori”, shprehet Vasak.
Ku dine gje keto “cupelinat” e Evropes! Basha e di qe votat u “blene ne mase” nga ……. LSI-ja.